Autor: TV News
Mes pakënaqësive për humbjet elektorale dhe në mesin e protestave të vazhdueshme, demokratët përgatiten për zgjedhjet e brendshme. Më 23 maj, anëtarësia e Partisë Demokratike është thirrur për të zgjedhur kryetarin e ri. I ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, anëtari i Këshillit Kombëtar, Lisandër Hoxha, shpjegoi se çdo kandidat që dëshiron të marrë pjesë në garë duhet të depozitojë dokumentet tek komisioni i ngritur. I pyetur nëse Ervin Salianji mund të kandidojë, Hoxha theksoi se dorëzimi i dokumenteve është hapi i parë, dhe komisioni është ai që merr vendimin përfundimtar. Pjesë nga biseda: Borakaj: Mund të…
Zgjedhjet e 23 majit brenda Partisë Demokratike kanë qenë tema e diskutimit këtë të enjte në “Quo Vadis” në Vizion Plus, të moderatores Pranvera Borakaj. I ftuar në studio, gazetari Ardit Hoxha ka theksuar se ajo që është parë deri tani në zgjedhjet brenda degëve lë pak vend për të shpresuar se zgjedhjet për kryetarin e partisë do të jenë reale. Sipas tij, në disa degë procesi ka qenë komplet “fake”. Ndërsa analistja Arsejda Gjyli, duke komentuar përplasjet në disa degë të PD, ka theksuar se për sa kohë këto procese drejtohen nga Flamur Noka, gjëra të tilla do të…
Gazetari Denis Minga, ka deklaruar se Flamur Noka po dëmton partinë në këto momente kritike. I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, ai theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të brendshme më 23 maj, duke nënvizuar se kryetari i ri do të vendosë drejtimin e partisë për dy palë zgjedhje. Sipas Mingës, Berisha nuk duhet të kandidojë për kryetarin e Partisë Demokratike, duke shtuar se nëse ai i do të mirën partisë, duhet të tërhiqet. “Ai që po dëmton partinë në këto momente është Flamur Noka. 23 maji është shumë i rëndësishëm për Partinë Demokratike. Kryetari që do dalë…
Situata politike në vend ka qenë shkak i debatit mes anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha, dhe gazetarit Denis Minga këtë të enjte në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj. Gazetari Minga tha se kohët e fundit është Edi Rama ai që është afruar më shumë me SHBA-të, ndërkohë që Berisha e ka braktisur totalisht linjën konservatore të Trump. Pjesë nga biseda: Minga: Rama ka bërë dy lëvizje, Bordi i Paqes dhe anulimi i tenderit për Porto Romanon, që e kanë bërë Ramën më pranë Uashingtonit. Ju keni ndryshuar, Lisandër. Lisandër Hoxha: Rama nuk e lehtëson…
Gara për kryetarin e ri të PD-së solli debat mes të ftuarve në studion e Quo Vadis në Vizion Plus. Gazetari Denis Minga u shpreh se Sali Berisha nuk mund të drejtojë PD-në. Nga ana tjetër, Lisandër Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar, u shpreh se Berisha është një lider historik dhe se PD-ja do të bëhet e përkryer. Por, sipas Mingës, Partia Demokratike nuk mund të bëhet e përkryer nëse lider është Sali Berisha. Pjesë nga biseda: Minga: Berisha ka mundësinë të hapë një garë të ndershme në PD. Nëse Berisha do ta shtyjë ardhjen në qeveri, punë e tyre.…
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, theksoi se rënia e qeverisë Rama është çështje javësh. Ai tha se po fryn një tjetër erë në Shqipëri dhe se ndërkombëtarët nuk e pranojnë dot vendosjen e një diktature në vendin tonë. Pjesë nga biseda: Lisandër Hoxha: Zgjedhjet në këtë vend do të vijnë me suport ndërkombëtar nga BE dhe SHBA. Borakaj: Pse ndërkombëtarët do t’ju zgjidhnin ju? Lisandër Hoxha: Le të ndodhë çdo gjë, mjafton të ketë zgjedhje normale. Po flasim për të futur shtetin në shinat e kushtetutshmërisë. Të bëjmë…
“23 maji është një shans historik për PD”, kështu deklaroi këtë të enjte në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, gazetari Denis Minga, duke iu referuar zgjedhjeve për kreun e ri të selisë blu. Minga tha se e ardhmja e PD për ndryshim është e gjitha në dorë të Sali Berishës. Sipas tij, nëse Berisha deklaron se largohet nga drejtimi i PD dhe i hap rrugën një gare të vërtetë, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi nuk do të jenë më aty. Pjesë nga biseda: Borakaj: Mendon se është vetëm çështja Berisha apo e të gjithë strukturës? Minga: Unë…
Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Lisandër Hoxha, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, foli për protestën e 22 marsit. I pyetur nga moderatorja Borakaj nëse ky është “kilometri i fundit”, Hoxha tha se rezistenca do të vijojë deri në kthimin e Shqipërisë në normalitet. Pjesë nga biseda: Borakaj: Protesta e 22 marsit, a jemi në kilometrin e fundit? Hoxha: Po, jemi. Shqipëria ka nevojë urgjente për një qeveri pro drejtësisë, ka nevojë për rrugën europiane, të cilat kjo qeveri nuk i bën dot më. Borakaj: Kur thoni rezistencë? Hoxha: Qëndresë në shesh, protesta…
Analistja Arsejda Gjyli, e ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus kritikoi strategjinë e Partisë Demokratike Gjyli tha se programi i PD-së është i bazuar tek sulmi dhe se kjo logjikë, sipas saj, dëmton partinë dhe qytetarët. Analistja shtoi se PD-ja nuk sulmon vetëm qeverinë, por edhe të vetët, duke u ndalur tek sulmet ndaj Ervin Salianjit. Pjesë nga biseda: Gjyli: Pse nuk dalin në protestë qytetarët, pra? Hoxha: Ne kemi një program. Gjyli: Programi juaj është i bazuar tek sulmi. Ju sulmoni, kjo është strategjia juaj. Nuk sulmoni vetëm Edi Ramën dhe qeverinë. Vetë ju keni sulmuar…
Përfaqësues të Partisë Demokratike po zhvillojnë takime në Berlin, në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Delegacioni i opozitës shqiptare, përbëhet nga Kryetari i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Jorida Tabaku dhe Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Klevis Balliu. Takimi i parë është ai me Peter Beyer, drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestag dhe raporter për Shqipërinë, një figurë kyçe në vendimmarrjen gjermane për procesin e zgjerimit të BE-së. Takimet e tjera janë të fokusuara në çështje kyçe të procesit të integrimit europian, përfshirë funksionimin e…
