PROTESTAT PËR LIRIMIN E HASHIMIT NUK I NDRYSHOJN PROVAT E KRIMIT NESE KAN NDODHUR
Jua them vëllazërisht: mos e festoni lirinë pa e parë të liruarin dhe mos e varrosni shpresën pa e dëgjuar vendimin.
Kjo fjalë vlen sidomos për pritshmëritë që janë krijuar rreth Hashim Thaçit dhe vendimit që pritet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Po shoh njerëz që mendojnë se, nëse dalin në protesta, Gjykata Speciale do të frikësohet dhe, nga presioni publik, do t’i ndryshojë vendimet ose do t’i shpërfillë provat, nëse prova për krime ekzistojnë.
Kjo, sipas meje, është një gabim i madh.
Një gjykatë nuk është institucion politik që vendos sipas numrit të njerëzve në shesh. Nuk vendos sipas brohoritjeve, parullave, presioneve apo dëshirës së turmës. Vendimi juridik duhet të mbështetet në ligj, prova dhe vlerësimin e përgjegjësisë penale sipas standardeve të procesit gjyqësor.
Nëse Prokuroria nuk arrin ta dëshmojë fajësinë përtej dyshimit të arsyeshëm, atëherë gjykata duhet të vendosë në përputhje me këtë standard. Nëse fajësia provohet, atëherë vendimi duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe provat.
As protestat nuk e zëvendësojnë provën, as dëshira jonë nuk e zëvendëson vendimin e gjykatës.
Dhe këtu dua t’u them diçka edhe atyre që sot po përgatiten për festë para se të ketë vendim:
Mos e bëni gabimin që e kemi bërë edhe më parë.
Prandaj, unë them:
Le të kemi shpresë, por të mos e kthejmë shpresën në fakt para se ta dëgjojmë vendimin.

