Autor: TV News
11 Një udhëtim i veçantë dhe një natë plot emocione kanë qenë pjesë e përjetimeve të fundit të modeles shqiptare, Arbenita Ismajli. Ajo ka zgjedhur Madridin si destinacion për të shijuar një nga ngjarjet më të mëdha muzikore, koncertin e artistit të njohur ndërkombëtarisht, Kanye West (Ye). Por këtë herë, për Arbenitën, protagoniste e mbrëmjes nuk ka qenë vetëm spektakli muzikor. Modelja ka ndarë këtë eksperiencë të paharrueshme me personin më të dashur për të – vajzën e saj, Ninën. Përmes disa pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, Arbenita ka treguar atmosferën e koncertit, duke zbuluar momentet e bukura nga…
Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se është gati që ta votojë që nesër ndryshimin kushtetues që përcakton se kryeministri duhet të ketë vetëm dy mandate në krye të qeverisë. Në një intervistë në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Berisha tha se një klauzolë e tillë është e dobishme në kushtet ku ndodhet vendi. Kryedemokrati u shpreh se kryeministri Edi Rama u shndërrua në “diktatorin më të urryer” për shqiptarët dhe kërkesa për kufizim të mandateve është e bazuar. “Jam gati të votoj një klauzolë të tillë. Normalisht nuk qëndron, por a është e dobishme? Është…
Gjenden 23 trupa të të zhdukurve gjatë Luftës në Kosovë. Në fshatin Kalludër të Zubin Potokut në veri të Kosovës, autoritetet janë duke vazhduar gërmimet për mbetje ё dyshuara mortore të të zhdukurve nga lufta e fundit.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se vendimi për vazhdimin përfundimtar të konfliktit me Iranin i takon Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe shprehu skepticizëm në lidhje me arritjen e një zgjidhjeje diplomatike me Teheranin. Netanyahu i tha rrjetit televiziv amerikan ABC se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten “partneri kryesor” i Izraelit dhe se Trump është i vetmi përgjegjës për strategjinë amerikane. Kryeministri i Izraelit mohoi se është përpjekur të bindë presidentin amerikan të rifillojë sulmet ndaj Iranit gjatë takimit të tyre këtë javë në Shtëpinë e Bardhë. Sipas tij, të dy diskutuan disa mundësi për t’i dhënë fund…
“Ishte plani i Zotit që ai ta fitonte”, Prenga u kërkon falje shqiptarëve: Nuk iu bëra krenarë, por…
Boksieri shqiptar, Kristian Prenga, u mposht me nokaut në raundin e dytë nga Antoni Xhoshua, në sfidën që u mbajt në Xhedah të Arabisë Saudite. Pavarësisht se raundi i parë ishte i gjithi për Prengën, në të dytin, amerikani Xhoshua, u transformua në një “përbindësh” të vërtetë, duke hedhur në tokë boksierin shqiptar. Pas duelit Prenga dha një prononcim të shkurtër në lidhje më këtë përballje, duke u shprehur (Postimi këtu): “Urime për të. Kjo nuk ishte mbrëmja ime. Ishte plani i Zotit që ai të fitonte. Unë jem me Të. Çfarë Ai thotë, unë jam mirë. Mendova se mund…
Ishte 28 shkurti i vitit 1953 dhe dy studiuesit kishin zbuluar një mister që prej vitesh ua merrte gjumin shkencëtarëve. Sot ai model, i ndërtuar me tela hekuri dhe karton e i bërë i famshëm nga një fotografi historike, është tejkaluar. Megjithatë ai hodhi themelet për kërkime të reja mbi strukturën e një molekule që po rezulton gjithnjë e më komplekseStudimi i materialit trashëgimor të çdo qenieje të gjallë, që është ADN-ja, bën të mundur zhvillimin e barnave të reja, eliminimin e sëmundjeve dhe krijimin e organizmave më pak të prekshëm. Por është e nevojshme të vendosen kufij për të…
Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, e cila kaloi si deputete e pavarur, ka ngritur dyshime të forta diplomatike dhe kombëtare lidhur me negociatat e fundit mes ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, dhe homologut të tij serb, Marko Gjuriç. Përmes një analize të detajuar, deputetja e Shkodrës vë në dukje mungesën e çdo arsyetimi demografik apo praktik për një hap të tillë, duke akuzuar diplomacinë shqiptare për dritëshkurtësi dhe politika të buta ndaj Beogradit. “Në njoftimin zyrtar të Ambasadës Shqiptare në Beograd përmendet vetëm hapja e konsullatës shqiptare në Bujanoc, ndërsa nuk ka asnji referencë për hapjen e konsullatës serbe…
1 Mbipesha është një nga problemet më të zakonshme shëndetësore, e cila mund të rrisë rrezikun për sëmundje të zemrës, diabetin e tipit 2 dhe tensionin e lartë të gjakut. Megjithatë, ekspertët theksojnë se ndryshimet e vogla në stilin e jetesës mund të sjellin rezultate të mëdha me kalimin e kohës. Një regjim ushqimor i balancuar, i pasur me perime, fruta, proteina dhe drithëra integrale, ndihmon në kontrollin e peshës. Po ashtu, rekomandohet të kufizohen pijet me sheqer, ushqimet e përpunuara dhe konsumimi i tepërt i ëmbëlsirave. Aktiviteti fizik luan një rol kyç në humbjen e peshës. Të paktën 30…
Ushtria amerikane kreu të mërkurën sulme kundër objektivave iraniane, në atë që e cilësoi si hakmarrje për përpjekjet e Iranit për të goditur me raketa balistike forcat amerikane. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se goditi dhjetëra objektiva të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), si përgjigje ndaj sulmeve të së martës, kur Irani tentoi të godiste baza amerikane në Jordani dhe anije në Ngushticën e Hormuzit. Përshkallëzimi i fundit erdhi vetëm një ditë pasi konflikti u zgjerua, me sulmet e para të përbashkëta SHBA–Arabia Saudite të shpallura publikisht, të cilat kishin në shënjestër forcat e mbështetura nga Irani në Irak. Sulmet…
Punonjësit e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”, të asistuar nga Policia e Kosovës, kanë zhvilluar të enjten në mëngjes një aksion në zonën e Ujmanit, ku është rrethuar me shirit sigurie moteli “Jezero”. Për Telegrafin, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se Policia është duke asistuar në këtë aksion, i cili po zhvillohet në bashkëpunim me institucionet përkatëse. Elshani ka bërë të ditur se Policia po e asiston ndërmarrjen “Ibër-Lepenci”, si dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës gjatë këtij procesi. Aksioni është ndërmarrë pasi ka skaduar afati i vendosur nga “Ibër-Lepenci” për shfrytëzuesit…
