Autor: TV News
Një gjykatës arriti të hënën në përfundimin se Rudy Giuliani shpërfilli gjykatën, lidhur me një çështje të ngritur nga dy punonjëseve të zgjedhjeve të shtetit të Xhorxhias që ish-kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut i akuzoi në mënyrë të rreme se ishin përpjekur të manipulonin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Gjykatësi Lewis Liman i qarkut të Manhatanit tha se zoti Giuliani nuk kishte përmbushur kërkesat e punonjëseve të zgjedhjeve, Ruby Freeman dhe vajzës së saj Wandrea Moss, për të dhënë informacion që mund t’i ndihmonte ato të përcaktonin se si ai mund të shlyente financiarisht kompensimin për shpifje.…
Simone Inzaghi rrëfeu se Interi duhej ta kishte kontrolluar shumë më mirë situatën kur kryesonte 2-0 në humbjen 2-3 të Superkupës së Italisë ndaj Milanit. “Para së gjithash duhet ta urojmë Milanin, sepse ata kurrë nuk u dorëzuan pavarësisht se ishin dy gola më pak”, tha Inzaghi për Sport Mediaset. “Është një humbje e dhimbshme, por ka pasur humbje të dhimbshme gjatë këtyre viteve dhe skuadra është ngritur gjithmonë në këmbë. Ne shkojmë në shtëpi për të shëruar plagët tona, kemi disa lëndime të reja për t’u përballur, por kemi gjashtë ndeshje në 18 ditë, kështu që duhet të kthehemi…
