Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urake

13 Shtator, 2026

Kurti mandatohet nga Haxhiu për formim të Qeverisë

13 Shtator, 2026

Olluri: Kushdo që beson se Vetëvendosja ka telashe me Listën Srpska është ahmak, i manipuluar keq

13 Shtator, 2026

Ali Ahmeti: Ndihem nën ethe për verdiktin final në Hagë

13 Shtator, 2026

Vetëvendosje propozon Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë

13 Shtator, 2026

Nënkryetarja e re e Kuvendit nga Lista Serbe deklaronte se serbët në Kosovë vuajnë si në kohën e Perandorisë Osmane

13 Shtator, 2026

Ka ndërruar jetë ish ushtari nga Shkupi, Jusuf Demiri, ishte me prejardhje nga Sllupçani

13 Shtator, 2026

Imrane Veliu Aliu zgjedhet kryetare e Forumit të Gruas së BDI në Çair

13 Shtator, 2026

“Nëse do bisedime eja në Moskë”, Lavrov i përgjigjet Zelenskyt: Nuk na mungon vullneti, por atij i mungon karakteri

13 Shtator, 2026

Shkupjani i zhdukur një muaj e tepër, familja tregon numrin e telefonit ku mund t’u ndihmoni për gjetjen e tij

13 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 13 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urake

TV NewsBy TV News13 Shtator, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Urakë të Matit, ku në mesnatë u qëllua me breshëri plumbash ndaj një automjeti të parkuar pranë një banese.

Sipas të dhënave paraprake, pronarët e banesës dhe automjetit sapo ishin kthyer nga Italia, por fatmirësisht iu shpëtuan plumbave pa lëndime.

Pas të shtënave, banorët e zonës njoftuan menjëherë policinë, kurse në vendngjarje janë gjetur rreth 30 gëzhoja arme.

Mëngjesin e kësaj të diele, po në fshatin Urakë është gjetur i djegur një automjet që dyshohet se iu përket autorëve të sulmit. Ende nuk dihet nëse familja që u sulmua ka pasur probleme të mëparshme, ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve vijojnë.

Njoftimi i policisë:

Mat

Më datë 12.09.2026, rreth orës 23:10, në fshatin Urakë, Njësia Administrative Rukaj, Bashkia Mat, nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetases S. Ll. (bashkëshortja e shtetasit A. Ll.), i parkuar në oborrin e banesës.

Nga të shtënat janë shkaktuar dëmtime materiale vetëm në automjetin tip “Audi”.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, në bashkëpunim me DVP Dibër, ngritën pika kontrolli.

Ndërkohë, në vendngjarje shkoi grupi hetimor.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, rreth 2 kilometra larg nga vendi i ngjarjes, në aksin rrugor Rrëshen-Burrel, kanë konstatuar të djegur një automjet tip “Golf V”. Gjatë këqyrjes së automjetit, në brendësi të tij janë gjetur dy armë zjarri kallashnikov, të djegura pjesërisht, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Lexuar: 40

Lajme te ngjashme

Kurti mandatohet nga Haxhiu për formim të Qeverisë

Olluri: Kushdo që beson se Vetëvendosja ka telashe me Listën Srpska është ahmak, i manipuluar keq

Vetëvendosje propozon Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë

Nënkryetarja e re e Kuvendit nga Lista Serbe deklaronte se serbët në Kosovë vuajnë si në kohën e Perandorisë Osmane

Kurti flet pas seancës, e konsideron të konstituuar Kuvendin e Kosovës

Shala pas zgjedhjes nënkryetar: Qëndrimin e ndryshoi LVV-ja, jo unë

Lajmet e fundit

Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urake

13 Shtator, 2026

Kurti mandatohet nga Haxhiu për formim të Qeverisë

13 Shtator, 2026

Olluri: Kushdo që beson se Vetëvendosja ka telashe me Listën Srpska është ahmak, i manipuluar keq

13 Shtator, 2026

Ali Ahmeti: Ndihem nën ethe për verdiktin final në Hagë

13 Shtator, 2026

Vetëvendosje propozon Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë

13 Shtator, 2026

Nënkryetarja e re e Kuvendit nga Lista Serbe deklaronte se serbët në Kosovë vuajnë si në kohën e Perandorisë Osmane

13 Shtator, 2026

Ka ndërruar jetë ish ushtari nga Shkupi, Jusuf Demiri, ishte me prejardhje nga Sllupçani

13 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.