Autor: TV News
Senatori amerikan Gary Peters ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke u bërë thirrje autoriteteve të përmbahen nga përdorimi i forcës ndaj protestuesve paqësorë. Në reagimin e tij, Peters kërkon uljen e tensioneve dhe parandalimin e dhunës së mëtejshme, duke theksuar se qytetarët shqiptarë meritojnë një qeveri që respekton të drejtat themelore dhe sundimin e ligjit. Senatori, i cili përfaqëson Miçiganin, nënvizoi gjithashtu lidhjen e fortë të këtij shteti me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe u zotua të vijojë të mbështesë paqen dhe drejtësinë për shqiptarët. Deklarata e Senatorit Gary Peters: “Jam thellësisht i shqetësuar nga përshkallëzimi i situatës…
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës bien ndesh me detyrimet themelore të vendit ndaj BE-së dhe janë të papranueshme. Duke folur para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg, më 12 tetor, Kos kritikoi ndryshimin e rregullave ligjore ndërkohë që proceset gjyqësore janë ende në zhvillim. “Dua të jem e qartë se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara në Kosovë bien ndesh me detyrimet themelore të Kosovës ndaj BE-së. Kjo është e papranueshme”, tha Kos. Sipas saj, ndryshimi i rregullave gjatë zhvillimit të një procesi gjyqësor…
Protestat e të rinjve në Francë kanë vënë në qendër të vëmendjes përgjegjësinë e drejtuesve politikë përballë pakënaqësisë publike. Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, i ka paraqitur dorëheqjen presidentit Emmanuel Macron, por ky i fundit ka refuzuar ta pranojë kërkesën, sipas njoftimit të zyrës presidenciale në Pallatin Élysée. Demonstratat janë nxitur nga zemërimi për rritjen e kostos së jetesës, përkeqësimin e shërbimeve publike dhe gjendjen e shkollave. Pakënaqësitë kanë nxjerrë të rinjtë në rrugë, duke e kthyer protestën në një shprehje të fortë të kërkesës për ndryshim. Vendimi i ministrit për të paraqitur dorëheqjen, edhe pse ajo nuk u…
Ka dhimbje që nuk përshkruhen me fjalë dhe ka të rinj që detyrohen të rriten përpara kohe. Fadil Balliu, vetëm 17 vjeç, protestuesi që u arrestua dhe u mbajt në qeli nga policia, ka ndarë sot historinë e tij prekëse. Vetëm dy javë më parë, ai humbi njeriun më të shtrenjtë, babanë e tij. Ende pa iu tharë lotët e kësaj humbjeje, Fadili gjeti forcën që dhimbjen që mbart në kraharor ta kthente në guxim për të kërkuar një të ardhme më të mirë. Historia e tij nuk kaloi pa u vënë re nga Golden Eagle, që ka vendosur t’i…
Analisti dhe gazetari Andi Bushati, në një koment të ashpër për protestat në Shqipëri, akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor dhunën dhe aparatin shtetëror për të ruajtur pushtetin. Në analizën e publikuar në Lapsi.al, Bushati argumenton se revolta e të rinjve ka zbuluar atë që ai e cilëson si fytyrën autoritare dhe kriminale të qeverisjes. Sipas tij, përplasjet gjatë protestave kanë nxjerrë në pah dhunën policore, përdorimin e pretenduar të grupeve të paligjshme për mbrojtjen e selisë së Partisë Socialiste dhe lidhjen e administratës shtetërore me interesat partiake. “Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe”, shkruan Bushati,…
Gazeta e rëndësishme amerikane, ‘THE NEW YORK TIMES’ vazhdon të ndjekë nga afër protestat në Shqipëri dhe të raportojë për revoltën studentore. Sipas kësaj gazete, objektivi kryesor i zemërimit të protestuesve është Edi Rama. “Qindra studentë marshuan të shtunën drejt Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, në ditën e pestë të protestave kundër kostove të larta të arsimit. Protesta studentore iu bashkua demonstratave që prej muajsh zhvillohen kundër kostos së jetesës dhe kërkesave për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ajo u përshkallëzua shpejt në dhunë, duke paralizuar kryeqytetin shqiptar, Tiranën. Të shtunën, policia shpërndau grupin e protestuesve teksa po i afrohej…
I vihet zjarri Drejtorisë së Burgjeve dhe komisariatit nr. 3, dyshohet se ka persona brenda godinave
I vihet flaka Drejtorisë së Burgjeve dhe Komisariatit numër 3. Top Channel raporton se në godinë dyshohet se ka edhe persona. Deri tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa po tentohet të fiken flakët.
Zhvillime të papritura po ndodhin brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku kryetari i saj, Bedri Hamza, raportohet se ka vendosur të largohet nga drejtimi i subjektit politik. Hamza tashmë ka marrë vendimin për dorëheqje dhe pritet që ky zhvillim të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim. Vlora Çitaku përmendet si personi që pritet ta marrë përkohësisht drejtimin e PDK-së, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së kryetares, deri në përfundimin e procesit të zgjedhjeve të brendshme. Megjithatë, ende nuk është sqaruar nëse Hamza do të vazhdojë ta ushtrojë detyrën gjatë periudhës së tranzicionit apo nëse drejtimi do t’i kalojë menjëherë…
Shtatë ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi, të planifikuara për 25 tetor, një publikim i avokatit Çedomir Kokanoviq ka nxitur reagime të shumta, pasi në një fotografi të modifikuar të një kamioni frigoriferik janë vendosur fytyrat e liderëve të listës opozitare “Serbia Evropiane”, Dragan Gjilas, Marinika Tepiq dhe Goran Jeshiq. Kokanoviq, mbështetës i listës studentore “Studentët fitojnë”, e shoqëroi fotografinë në rrjetin social X me një mesazh fyes ndaj kundërshtarëve politikë, duke bërë thirrje që lista “Serbia Evropiane” të mos arrijë as 0.9 për qind të votave. Publikimi ka shkaktuar reagime për shkak të lidhjes që fotografia krijon…
Alketa Vejsiu ka dalë me një reagim pas tensioneve të forta dhe përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në Tiranë. Moderatorja e njohur ka zgjedhur të përcjellë një mesazh përmes rrjeteve sociale, duke theksuar se Shqipëria nuk i përket asnjë qeverie, partie apo grupimi politik. Në një moment kur kryeqyteti po përjeton protesta të ashpra dhe ndërhyrje të shumta policore, deklarata e saj merr një domethënie të veçantë politike, pasi vë në diskutim idenë se pushteti mund të vendoset mbi interesin e qytetarëve. “Jo shqiptarët kundër shqiptarëve! Mos! Mund të kemi bindje të ndryshme. Mund të mos pajtohemi për qeverinë, për…
