Autor: TV News

Gazetari sportiv i RTVM-së, Mustafa Ademi, ka reaguar ashpër ndaj televizionit Arena Sport M mënyrës së transmetimit televiziv të ndeshjes së xhiros së parë të Ligës së Parë të futbollit ndërmjet Strugës dhe Shkëndijës së Haraçinës, transmeton Zyrtare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi e cilësoi transmetimin në Arena Sport M si “të tmerrshëm”, duke theksuar se ai nuk ishte në nivelin e një kampionati elitar. Sipas tij, transmetimi u zhvillua pa timer në ekran, ndërsa pamjet nga kamerat ishin të një cilësie shumë të dobët, të cilat ai i krahasoi me një transmetim të thjeshtë në internet. “Bile…

Read More

Trajneri kosovar Petrit Merovci ka arritur një sukses të rëndësishëm në karrierën e tij, pasi është emëruar trajner i ekipit U18 të Hamburger SV, një prej klubeve më të njohura të futbollit gjerman, transmeton albinfo.ch. Lajmi është bërë zyrtar nga vetë klubi gjerman përmes kanaleve të tij zyrtare, ndërsa emërimin e ka konfirmuar edhe Merovci përmes një postimi në rrjetet sociale. Ky emërim konsiderohet një hap i madh në rrugëtimin profesional të trajnerit kosovar, i cili tashmë do të drejtojë një nga grupmoshat më të rëndësishme të akademisë së Hamburger SV, e njohur për zhvillimin e talenteve që më pas…

Read More

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Ferit Hoxha ka reaguar pas debatit për hapjen e mundshme të konsullatave mes Shqipërisë dhe Serbisë. Hoxha tha se Shqipëria ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Luginën e Preshevës, ndërsa Serbia ka kërkuar hapjen e një konsullate në Shkodër. “Synimi dhe interesi i Shqipërisë është të krijojë më në fund një prani konsullore të përhershme në Luginën e Preshevës, një zhvillim i vonuar, në një hapësirë ku jeton një komunitet i rëndësishëm shqiptar”, u shpreh Hoxha. Ai shtoi se procesi do të ecë përpara pasi palët të bien…

Read More

Poland’s Prime Minister Donald Tusk speaks during a news conference to communicate that a special commission tasked with investigating Russian and Belarusian influence in Poland in 2004-2024 was beginning its work, in Warsaw, Poland, Wednesday, June 5, 2024. The commission composed of non-partisan security and media experts is to analyse cases of suspected foreign activity at a time of security concerns across Europe. (AP Photo/Czarek Sokolowski) Kryeministri polak, Donald Tusk, ka deklaruar se një objekt që ka rënë në një fushë në Poloninë lindore, në orët e para të së enjtes, me shumë gjasë ishte një raketë ruse. Objekti i…

Read More

12 Olta Gixharit është një nga aktoret me të dashura për publikun shqiptar. Krahas aktrimit, ajo shfaqet shumë aktive edhe në rrjetet sociale, ku bën postime nga me të ndryshmet nga përditshmëria e saj. Kohëve të fundit ajo ka nisur pushimet në një vend luksoz. Nga atje, ajo ka sjell një imazh ku shfaqet në top formë. E veshur me shumë stil, Olta po duket ‘zjarr’ në këtë pamje.

Read More

Kryedemokrati Sali Berisha tha se projekti i Zvërnecit nuk është në përputhje me ligjin. Në një intervistë për emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2CNN, Berisha theksoi se në rastin e Zvërnecit është dhënë leje zhvillimi dhe ndërtimi, dhe kjo e fundit është anuluar me noter nga pronari. Kreu i PD akuzon Ramën se ka vepruar sikur të bëhej fjalë për kopshtin e tij privat. “Unë nuk mbështes asnjë projekt që nuk përputhet me ligjin. Në rastin e Zvërencit absolutisht s’është në përputhje me ligjin. Marr vesh unë pronën, shkon e i thotë pronari…Unë jam ish-kryeministër dhe s’mund…

Read More

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi sot se Turqia ka vendosur pesë avionë luftarakë F-16 dhe ekuipazhet e tyre në Estoni, si pjesë e misionit të policisë ajrore të NATO-s. “Si pjesë e misionit të përforcuar të policisë ajrore të NATO-s, ka përfunduar vendosja e pesë avionëve F-16 dhe personelit të tyre në Bazën Ajrore Amari në Estoni, ku do të vendosen nga 1 gushti deri më 30 nëntor 2026”, thuhet në deklaratën e ministrisë të transmetuar në rrjetet sociale. Shtohet se gjatë misionit, njësitë turke do të kontribuojnë në sigurinë e hapësirës ajrore të Baltikut si pjesë e aktiviteteve të…

Read More

Boksieri shqiptar Kristian Prenga e nisi në mënyrë spektakolare përballjen ndaj Anthony Joshuas, duke e rrëzuar dy herë britanikun gjatë raundit të parë dhe duke surprizuar të gjithë të pranishmit. Megjithatë, Prenga nuk arriti ta ruante ritmin dhe avantazhin e krijuar në fillim të duelit. Joshua u rikthye fuqishëm në raundin e dytë, duke marrë kontrollin e ndeshjes dhe duke e rrëzuar boksierin shqiptar. Ndryshe nga Joshua në raundin e parë, Prenga nuk arriti të ngrihej në këmbë pas goditjes vendimtare, duke i dhënë fund përballjes. Me këtë nokaut në raundin e dytë, Anthony Joshua regjistroi një fitore të rëndësishme…

Read More

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë nesër do të mbahet seanca për 21 të akuzuarit për krime lufte. 21 të akuzuarit në këtë rast janë: Zllatomir Peshiq, Mlladen Cirkoviq, Radomir Markoviq, Dushko Adamoviq, Obrad Stevanoviq, Zhivko Trajkoviq, Goran Radosavleviq, Bogolub Janiçqviq, Sllavisha Ivanoviq, Boshko Vukiqeviq, Sreten Popoviq, Nikolla Petroviq, Kërsman Jellliq, Lubisha Stojimiroviq, Bozhidar Deliq, Radojko Stefanoviq, Dragan Zhivanoviq, Milosh Gjoshan, Lubinko Cvetiq, Bozhidar Filiq dhe Milovan Kovaçeviq. Personat në fjalë akuzohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Seanca pritet të fillojë nga ora 10:00.

Read More

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se rënia e një rakete në Poloni, e cila dyshohet se u lëshua nga Rusia gjatë sulmeve masive ndaj Ukrainës, tregon se Moska është “e gatshme për një përshkallëzim” të konfliktit edhe me Evropën. Sipas kancelarit Merz, incidenti dëshmon për “mungesën totale të skrupujve” nga ana e Rusisë, duke e cilësuar atë një zhvillim shqetësues për sigurinë evropiane. Në një postim në rrjetin social X, kancelari gjerman dënoi ashpër valën e sulmeve ruse ndaj Ukrainës, duke theksuar se “shumë civilë humbën edhe një herë jetën” si pasojë e bombardimeve. Gjermania mbetet një nga mbështetëset kryesore…

Read More