Autor: TV News
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka bërë të ditur se Serbia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje në parim për hapjen e përfaqësive konsullore në Shkodër dhe Bujanoc. Në një intervistë për “Radio Beogradin”, Gjuriqi ka thënë se është i kënaqur me bisedimet që ka zhvilluar me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha. “Jam i kënaqur që pata bisedime shumë të mira me ministrin e ri të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, me të cilin arritëm një marrëveshje në parim për hapjen e zyrave konsullore në Shkodër dhe Bujanoc”, deklaroi ai. Bujanoci, së bashku me…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se gërmimet në lokacionin ku dyshohet për varrezë masive në Kalludër të Vogël të Zubin-Potokut do të vazhdojnë edhe për shumë javë, e ndoshta edhe për muaj, pasi eshtrat e viktimave janë të shpërndara. Kurti gjatë ditës së sotme vizitoi vendin ku po gryhen gërmimet, nga ku deklaroi se gjatë qëndrimit të tij janë zbuluar edhe mbetje të reja mortore, derisa ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, ekspertët e forenzikës, antropologët, si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe EULEX-it po vazhdojnë punën në terren. Kurti ka thënë se Qeveria do të ofrojë mbështetje…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi për situatën e vështirë energjetike dhe hidrologjike të shkaktuar nga temperaturat e larta dhe nivelet e ulëta të ujit në Danub, të cilat kanë goditur më rëndë bujqësinë në Vojvodinë dhe Banat, së bashku me konsumin rekord të energjisë elektrike. “Nëse bie edhe 30 centimetra të tjera, kemi mbaruar. Në vendet ku ka centrale bërthamore që varen nga niveli i ujit, problemi është edhe më i madh”, tha Vuçiq në Nish TV, duke njoftuar “10 ditë ferri” për shkak të nxehtësisë ekstreme. Nivelet e ulëta të ujit në lumin Danub kanë rënë në minimumin historik…
Pavarësisht shqetësimeve, studiuesit mbeten optimistë se përparimet shkencore do të përmirësojnë trajtimin e infertilitetit mashkullor. Ndër teknologjitë më premtuese janë sistemet mikrofluidike, të cilat ndihmojnë në përzgjedhjen e spermatozoidit më të shëndetshëm për procedurat e fertilizimit in vitroShëndeti riprodhues i meshkujve mund të jetë duke hyrë në një periudhë kritike, si pasojë e nivelit mesatar të testosteronit, sipas studimit më të fundit. “Është tronditëse që testosteroni ka rënë me 50%. Kjo është e tepërt. Zgjohuni, njerëz. Zgjohuni!”, deklaroi për The Guardian profesori Hagai Levine, drejtues i studimit. Kujdes të shtuar tregon profesori Alan Pacey, specialist i andrologjisë në Universitetin e…
1 Aktori me famë botërore, Ben Affleck, është bërë për 1 milion dollarë me i pasur. Affleck ishte pjesë e kuizit të njohur, “Kush do të bëhet milioner?”, teksa përgjatë pyetjeve u asistua nga kampioni i “Jeopardy!”, Jamie Ding, shkruan IndeksOnline. Affleck dha përgjigjen e fundit dhe as vet nuk besoi kur gongu dha alarmin se përgjigjja e tij është e saktë. Ai fitoi 1 milion dollarë, të cilat i ofroi për organizatës e tij bamirëse. Affleck e pranoi çekun nga moderatori i emisionit, Jimmy Kimmel.
19-vjeçari spikati në fitoren 15:0 ndaj Rottach-Egern, ndërsa Kosova vazhdon përpjekjet për ta bindur ta veshë fanellën dardane, transmeton albinfo.ch. Talenti shqiptar Arijon Ibrahimoviç ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në ndeshjen miqësore të Bayern Munich, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar në fitoren e thellë 15:0 ndaj Rottach-Egern. 19-vjeçari realizoi dy gola dhe dhuroi tri asistime, duke konfirmuar potencialin e tij të madh dhe duke lënë përshtypje të shkëlqyera edhe te trajneri Vincent Kompany. Paraqitja e tij ka forcuar bindjen se Ibrahimoviç është një nga talentët më premtues shqiptarë në futbollin evropian dhe se e ardhmja e tij…
Një modele e shpallur e zhdukur është gjetur e pajetë brenda një valixheje, pasi u zhduk gjatë pushimeve në Serbi. Lyudmila Turkova, 27 vjeçe, ishte zhdukur prej gjashtë ditësh pasi kishte dalë për të “takuar miq” në një klub nate në Belgrad. Trupi i saj u gjet brenda një valixheje të hedhur në kanalin Vizelj, pasi u pikas nga banorët e zonës, të cilët njoftuan policinë. Një shtetas turk, i identifikuar vetëm me inicialet K.E., 25 vjeç, u ndalua sot në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit, ndërsa po përpiqej të largohej nga Serbia. Ai konsiderohet i dyshuari kryesor për vrasjen.…
Lëvizja qytetare që prej javësh proteston përpara Kryeministrisë do të zhvillojë sot një protestë kombëtare, ku pritet t’u bashkohen edhe shqiptarë të diasporës. Pas 62 ditësh protestash të njëpasnjëshme në Tiranë, organizatorët kanë bërë thirrje për një mobilizim sa më të gjerë, duke e cilësuar tubimin e sotëm si një moment të rëndësishëm të lëvizjes së tyre. Në protestën e fundit u përsëritën kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Po ashtu, u njoftua se protesta e sotme do të ketë pjesëmarrje edhe nga diaspora shqiptare, e cila është organizuar përmes…
Shtetet e Bashkuara akuzuan sot Spanjën se po bën përpjekje të qëllimshme për të lehtësuar migracionin e paligjshëm, pas fluksit masiv prej 60 000 emigrantësh në enklavën spanjolle të Ceutës, e vendosur në bregdetin verior të Marokut. “Ky incident i papranueshëm është një rezultat i drejtpërdrejtë i përpjekjeve të qëllimshme të qeverisë spanjolle për të lejuar dhe lehtësuar imigracionin masiv të paligjshëm në Evropë”, tha Departamenti i Shtetit i SHBA-së në X. Rreth 65 000 emigrantë kanë hyrë në territorin spanjoll, Ceuta nga Maroku gjatë 24 orëve të fundit, përmes rrugëve tokësore dhe detare, sipas vlerësimeve të autoriteteve spanjolle.Rreth 37 500…
Edicioni i sivjetmë i Sunny Hill Festival ka nisur në Bërnicë të Prishtinës, duke mbledhur mijëra adhurues të muzikës nga Kosova dhe vende të tjera. Interesimi i madh për festivalin ka shkaktuar mbrëmë edhe kolona të gjata automjetesh në rrugët që çojnë drejt hapësirës së festivalit. Kulmi i natës së parë ishte performanca e superyllit botëror Katy Perry, e cila u ngjit në skenën kryesore rreth orës 22:30 dhe dhuroi një spektakël të shoqëruar me efekte vizuale, koreografi dhe kostume me tematikë hapësinore. Artistja amerikane u shfaq e veshur si astronaute, ndërsa akrobatët në skenë i dorëzuan flamurin e Kosovës,…
