Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Xi : Vendet e BRICS duhet të mbajnë një vizion të sigurisë së përbashkët, gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese dhe të qëndrueshme

13 Shtator, 2026

Ganimet Shala pjesë e delegacionit evropian që monitoron zgjedhjet në Suedi

12 Shtator, 2026

BE-ja e prerë për Mladiqin: Lavdërimi i kriminelëve të luftës nuk ka vend në Evropë

12 Shtator, 2026

Inteligjenca Artificiale mund të ndihmojë në gjetjen e kurës për kancerin

12 Shtator, 2026

Shqipëria, me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada; Si po i nxit Ballkani bebet

12 Shtator, 2026

Rama mbron projektin e Muzeut Hebraik pas protestës në Vlorë

12 Shtator, 2026

Enis Sulstarova: Gjykata Speciale s’duhej krijuar mbi parimin e padrejtë

12 Shtator, 2026

Në Sllupçan u ndez “Zjarri i Lirisë” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

12 Shtator, 2026

Shpërthim në një depo armësh në Bullgari, a qëndron Rusia pas incidentit?

12 Shtator, 2026

Shkurte Fejza e Arif Vladi performojnë, skenari për marshin e sotëm

12 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 13 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ganimet Shala pjesë e delegacionit evropian që monitoron zgjedhjet në Suedi

TV NewsBy TV News12 Shtator, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ganimet Shala, shqiptare e lindur në Pejë dhe e rritur e shkolluar në Lubjanë, është aktualisht pjesë e delegacionit të Komisionit Evropian që që pritet monitorojë zgjedhjet në Suedi, transmeton albinfo.ch.

Shala, e cila është anëtare e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale pranë Këshillit të Evropës, ka bërë të ditur se këto ditë po angazhohet në monitorimin e procesit zgjedhor në Suedi.

“Unë si anëtare e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale pranë KE-së, këto ditë jam pjesë e delegacionit për monitorimin e zgjedhjeve në Suedi”, është shprehur Shala për platformen albinfo.ch.

Ky është misioni i tretë monitorues për të brenda dy viteve.

Vlen të theksohet se më herët, ajo ka qenë pjesë e delegacioneve për monitorimin e zgjedhjeve në Bosnje e Hercegovinë dhe Estoni.

Me një karrierë mbi 30-vjeçare në sektorin publik në Slloveni, Shala është magjistre në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci. Ajo është gjithashtu asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës dhe themeluese e Shoqatës së Grave Shqiptare “Teuta”.

Përmes angazhimit të saj institucional dhe komunitar, Shala ka qenë aktive në përfaqësimin e komunitetit shqiptar në Slloveni, si dhe në krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.

Pjesëmarrja e saj në misionet ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve përbën një tjetër etapë në angazhimin e gjatë të saj në institucionet publike dhe në jetën politike evropiane./Albinfo.ch

 

Lexuar: 95

Lajme te ngjashme

Shqipëria, me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada; Si po i nxit Ballkani bebet

Rama mbron projektin e Muzeut Hebraik pas protestës në Vlorë

Enis Sulstarova: Gjykata Speciale s’duhej krijuar mbi parimin e padrejtë

Shkurte Fejza e Arif Vladi performojnë, skenari për marshin e sotëm

“Një dënim të rëndë …”, Vuçiq del me pretendim të ri për “vendimin final” mbi gjyqin e Hagës

Rama: Ashtu siç triumfoi Kosova, ashtu do të triumfojë edhe Hashim Thaçi

Lajmet e fundit

Xi : Vendet e BRICS duhet të mbajnë një vizion të sigurisë së përbashkët, gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese dhe të qëndrueshme

13 Shtator, 2026

Ganimet Shala pjesë e delegacionit evropian që monitoron zgjedhjet në Suedi

12 Shtator, 2026

BE-ja e prerë për Mladiqin: Lavdërimi i kriminelëve të luftës nuk ka vend në Evropë

12 Shtator, 2026

Inteligjenca Artificiale mund të ndihmojë në gjetjen e kurës për kancerin

12 Shtator, 2026

Shqipëria, me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada; Si po i nxit Ballkani bebet

12 Shtator, 2026

Rama mbron projektin e Muzeut Hebraik pas protestës në Vlorë

12 Shtator, 2026

Enis Sulstarova: Gjykata Speciale s’duhej krijuar mbi parimin e padrejtë

12 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.