Në Kuvend po vazhdon debati për Buxhetin e vitit 2027, ndërsa opozita akuzon shumicën parlamentare se ka refuzuar të gjitha amendamentet e saj.
Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, kritikoi veçanërisht refuzimin e propozimit për rritjen e pagës minimale në 600 euro, duke e cilësuar buxhetin si jozhvillimor.
Nga ana tjetër, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski, e mbrojti propozim-buxhetin, duke theksuar se janë paraparë 40,8 miliardë denarë për investime kapitale, si dhe mjete për ndërtimin e akseve rrugore në kuadër të Korridoreve 8 dhe 10d.
Opozita ka paraqitur rreth 400 amendamente, por deri më tani asnjëri nuk është pranuar.

