Autor: TV News
17 Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë sërish në qendër të vëmendjes, pasi disa detaje nga pushimet e tyre në Mallorca kanë shtuar zërat për një martesë të mundshme. Çifti u fotografua duke mbajtur unaza identike me diamant, një detaj që ka rikthyer spekulimet për një ceremoni të afërt. Sipas mediave portugeze dhe atyre lokale, ylli portugez dhe partnerja e tij prej disa vitesh mund të kurorëzojnë lidhjen e tyre gjatë kësaj fundjave, por deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga Ronaldo apo Georgina. 42-vjeçari dhe Georgina Rodriguez, 32 vjeçe, u panë duke kaluar pushimet në një jaht luksoz…
Xheneta Krasniqi, me origjinë nga Prishtina dhe e rritur në Mynih, udhëheq projekte të Inteligjencës Artificiale dhe Cloud dhe është përfshirë në listën “Top Young Women Engineers in Germany”, transmeton albinfo.ch. Historia e Xheneta Krasniqit është një shembull frymëzues i suksesit të të rinjve shqiptarë në diasporë. Me origjinë nga Prishtina dhe e rritur në Mynih të Gjermanisë, ajo arriti ta shndërrojë pasionin e hershëm për programimin në një karrierë të suksesshme në fushën e teknologjisë. Sot, Xheneta është pjesë e Microsoft, ku udhëheq projekte në fushën e Inteligjencës Artificiale dhe teknologjive Cloud, duke kontribuar në zhvillimin e zgjidhjeve moderne…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shfrytëzuar krizën e migrantëve në enklavën spanjolle të Ceutas për të sulmuar kundërshtarët e tij politikë, duke e paraqitur situatën si një paralajmërim për atë që, sipas tij, mund ta presë Amerikën nëse demokratët rikthehen në pushtet. “Është e tmerrshme. Mbajeni mend atë pamje. Kështu do të jemi ne pas tre vjetësh nëse fiton pala e gabuar. Nëse demokratët vijnë në pushtet, nuk do të bëni një jetë shumë të mirë”, ka thënë Trump, duke komentuar pamjet e mijëra migrantëve që hynë në Ceuta nga Maroku. Mesazhet e Shtëpisë së…
Kosova ka shënuar një fitore të madhe në skenën ndërkombëtare të golfit, duke mposhtur Serbinë me rezultat 2-1 në kuadër të garës “European Men’s Team Shield 2026”. Ndeshja e zhvilluar në Royal Malta Golf Club u karakterizua me rivalitet të fortë dhe performancë të lartë nga ekipi i Kosovës, të cilët arritën të triumfojnë pas një paraqitjeje me disiplinë dhe vendosmëri deri në fund. Federata e Golfit e Kosovës e ka cilësuar këtë sukses si një arritje të rëndësishme për sportin e golfit në vend, duke theksuar se ekipi dëshmoi cilësi, përkushtim dhe besim në vetvete në çdo moment të…
Zvicra po përballet me një rënie të vazhdueshme të numrit të lindjeve dhe qytetarët po kërkojnë masa të reja për të mbështetur familjet. Në një debat publik të organizuar nga media zvicerane 20 Minuten, janë paraqitur disa ide për politikën familjare të së ardhmes. Ndër propozimet më të mbështetura janë lehtësimet tatimore për familjet me fëmijë, veçanërisht për familjet me tre ose më shumë fëmijë, si dhe ndihma më të mëdha financiare për prindërit. Shumë pjesëmarrës kërkojnë që puna e kujdesit ndaj fëmijëve të vlerësohet më shumë dhe të ketë kompensim financiar për prindërit që kujdesen për fëmijët në shtëpi.…
Gjithçka është gati për duelin mes Anthony Joshua-s dhe Kristian Prengës, i cili do të zhvillohet këtë të shtunë, 25 korrik, në Xhedah të Arabisë Saudite, me fillim nga ora 22:00 (ora shqiptare). Ish-kampioni i botës në peshat e rënda rikthehet në ring përballë boksierit shqiptar në një sfidë që konsiderohet një test i rëndësishëm përpara objektivave të tij të mëdhenj, mes tyre edhe një përballje e mundshme me Tyson Fury-n. Përveç interesit sportiv, vëmendje ka marrë edhe shpërblimi financiar që do të përfitojnë dy boksierët. Sipas raportimeve të mediave britanike, Joshua pritet të arkëtojë mes 4 dhe 5 milionë…
22 Daniella ka tërhequr edhe një herë vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj më të fundit në Instagram. E veshur me të brendshme elegante, ajo ka pozuar para pasqyrës, duke vënë në pah linjat trupore dhe stilin që e karakterizon. Fotografia ka marrë reagime të shumta, ndërsa fansat nuk kanë kursyer komplimentet për pamjen e saj. Daniella vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan shpesh momente nga përditshmëria dhe paraqitje që tërheqin interesin e ndjekësve. Edhe këtë herë, publikimi i saj ka ngjallur komente të shumta dhe po qarkullon gjerësisht në rrjet.
Një pamje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen në rrugët luksoze të Monacos, ku është parë një Bugatti me vlerë rreth 4 milionë euro, e pajisur me targa të Kosovës. Makina superluksoze, një nga modelet më ekskluzive në botë, ka bërë që kalimtarët dhe pasionantët e automobilave të ndalen për ta fotografuar. Shfaqja e saj me targa kosovare në një nga destinacionet më të njohura të luksit në Europë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Monaco është i njohur për ekspozimin e makinave më të rralla dhe më të shtrenjta në botë, por një Bugatti e tillë me targa të Kosovës…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet pas veprimit të bërë gjatë takimit me presidentin e UFC-së, Dana White. Gjatë takimit, teksa e falënderoi White për zhvillimin e eventit të radhës në Beograd, Vuçiç i dhuroi atij një instrument muzikor – lahutën. Ky veprim ka nxitur reagime, pasi lahuta konsiderohet si pjesë e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në malësitë e veriut. Sipas reagimeve në rrjete sociale, Vuçiq ia ka prezantuar Dana White këtë instrument si një instrument folklorik serb.
Eurodeputetja italiane, Cristina Guarda, anëtare e Delegacionit të Parlamentit Europian për marrëdhëniet me Shqipërinë, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili disa ditë më parë akuzoi eurodeputetët që mbështesin protestën, se kanë interesa dhe agjenda dhe interesa personale. ‘Jo Edi Rama ne nuk kemi interesa personale’- thekson Guarda. CristinaGuarda ka publikuar një mesazh të drejtpërdrejtë drejtuar kryeministrit Edi Rama, ku shpreh shqetësimin për mënyrën se si po zhvillohet procesi i integrimit europian të vendit. Në reagimin e saj, Guarda thekson se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian duhet të ketë në qendër mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe…
