Autor: TV News
Kanë kaluar më shumë se 15 orë që kur qindra bashkatdhetarë kanë mbetur të bllokuar në kolonat disa kilometra të gjata në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Malit të Zi. Sipas informacioneve të siguruara nga IndeksOnline, problemet teknike në procesin e verifikimit gjatë kontrollit kufitar po shkaktojnë vonesa të mëdha dhe po ngadalësojnë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve. Mërgimtarët, të cilët janë nisur drejt Kosovës për pushime, thonë se po përballen me kushte të vështira, pasi shumë prej tyre kanë kaluar rreth 18 orë në kolonë. “Prej më shumë se 18 orësh jemi duke pritur. Ndodhemi në mes të malit dhe…
“Në Sanxhakun e Pazarit të Ri në Serbi janë deklaruar 163 shqiptarë, ndërsa në Shkodër 54 serbë.“Po kush të hap konsullatë për 163 shqiptarë?” – do të thoshin ata që mbrojnë natë e ditë hapjen e konsullatës serbe në Shkodër për 54 serbë”. *Status facebook’u i Besmir Lushaj
Stanet e Shipkovicës janë ndër perlat e Malit Sharr, që vitet e fundit po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë. Bukuria e këtij lokacioni nuk mbetet më vetëm sekret i banorëve lokalë, por përmes rrjeteve sociale kjo zonë po arrin te mijëra njerëz, duke nxitur interesimin e vizitorëve vendas dhe të huaj. Pikërisht këtë po e bën Blerina Demiri e cila ua shfaqë mijëra ndjekësve bukuritë dhe traditat e kësaj zone, shkruan Portalb.mk. E lindur dhe e rritur në Shipkovicë, në rrëzë të Malit Sharr dhe pak më poshtë Staneve, Blerina Demiri fëmijërinë e saj e ka kaluar mes maleve…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në plazhin Marina di Ragusa në Siçili. Mediat italiane kanë publikuar një video ku shfaqen qindra mijëra euro që kishin përfunduar në det dhe që më pas u nxorën në breg nga dallgët. Pushuesit mbetën të habitur kur panë pako me kartëmonedha që notonin në ujë. Sipas autoriteteve italiane, gjithçka nisi kur një skaf i vogël mbeti pa karburant pranë portit të Marina di Ragusa. Në bord ndodheshin katër persona. Dy prej tyre zbritën për të siguruar karburant, ndërsa një burrë dhe një i mitur mbetën në mjet, i cili u shty nga rrymat…
18 Këngëtari i njohur Olsi Bylyku ka paralajmëruar projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “EX”. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku dëgjohet një pjesë e tekstit të këngës, ai ka nxitur menjëherë kureshtjen dhe reagimet e shumta të fansave. Vargjet e këngës së re kanë bërë që ndjekësit të jenë të bindur se ky projekt është një dedikim direkt për ish-partneren e tij, Egli Takon. Në pjesën e publikuar dëgjohen vargjet: “Ajo që kur u nda body 10/10, ajo ka ndrru krejt disponimin, ex-i ta heqte shkëlqimin…”, të cilat kanë nxitur komente të shumta…
Në një reagim në rrjetet sociale, Koçeku shkruan se gjatë kërkimeve dhe bastisjeve në zonë janë gjetur edhe armatim, si dhe është arrestuar një person që kishte qenë anëtar i Armatës Jugosllave. “Ndërkohë që po ndodhin të gjitha këto, shteti shqiptar flet për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër. Po çfarë konsullate more?! Deri më sot për këtë çështje ka vetëm sqarime të turbullta nga institucionet shqiptare, pra përpjekje me mos me sqaruar hiç”, shkruan ajo. Deputetja thekson se qeveria flet për parime diplomacie, marrëdhënie bilaterale, përfitime ekonomike dhe ka harruar realitetin e një populli të masakruar. Po ashtu, ajo…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Gjermani dhe Luginën e Preshevës. Ramush Tahiri, 44 vjeç, nga fshati Norçë i komunës së Preshevës, ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti në vendin e punës në Gjermani, transmeton albinfo.ch. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga përfaqësues të fshatit Norçë, të cilët kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për humbjen e bashkëfshatarit të tyre. Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa familjarët, miqtë dhe bashkëfshatarët e kanë kujtuar Ramush Tahirin me fjalë prekëse, duke shprehur pikëllimin për ndarjen e tij të parakohshme.…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh ushtruese e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë ka paraqitur për herë të parë listën institucionale preliminare të viktimave të luftës, në të cilën janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima. Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se lista është ende preliminare dhe se procesi i dokumentimit do të vazhdojë, përcjell Pa Censurë. “Pas çdo numri është një jetë e ndërprerë, një familje që pret drejtësi dhe një dhimbje që nuk është shuar kurrë. Pikërisht për këtë, dokumentimi i së vërtetës…
6 Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5”, Selin Bollati, ka folur për raportin e saj me DJ Gimbon, lidhje që nisi gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” dhe që vazhdon edhe pas përfundimit të formatit. E ftuar në emisionin “Pushime on Top”, Selin u shpreh se marrëdhënia e tyre është ndërtuar mbi komunikimin dhe mirëkuptimin, duke theksuar se asnjëherë nuk e kanë parë veten si një çift në kuptimin tradicional. “Nuk e kemi parë asnjëherë marrëdhënien tonë si dy të dashur në kuptimin klasik. Kemi krijuar një raport shumë të shëndetshëm dhe këtë e…
Çmimet e biletave të avionit në Zvicër kanë shënuar një rritje të fortë gjatë viteve të fundit. Sipas një analize të platformës zvicerane të konsumatorëve Comparis, tarifat ajrore janë rritur mesatarisht me 70 për qind në pesë vitet e fundit. Ekspertët paralajmërojnë se trendi i shtrenjtimit pritet të vazhdojë edhe gjatë 12 muajve të ardhshëm, kryesisht për shkak të kostove gjithnjë e më të larta të karburantit dhe mirëmbajtjes së avionëve. “Kjo rritje ndikon veçanërisht te fluturimet e gjata”, tha eksperti financiar i Comparis, Michael Kuhn. Sipas analizës, udhëtarët që planifikojnë pushime jashtë Evropës ose udhëtime ndërkontinentale mund të përballen…
