Autor: TV News

Gazetari Blendi Fevziu ka kundërshtuar hapjen e një konsullate të Serbisë në Shkodër, duke argumentuar se një vendim i tillë nuk mbështetet në kriteret e përcaktuara nga Konventa Konsullore e Vjenës e vitit 1963 dhe se nuk mund të justifikohet me parimin e reciprocitetit. Në një koment publik, Fevziu tha se marrëveshja e përfolur për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër dhe një konsullate shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nuk përbën reciprocitet real. Sipas tij, Konventa e Vjenës parashikon disa rrethana që justifikojnë hapjen e një konsullate, si prania e një komuniteti të madh të shtetasve të vendit…

Read More

Lumi Danub, i cili ka arritur nivelin më të ulët historik të ujit në Budapest, Hungari. Pas javësh me temperatura ekstreme dhe thatësirë të zgjatur, tërheqja e ujit ka zbuluar pjesë të mëdha të shtratit të lumit, shkëmbinj dhe brigje ranore përgjatë bregut të kryeqytetit. Niveli jashtëzakonisht i ulët i ujit ka penguar lundrimin në lumë dhe ka nxjerrë në pah ndikimin e motit të thatë të vazhdueshëm në Evropën Qendrore.

Read More

Skena të rënda u regjistruan në eventin e UFC-së në Beograd, ku mundësi me origjinë shqiptare Dennis Buzukja u bë objekt i thirrjeve raciste nga një pjesë e tifozëve serbë. Në momentin që Buzukja hyri në Beograd Arena me flamurin kuqezi në supe, nga tribunat u dëgjuan të shara, thirrje për dhunë dhe brohoritje si “Vrsni, vrsni shqiptarët!”, ndërsa sipas mediave serbe në sallë u këndua edhe slogani “Kosova është Serbi”. Buzukja u ndesh me serbin Bogdan Grad në kategorinë featherëeight. Pas përfundimit të duelit, gjyqtarët ia dhanë fitoren Gradit, ndërsa tifozët serbë shpërthyen në festë.

Read More

Fëmijët kanë nevojë për një dietë të larmishme, me shumë fruta dhe perime. Ushqimi i varfër ndikon në njohje, përqendrim, sjellje dhe madje edhe në rezultatet akademike. Obeziteti tek fëmijët po rritet, gjë që lidhet me probleme afatgjata shëndetësore dhe rezultate më të dobëta në shkollë. Fatmirësisht për prindërit, studiuesit kanë kërkuar mënyra të reja për të përmirësuar zakonet ushqimore të fëmijëve dhe kanë gjetur disa zgjidhje inovativeNdryshimet e vogla në mënyrën se si fëmijët e përjetojnë ushqimin çdo ditë mund të kenë ndikim afatgjatë në atë që ata hanë. Të bësh fëmijët të hanë mjaftueshëm perime shpesh është një…

Read More

Komandanti i KFOR-it, gjeneral majori turk, Ozgan Ulutash ka thënë se siguria në Kosovë është e qetë, dhe se pas sulmeve ndaj ushtarëve të NATO-s, në maj 2023 në veri dhe rastit Banjska, nuk ka pasur incidente me përmasa e intensiteti të ngjashëm. Ulutash në një intervistë me shkrim për KosovaPress, e ka pranuar se megjithatë, ekzistojnë disa çështje të pazgjidhura që mund të kenë ndikim në siguri dhe, për këtë arsye, sipas tij, duhet të adresohen. “Mandati im i parë në krye të KFOR-it në vitin 2023 pasoi incidente serioze të sigurisë në veri të Kosovës, të cilat kishin…

Read More

Ambasada e Kosovës në Zagreb ka njoftuar për pritjet në territorin e Kroacisë, në vendkalimet kufitare me Malin e Zi dhe me Serbinë. Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Malit të Zi, saktësisht në pikën kufitare Kasasovici, pritjet për hyrje arrijnë deri në katër orë, ndërsa për dalje po ashtu disaorëshe dhe me kolonë disa kilometra. Në pikën tjetër kufitare të Kroacisë Vitaljina, pritjet në dalje janë gjithashtu deri në rreth katër orë. Edhe në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, në pikën kufitare Bajakovo, pritjet arrijnë deri në tri orë dhe se në të…

Read More

11 Albina Kelmendi, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi familjare, ku shfaqet së bashku me nënën dhe motrën e saj. Në imazhin e publikuar në InstaStory, Albina pozon mes dy grave të familjes, ndërsa me humor i ka pyetur ndjekësit: “Cila ishte mami?”, duke etiketuar edhe motrën, Sidorelën, si dhe nënën e saj. Fotografia ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve për ngjashmërinë e madhe mes tri anëtareve të familjes, të cilat shfaqen të buzëqeshura dhe elegante në një ambient festiv. Albina është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë.

Read More

Policia ka shoqëruar dhe vënë nën hetim 8 të mitur, të moshës 13-15 vjeç, të dyshuar si të përfshirë në konfliktin ku mbeti i dëmtuar një 20-vjeçar italian, i cili ndodhej në Shqipëri për pushime. Më tej, blutë bëjnë me dije se vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në konflikt. Ngjarja u bë publike pas rrëfimit të disa turistëve italianë për mediat në Itali. Sipas tyre, gjashtë të rinj italianë që kishin ardhur për pushime në Shqipëri janë sulmuar nga një grup të rinjsh në qendër të Tiranës. Ata kanë deklaruar se pranë…

Read More

Kanë kaluar më shumë se 15 orë që kur qindra bashkatdhetarë kanë mbetur të bllokuar në kolonat disa kilometra të gjata në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Malit të Zi. Sipas informacioneve të siguruara nga IndeksOnline, problemet teknike në procesin e verifikimit gjatë kontrollit kufitar po shkaktojnë vonesa të mëdha dhe po ngadalësojnë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve. Mërgimtarët, të cilët janë nisur drejt Kosovës për pushime, thonë se po përballen me kushte të vështira, pasi shumë prej tyre kanë kaluar rreth 18 orë në kolonë. “Prej më shumë se 18 orësh jemi duke pritur. Ndodhemi në mes të malit dhe…

Read More