Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ndërroi jetë Flora Brovina | Gazeta Lajm

15 Shtator, 2026

Shqipe Selimi me një dedikim të fuqishëm për Rexhep Selimin

15 Shtator, 2026

Ahmeti në Ditën e Demokracisë: Liria nuk negociohet, dinjiteti nuk relativizohet dhe barazia nuk mbetet vetëm një parim në letër

15 Shtator, 2026

Sela: Nuk hyjmë në qeveri! Përgatitemi të dalim të vetëm në zgjedhje

15 Shtator, 2026

Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje

15 Shtator, 2026

Tërmet me magnitudë 2.7 ballë i regjistruar në Maqedoninë

15 Shtator, 2026

Lutfi Haziri thotë se s’ka më bisedime me VV’në për çështjen e Presidentit pa vendim të Gjykatës

15 Shtator, 2026

16 shtatori në Prishtinë, Britania e Madhe u bën thirrje shtetasve të saj të shmangin turmat

15 Shtator, 2026

Aksion: Arrestohen dy persona pas sulmit ndaj zyrtarëve gjatë kontrollit të druve

15 Shtator, 2026

BIK-u merr vendim për vendosjen e flamurit të UÇK-së në institucionet dhe xhamitë

15 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 15 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje

TV NewsBy TV News15 Shtator, 2026 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane e kërkojnë për një çështje tjetër penale
Një 46-vjeçar shqiptar është dënuar me gjashtë vjet burg në Austri, pasi u shpall fajtor për një seri vjedhjesh me thyerje në landin e Vorarlbergut, transmeton albinfo.ch.

Referuar raportimit të “Kronen Zeitung”, burri kishte hyrë me forcë në nëntë shtëpi gjatë muajve korrik dhe gusht të vitit të kaluar, kryesisht në kohën kur familjet ndodheshin me pushime. Vlera e sendeve dhe parave të vjedhura ishte të paktën 14 mijë euro, ndërsa dëmet e shkaktuara në dyer, dritare dhe prona e çuan dëmin total në rreth 40 mijë euro.
Hetuesit arritën ta lidhin 46-vjeçarin me rastet përmes gjurmëve të ADN-së të gjetura në vendngjarje. Ai ishte shpallur në kërkim me urdhërarrest evropian dhe që nga marsi ndodhej në paraburgim në burgun e Feldkirchut.

Sipas gazetës austriake, shqiptari kishte vuajtur më parë dënime edhe në Suedi dhe Danimarkë për vepra të ngjashme. Gjatë procesit gjyqësor ai është shfaqur i penduar dhe ka deklaruar se dëshiron të ndryshojë për hir të dy fëmijëve të tij, transmeton tutje albinfo.at.

Prokuroria ka theksuar se viktimat kanë pak gjasa t’i rikuperojnë paratë e humbura. Sipas raportimit, 46-vjeçari është i varur nga bixhozi dhe ka rreth 12 mijë euro borxhe.

Në fund, gjykata e dënoi me gjashtë vjet burg. Vendimi, megjithatë, nuk është ende i formës së prerë.

Çështjet ligjore të 46-vjeçarit mund të vazhdojnë edhe pas përfundimit të procedurës në Austri. Sipas “Kronen Zeitung”, edhe autoritetet zvicerane e kërkojnë atë në lidhje me çështje penale dhe tashmë është paraqitur kërkesë për ekstradimin e tij./Albinfo.at

Lexuar: 19

Lajme te ngjashme

NATO rrëzon dronin që hyri në hapësirën ajrore të Lituanisë

Shefi diplomacisë polake: Për 6 javë do ta mposhtim Rusinë, pa ShBA-të

SHBA-të sulmojnë anijen iraniane, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Turqi ka nisur operacion ndaj organizatave LGBTQ+: Dhjetëra të arrestuar

Ukraina përgatitet për një dimër të ashpër, ndërsa sulmet ruse godasin ekonominë

“Nëse do bisedime eja në Moskë”, Lavrov i përgjigjet Zelenskyt: Nuk na mungon vullneti, por atij i mungon karakteri

Lajmet e fundit

Ndërroi jetë Flora Brovina | Gazeta Lajm

15 Shtator, 2026

Shqipe Selimi me një dedikim të fuqishëm për Rexhep Selimin

15 Shtator, 2026

Ahmeti në Ditën e Demokracisë: Liria nuk negociohet, dinjiteti nuk relativizohet dhe barazia nuk mbetet vetëm një parim në letër

15 Shtator, 2026

Sela: Nuk hyjmë në qeveri! Përgatitemi të dalim të vetëm në zgjedhje

15 Shtator, 2026

Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje

15 Shtator, 2026

Tërmet me magnitudë 2.7 ballë i regjistruar në Maqedoninë

15 Shtator, 2026

Lutfi Haziri thotë se s’ka më bisedime me VV’në për çështjen e Presidentit pa vendim të Gjykatës

15 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.