Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Të gatshëm për të luajtur rol konstruktiv në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare

16 Shtator, 2026

Kroacia: Vendimi i Hagës s’e ndryshon kontekstin e luftërave dhe faktin se populli i Kosovës ishte viktimë e Millosheviqit

16 Shtator, 2026

Mos e pini menjëherë! Pijet shumë të nxehta lidhen me rrezik më të lartë kanceri

16 Shtator, 2026

Surroi: Disa sugjerime për leximin e aktgjykimit ndaj katër ish-drejtuesve të lartë të UÇK-së

16 Shtator, 2026

BE: Gjykata ta kryejë punën pa ndërhyrje

16 Shtator, 2026

Bekim Sali: Liria e një populli nuk mund të jetë subjekt i asnjë gjyqi, UÇK-ja mbetet krenaria e kombit shqiptar

16 Shtator, 2026

VLEN: AKTGJYKIMI NDAJ ISH-KRERËVE TË UÇK-SË ËSHTË I PADREJTË DHE I PAPRANUESHËM

16 Shtator, 2026

Sela: Ish-krerët e UÇK-së mbrojtën jetën dhe i dhanë vlerën më sublime që quhet liri

16 Shtator, 2026

Mexhiti pas vendimit në Hagë: Zhgënjyes dhe thellësisht i padrejtë për popullin e Kosovës

16 Shtator, 2026

Buzhala thirrje urgjente: Kuvendi duhet ta zhbëjë sonte Gjykatën Speciale, nesër është vonë

16 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 16 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Surroi: Disa sugjerime për leximin e aktgjykimit ndaj katër ish-drejtuesve të lartë të UÇK-së

TV NewsBy TV News16 Shtator, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

1. Aktgjykimi dënues ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së — Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit — nuk është ende i formës së prerë. Ankimi në shkallën e dytë do të kërkojë punë serioze juridike, të mbështetur në analizën dhe kundërshtimin e aktgjykimit të plotë, jo në emocione. Fajësia apo pafajësia eventuale, sikurse edhe kohëzgjatja përfundimtare e dënimeve, nuk do të varen nga protestat, rrjetet sociale apo deklarimet politike. Ato do të jenë produkt i një procesi juridik të vazhduar dhe racional.

2. Aktgjykimi i 16 shtatorit ka bërë një dallim thelbësor duke mos pranuar akuzën e Prokurorisë për krime kundër njerëzimit. Gjykata konstatoi se veprimet kriminale përbënin një sulm të përhapur dhe sistematik, por se Prokuroria nuk kishte provuar se ky sulm ishte drejtuar kundër një popullsie civile si të tillë. Sipas Gjykatës, viktimat ishin përzgjedhur kryesisht mbi baza individuale.

3. Katër ish-drejtuesit e dënuar të UÇK-së dallojnë kështu edhe juridikisht nga të dënuarit në rastet Šainović et al. dhe Vlastimir Gjorgjeviq para Tribunalit për ish-Jugosllavinë. Në ato raste u vërtetua një fushatë shtetërore e drejtuar kundër popullsisë civile shqiptare dhe të akuzuarit u dënuan edhe për krime kundër njerëzimit.

4. Megjithatë, dënimet e shkallës së parë në rastin Shainoviq et al. shkonin nga 15 deri në 22 vjet burgim, ndërsa dy nga ish-drejtuesit e UÇK-së u dënuan me nga 25 vjet. Edhe duke pasur parasysh dallimet ndërmjet rasteve, përgjegjësinë individuale dhe praktikat e ndryshme të dënimit, kjo ngre një pyetje serioze për proporcionalitetin.

5. Shpallja e tyre të pafajshëm për gjashtë pikat e krimeve kundër njerëzimit e vendos aktgjykimin në një kontekst më të drejtë historik. Përderisa fushata e forcave serbe kundër popullsisë shqiptare të Kosovës është përcaktuar juridikisht si krim kundër njerëzimit, në rastin e katër ish-drejtuesve të UÇK-së nuk u provua ekzistenca e një sulmi kriminal të drejtuar kundër një popullsie civile si të tillë. Ky përfundim e vendos aktgjykimin në kontekstin e përgjegjësisë individuale për krime lufte. As UÇK-ja e as Kosova nuk mund ta marrin mbi vete këtë barrë fajësie. Aktgjykimi nuk e trajton si kriminal synimin për pavarësinë e Kosovës dhe thekson se ky proces nuk gjykon legjitimitetin e UÇK-së apo të luftës për pavarësi.

6. Aktgjykimi është mbështetur në parimin e rëndësishëm, se drejtësia e kauzës çlirimtare nuk e bën automatikisht të drejtë çdo veprim të kryer në emër të saj. Por, po kështu, dënimi i individëve për veprime kriminale nuk mund t’i atribuohet UÇK-së në tërësi, të ndryshojë rolin e saj historik në çlirimin e vendit apo të njollosë pavarësinë e Kosovës.

7. Kosova nuk duhet të bjerë në kurthin e ligjërimit se aktgjykimi i Hagës e dënon UÇK-në apo Kosovën e pavarur. Në aktgjykim nuk ekziston asnjë përfundim me të cilin përgjegjësia individuale për krime i bartet UÇK-së si organizatë ose përpjekjes së Kosovës për pavarësi.

8. Bellum iustum — lufta e drejtë e UÇK-së, e sendërtuar mbi lëvizjen popullore kundër okupimit të Serbisë dhe për pavarësinë e Kosovës — nuk është zhbërë nga ky aktgjykim si e vërtetë historike dhe morale.

9. Aktgjykimi, në fund, i ka individualizuar edhe viktimat. Edhe viktimat janë pjesë e kësaj historie, për to do të mësojmë më shumë nga teksti i plotë i aktgjykimit, në formën e vet të prerë.

* Status facebooku i z.Veton Surroi

Lexuar: 59

Lajme te ngjashme

Kroacia: Vendimi i Hagës s’e ndryshon kontekstin e luftërave dhe faktin se populli i Kosovës ishte viktimë e Millosheviqit

Buzhala thirrje urgjente: Kuvendi duhet ta zhbëjë sonte Gjykatën Speciale, nesër është vonë

Gotovina nga 24 vjet si i lirua në Apel nga Haga, a mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së

Reagon Berat Buzhala: Kuvendi i Kosoves duhet sonte me u mbledhe me i zhba Dhomat e Specializume.

Konjufca: E pabesueshme që një gjykatë që flet në emër të Kosovës të marrë këtë veprim

“Nuk do të na thyejë” – vajza e Jakup Krasniqit reagon pas dënimit me 25 vjet

Lajmet e fundit

Të gatshëm për të luajtur rol konstruktiv në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare

16 Shtator, 2026

Kroacia: Vendimi i Hagës s’e ndryshon kontekstin e luftërave dhe faktin se populli i Kosovës ishte viktimë e Millosheviqit

16 Shtator, 2026

Mos e pini menjëherë! Pijet shumë të nxehta lidhen me rrezik më të lartë kanceri

16 Shtator, 2026

Surroi: Disa sugjerime për leximin e aktgjykimit ndaj katër ish-drejtuesve të lartë të UÇK-së

16 Shtator, 2026

BE: Gjykata ta kryejë punën pa ndërhyrje

16 Shtator, 2026

Bekim Sali: Liria e një populli nuk mund të jetë subjekt i asnjë gjyqi, UÇK-ja mbetet krenaria e kombit shqiptar

16 Shtator, 2026

VLEN: AKTGJYKIMI NDAJ ISH-KRERËVE TË UÇK-SË ËSHTË I PADREJTË DHE I PAPRANUESHËM

16 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.