Autor: TV News

Gjykata penale la në burg 10 personat e arrestuar ditën e djeshme, pasi shpërndanin drogëra të forta në ambiente të ndryshme të Tiranës.   Në total gjatë operacionit “Harta” u arrestuan 20 persona dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim.   Nga ky operacion u sekuestruan 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 miljonë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29  aparate celulare.   Ndërkohë 10 të arrestuarit e tjerë do të njihen me masën e tyre të sigurisë, ditën e nesërme.   Jurgen Hasmataj Altin Lani Armaldo Xheladini Dorjano…

Read More

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha sot se nuk është e vërtetë se ka deputetë nga shumica qeverisëse, pra nga LSDM, të cilët janë kundër ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij, ajo që thotë opozita nuk ka asnjë bazë reale. Procesi i ndryshimeve kushtetuese, thotë Kovaçevski, nuk mund të jetë proces i shantazhit dhe i politikës ditore, por duhet të jetë proces i konsensusit të gjerë, shoqëror dhe politik, njofton bild.mk. “Së pari, nuk do të komentoj qëndrimet e opozitës. Ju do t’i pyesni ata për pikëpamjet e tyre. Në dhjetor dhe në janar deri në mes të shkurtit deklaruan se kanë 61 deputetë…

Read More

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit është regjistruar si subjekt për zgjedhjet e 14 Majit.  “Vendosim regjistrimin e Lëvizjes Bashkë në zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023“, tha Celibashi. Ndërkohë, KQZ ka refuzuar kërkesën e koalicionit ‘Aleanca’, për tu regjistruar në zgjedhje. Koalcioni ‘Aleanca’ përbëhej nga katër partitë opozitare, Aleanca Demokratike me kryetar Eduart Abazin, Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet me kryetar Gaqo Apostolin, Aleanca Barazi dhe Drejtësi Europiane me kryetar Valentino Mustakën  si dhe partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë.

Read More

Udhëheqësit e BE-së do të miratojnë një marrëveshje që synon t’i dërgojë Ukrainës 1 milion predha artilerie brenda 12 muajve të ardhshëm, për të ndihmuar vendin të mbrohet kundër forcave ruse.   Procedura e shpejtë u miratua gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes në fillim të kësaj jave dhe krerët e mbledhur në një samit në Brukseltë enjten do t’i japin asaj një bekim politik, sipas disa diplomatëve të lartë të BE-së.   Me Ukrainën që po përballet me mungesë municionesh për të luftuar Rusinë, ideja e krijimit të një plani veprimi të përbashkët blerjeje, të ngjashëm…

Read More

Subscribe Me emocione të forta dhe muzikë të bukur u mbyll edhe nata e katërt e “Gjeniut të Madh” në ekranin e Vizion Plus.   Talentet e kësaj mbrëmje interpretuan për rreth dy orë materiale te përzgjedhura nga repertori më i njohur shqiptar dhe ai botëror.   Mbrëmja e së enjtes përballi tetë konkurrentë, duke i hapur kështu rrugë garës së vërtetë.   Nga 8 talentet e gjeniut sipas vlerësimit të anëtarëve të jurisë 6 u zgjodhën për në fazën tjetër ndërsa dy prej tyre kaluan në sfidë.   Eleonora dhe Mariana ishin vajzat që konkurruan përballë njëra-tjetrës, sfidë e…

Read More

E enjte, 23 Mars 2023 – 12:44 albinfo.ch Të gjithë bashkatdhetarët të cilët jetojnë në Zvicër mund të realizojnë transfere nga Zvicra në Bankën Ekonomike në Kosovë me  zero për qind provizion. Transferet mund të realizohen duke u kyçur në platformën elektronike të Post Finance. Për detajet e plotësimit të formës së transferit vizitojeni linkun: https://www.youtube.com/watch?v=M9YDFUouIwc Shpejtë, lehtë, sigurtë! Banka Ekonomike Mendon për ty!

Read More

Stranger Things, Wednesday, DAHMER, Bridgerton kanë pushtuar kreun e listës së serialeve më të ndjekura të platformës gjigante të transmetimit. Lista, që ka dhe filmat më të preferuar, është hartuar në bazë të orëve që përdoruesit kanë shpenzuar për t’i ndjekur ato. Deri në 2021-shin, Netflix ndiqte një tjetër shembull të pulsit të audiencës: platforma gjurmonte numrin e llogarive që janë regjistruar të shikojnë një serial apo film, por që nuk ka kaluar në strategjinë e verifikuar të shikueshmërisë sipas numrit të orëve të saj. Në bazë të kësaj metode, u krijua dhe lista e hiteve më të mëdha që…

Read More

Me heret redaksia e publiktv.live, publikoi nje audio ku degjohej biseda e Adriatik Docit me gazetaren, ku ai shpjegonte skemen e “goditjes” se bizneseve dhe politikaneve per interesa jogazetareske.     Gazetarët e shtypit, medias së lirë, në botën e qytetëruar janë në opozitë me pushtetin dhe në krye të lëvizjes së mendjes së lirë, këtu tek ne sulen drejt eurove dhe interesave të vogla të ditës, dhe më keq sa kaq janë turpi i gazetarisë !Jam i trishtuar që në këtë palo vënd që kemi zgjedhur të mbijetojmë dhe të rrisim fëmijët po botoj një audio të një kolegu.Shoqëria…

Read More

Presidenti Stevo Pendarovski sot e nënshkroi Dekretin e Ligjit të miratuar për amnisti, i cili parasheh që personat e dënuar për veprat penale nga neni 205 “Transmetimi i sëmundjes ngjitëse” dhe neni 206 “Mos respektimi i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë” të Kodit Penal, gjatë pandemisë Covid-19, që gjoba ose dënimi me burg të zëvendësohet me një masë alternative të dënimit me kusht, transmeton Portalb.mk. Sipas këtij ligji, personat të cilëve gjoba u është mbi 1000 euro ose dënimi i shqiptuar u është zëvendësuar me dënim me burgim, do të dënohen me kusht prej tre vjetësh, ndërsa ata persona të cilëve…

Read More

Lista serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat me shumicë serbe, në 23 prill.   Komisioni Qendror në Kosovë njoftoi se afati i regjistrimit ka përfunduar ndërsa asnjë subjekt politik nuk është futur  në garë  për katër komunat në veri të vendit.   Në votime pritet të marrin pjesë vetëm 11 kandidatë.   Lista serbe njoftoi në 20 mars se do të bojkotojë zgjedhjet deri në përmbushjen e dy kërkesave: formimit të asociacionit dhe tërheqjen e të gjitha njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Read More