Mentorja Besa Ibrahimi udhëheq drejt vendeve të para në “Kangaroo 2026”

Kumanovë – Një arritje e jashtëzakonshme është shënuar nga nxënësit e SHFK “Bajram Shabani” në garat ndërkombëtare të matematikës “Kangaroo 2026”, ku vendet e para u dominuan nga nxënësit nën mentorimin e Besa Ibrahimi, duke dëshmuar qartë cilësinë e punës dhe përkushtimit të saj.
Falë angazhimit të vazhdueshëm, metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe përkushtimit profesional, mentorja Besa Ibrahimi ka arritur të formojë nxënës të përgatitur në nivel të lartë, të aftë të konkurrojnë dhe të dallohen në arenën ndërkombëtare.
Në mesin e shumë garuesve, rezultate kulmore arritën:
– Anda Aliti (Klasa IX) me 137.5 pikë
– Argjira Aliti (Klasa VI) me 120 pikë
Fakti që vendet e para u fituan pikërisht nga nxënësit e mentores Besa Ibrahimi përbën një dëshmi të fortë të punës së saj të palodhur dhe të përkushtimit në zhvillimin akademik të nxënësve.
Ky sukses thekson rëndësinë e rolit të mentores Besa Ibrahimi në zbulimin dhe kultivimin e talenteve të reja, duke e shndërruar matematikën në një fushë ku nxënësit arrijnë rezultate të larta dhe përfaqësojnë denjësisht shkollën e tyre.
Njëkohësisht, urojmë sukses dhe arritje të mëtejshme për të gjithë nxënësit pjesëmarrës, të cilët me përkushtimin e tyre kontribuojnë në ngritjen e nivelit arsimor dhe në sukseset e përbashkëta të shkollës.(INA)

