Autor: TV News
Subscribe Një shtetas spanjoll ka humbur jetën mbrëmjen e së martës në ambientet e një hoteli në Divjakë, në rrethana ende të paqarta . Trupi i pajetë i 47-vjeçarit, Francesko Servia, u gjet nga shoku i tij në tualetin e dhomës ku ata qëndronin. Oskar Velasko i tha policisë se shoku i tij ishte vetëplagosur me një mjet prerës dhe menjëherë ka njoftuar persona të tjerë që ndodheshin në hotel. Por gjatë transportimit për në spital me ambulancë 47-vjeçari ka ndërruar jetë. Pas ngjarjes 41- vjeçari, Oskar Velasko, është shoqëruar nga policia dhe është marrë në pyetje.…
Ka vijuar me debate, deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, seanca në Kuvendin e Kosovës, ku u diskutua për dialogun me Serbinë dhe planin europian. Opozita kritikoi kryeministrin Kurti se e ka pranuar Asociacionin, përmes propozimit europian. ALBIN KURTIKRYEMINISTER I KOSOVES “Zajednica’ ka kaluar këtu në Kuvend. ‘Zajednica’ nuk kalon, nuk ka kaluar në gjykatë, nuk ka kaluar në popull. ‘Zajednica’ nuk kalon as në kryeministri, e qeveri. Por këtu në Kuvend ka kaluar.” Madje më tej, Kurti u shpreh se Beogradi ka dështua në kërkesën për Asociacionin si parakusht për…
Deputeti i PD, Tomorr Alizoti e ka cilësuar si akt të turpshëm mosdorëheqjen zyrtare nga ana e Lulzim Bashës. I ftuar në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, Alizoti deklaroi se ish-kreu i PD, Lulzim Basha duhej të kishte firmosur një akt ku dokumentonte zyrtarisht largimin e tij nga ky post. “Kryetari i partisë i cili ka dhënë dorëheqjen nuk ka bërë një akt që shkruhet. Një akt me pesë rreshta qe thotë: Unë tërhiqem nga ky post, e pranoj publikisht dhe dorëzojë një arkivë apo një dokument”, tha ai.“Ky është një akt kaq i paturpshëm sa edhe…
Qeveria franceze i ka mbijetuar dy mocioneve të mosbesimit, duke çuar kështu në miratimin e një plani të diskutueshëm të reformës së pensioneve. Nëse do kishin 9 vota më shumë, dy mocionet e mosbesimit të do të kishin fundosur qeverinë e Macron, por dështimi i tyre është një lehtësim i madh për të dhe i hap rrugë reformës së pensioneve për ta çuar moshën në 64 vjeç. Reforma është kundërshtuar gjerësish nga populli dhe opozita franceze. Menjëherë pas miratimit në orët e mbrëmjes së të hënës deri në orët e para të mëngjesit shpërthyen protestat e dhunshme…
Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare gazetari i njohur italian, Maurizio Costanzo. Mbreti i Talk-Shoë-t vdiq në Romë. Lajmin për vdekjen e gazetarit, drejtuesit televiziv, autor, skenarist, e dhanë bashkëpunëtorët e tij. Costanzo, burri i moderatores së njohur, Maria De Fippili, lindi në Romë më 28 gusht 1938, ndërsa ka realizuar dhjetëra programe radiotelevizive dhe komedi teatrale. Ai arriti një popullaritet të madh në vitin 1976, duke drejtuar emisionin talk-shoë “Bontà loro” në Rai. Por emri i tij është i lidhur edhe me “Maurizio Costanzo Shoë “, transmetuar që nga viti 1982 në Mediaset. Ndër programet e tij…
Subscribe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti i kanë bërë thirrje Bashkimit Europian të ushtrojë presion mbi Serbinë për nisjen e zbatimit të marrëveshjes për të cilën u ra dakord në takimin e Ohrit më 18 mars. Në një deklaratë për mediat, Osmani tha se premtimet që janë dhënën në kuadër të dialogut nuk kanë asnjë vlerë politike apo juridike për Beogradin. VJOSA OSMANI PRESIDENTE E KOSOVES “Serbia akoma pa u mbushur 24 orë nga dakordimi në Ohër, njëlloj siç ndodhi edhe në shkurt e përsëriti edhe në mars. Pra tregoi që premtimet që i…
Kryekomisioneri i KQZ, Ilirian Celibashi i ftuar në emision Quo Vadis në Vizion Plus komentuar lidhur me situatën e krijuar për regjistrimin e PD në zgjedhjet vendore të 14 majit dhe akuzat që kanë shënjestuar atë lidhur me vendimmarrjet për këtë subjekt. Celibashi refuzoi të komentonte mbi vendimin e KAS për të “rrëzuar” atë. Ai tha se respekton çdo vendimmarrje të institucioneve. “Do duhet të pranojmë vendimmarrjet e instancave të fundit pavarësisht bindjeve tona ligjore me çështje të caktuara të ligjit. Edhe pse respektojmë plotësishtë atë vendimmarrje në cilësinë e komisionerit të KQZ, bindja ime për vendimmarrjen e…
Dy bombardues strategjikë rusë kanë fluturuar mbi Detin e Japonisë për më shumë se shtatë orë, tha Ministria ruse e Mbrojtjes më 21 mars, në ditën kur kryeministri japonez zhvillon vizitë në Ukrainë. Avionët e llojit Tupolev Tu-95MS janë të aftë të bartin armë bërthamore dhe Moska vazhdimisht i përdor ata për të kryer fluturime në ujërat ndërkombëtare në Arktik, në Atlantikun e Veriut dhe në Paqësor për të treguar forcën e saj. Megjithatë, koha kur bombarduesit fluturuan mbi Detin e Japonisë është pikërisht kur kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida nis vizitën në Ukrainë, për t’i ofruar mbështetje dhe për…
Muzika e bukur ju shoqëroi edhe mbrëmjen e pestë të spektaklit “Gjeniu i Madh”, në ekranin e Vizion Plus. Talentet e kësaj mbrëmje interpretuan mbi dy orë materialet e përzgjedhura, duke dhuruar spektakël dhe emocione të forta. KONKURRENTËT “Them se kaloi mirë, orkestra duhet të ishte pak më ritmike, por në përgjithësi shkoi mirë. Të gjithë janë të fortë, të gjithë janë të mirë. Unë thash nuk kam ardhur për garën, as për fitoren. Erdha të këndoj dhe ta shijoj.” “Emocionet sa vijnë dhe shtohen dhe përgjegjësia gjithashtu. Është një garë por unë në fakt se…
Ndjesia e djegies në pjesën e pasme të fytit mund të shkaktohet nga disa faktorë. Disa shkaqe të njohura janë urthi, refluksi i acidit, ngrënia e ushqimeve pikante ose mund të shkaktohet edhe nga ndotja. Kjo simptomë nuk nënkupton ndonjë sëmundje serioze, por është një simptomë shumë e pakëndshme dhe e dhimbshme. Disa njerëz mund të përjetojnë simptoma më të rënda se të tjerët dhe disa madje mund të kenë vështirësi në të ngrënë ose të folur. Megjithatë, këto simptoma mund të trajtohen lehtësisht në shtëpi. 5 mjete juridike shtëpiake për të trajtuar ndjesinë e djegies në fyt Gargarë me…
