Autor: TV News

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Britaninë e Madhe ku pritet të takojë homologun e tij Rishi Sunak.   Gjatë një interviste për programin “Today” të “BBC Radio 4”, kryeministri i ka komentuar deklaratat e sekretares Suella Braverman për emigrantët shqiptarë, duke i quajtur të turpshme për politikën britanike.   Rama nënvizoi se është thelbësore që marrëdhëniet mes dy vendeve të mos përcaktohen nga disa “mollë të kalbura”. “Fatkeqësisht ne e kemi parë veten dhe komunitetin tonë të veçohen në këtë vend për qëllime politike. Ka qenë një moment shumë, shumë i turpshëm për politikën britanike,” është shprehur Rama.

Read More

Të paktën 9 persona mbetën të vrarë nga sulmet ajrore ruse në qytetet ukrainase më 22 mars, teksa luftimet e ashpra vazhduan në rajonin lindor të Donjeckut për kontrollin e qytetit të Bakmutit.   Të paktën tetë persona u vranë dhe shtatë u plagosën kur dy konvikte të një kolegji në Rzhyshchiv u goditën, rreth 64 kilometra në jug të Kievit, thanë shërbimet e urgjencës në Facebook.   Një person u shpëtua nga vendi i ngjarjes dhe katër persona besohet se ishin të bllokuar nën rrënoja. Operacionet e shpëtimit vazhduan kërkimin gjatë natës së kaluar, raporton agjencia e lajmeve Reuters.…

Read More

Komedia romantike mbi burrin modern “Shtëpiakë të dëshpëruar” vijonte të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar. Shfaqja vjen si një alternim midis stand-up comedy dhe komedisë klasike, nën interpretimin e aktorëve Artan Imami, Indrit Çobani dhe Gentin Zenelaj.     ARTAN IMAMI AKTOR “Qëllimi ky ishte, d.m.th në isha i sigurt që kur zgjodha pjesën, që impakti te publiku do të ishte shumë pozitiv. Ne flasim për ata, ne flasim dhe për veten tonë. Tema është nga më të dashurat, konflikt në çift, një martesë, bashkëjetesë e kështu me radhe dhe ky është një konflikt shumë njohur për secilin prej…

Read More

Aktorja Lindsay Lohan, reperi Akon dhe këngëtari Ne-Yo janë detyruar të paguajnë dhjetëra mijëra dollarë pasi u akuzuan se ata promovuan investime në kripto tek ndjekësit e tyre në mediat sociale pa bërë të ditur se po paguheshin për ta bërë këtë. Grupi i të famshmeve, i cili përfshinte gjithashtu reperin Lil Yachty, boksierin Jake Paul dhe aktoren e filmave për të rritur, Michelle Mason, ranë dakord të paguanin më shumë se 325,000 £ (400,000 dollarë) për Komisionin e Sigurimeve dhe Shkëmbimeve të SHBA-së (SEC). Personat e famshëm u paguan për të promovuar kompanitë e kriptos Tronix dhe BitTorrent tek…

Read More

Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka lënë burg Arlind Lagjin ish drejtorin e doganës së Fierit i cili ditën në datën 20 mars shkaktoi dy aksidente të njëpasnjëshme në rrugën transballkanike në Vlorë duke lënë të plagosur dy persona .   Lagji ka qenë duke udhëtuar me një automjet tip “Tuareg” në momentin që ka përplasur  një këmbësore 66 vjeç, të cilën e la  të plagosur në rrugë dhe u arratis.   Në të njëjtin aks, disa metra më tej ai u përplas me një tjetër makinë, ku mbeti i lënduar 63-vjeçari që drejtonte automjetin tjëtër, ndërkohë që…

Read More

Sa i përket inflacionit, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha se nga dhjetori i vitit 2021 deri në 1 mars të vitit 2022, RMV ka pasur çmime të ngrira ku një pjesë e kompanive kanë gjeneruar humbje, por jo humb je të mëdha të cilat më së voni i kanë kompensuar, për shkak se kishte lëvizje shumë të mëdha në tregjet e lëndëve të para. “Dhe, duke u bazuar në atë se çmimet kanë qenë të ngrira në muajt të cilat i theksova dhe krahasimi i inflacionit mujor bëhet me muajin e vitit paraprak, andaj në dhjetor kishim inflacion 19%…

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken that të mërkurën se nëse marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë zbatohet, kjo do t’i hapte rrugën njohjes së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur atë.   Sekretari Blinken i bëri komentet në përgjigje të një pyetjeje të Senatores demokrate Jeanne Shaheen lidhur me përpjekjet e tij për t’i bindur pesë vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën.   “Sigurisht është një çështje që vazhdojmë ta ngremë, por unë mendoj gjithashtu se kjo marrëveshje, nëse ecën përpara në fakt na vendos në një rrugë drejt njohjes nga këto…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me të moshuarit në Tiranë.   Meta premtoi se në mandatin e parë kur ato të vijnë në qeveri do të bëjnë gjithçka që të dyfishohen pensionet, pasi sipas tij qeveria po e shpërfill këtë kategori.   “Kostoja e jetesës është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme. Pensionet kanë mbetur në vend.  Ka një shpërfillje të madhe të qeverisë ndaj pensionistëve. Nëse nga vitit 2005-2013 pensionet u rritën me 70% në vitet aktuale u rritën vetëm më 22%. Nuk ka prioritet pensionistët. Shohim 0 përkujdes për pensionistët dhe zemërgjerësi pafund…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Britani të Madhe ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Takimi i Ramës me homologun e tij britanik, Rishi Sunak është programuar pasditen e sotme. Ky do të jetë takimi i parë zyrtar mes Ramës dhe Sunak. Ndër çështjet më të rëndësishme që do të diskutohet mes tyre do të jetë ajo e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë. Një vëmendje do të marrë edhe çështja e krimit të organizuar, si dhe bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve.   Në tavolinën e bisedimeve do jenë hapat konkretë që do të ndiqen për të vënë në jetë një marrëveshje paraprake…

Read More

“Sofra tiranase”, një nga spektaklet e shndërruar tashmë në traditë disavjeçare për kryeqytetin, bëri bashkë dhjetëra artistë si dhe personalitete të shoqërisë, artit, kulturës dhe politikës nga të gjitha trevat shqipfolëse.   Përreth tre orë, mbrëmjen e së martës, në Pallatin e Kongreseve u interpretuan këngët dhe vallet popullore të Shqipërisë së Mesme.   ARBEN TAFAJ KRYETAR I SHOQATES “TIRONA”https://www.youtube.com/watch?v=OIO6jOC1vms “Kjo është një pike takimi vlerash, kulture, shkrirje, unifikimi shpirtëror dhe moral i të gjithë njërëzve që vijnë dhe ndjekin sofrën tironse si një nga aktivitetet më të mira për ata. Në themel të këtij eventi është ruajtja e traditës…

Read More