Autor: TV News
E enjte, 23 Mars 2023 – 13:20 albinfo.ch Blinken Sërish sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se nëse marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë zbatohet, kjo do t’i hapte rrugën njohjes së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur atë, transmeton VOA, përcjell albinfo.ch. Ai i bëri komentet në përgjigje të një pyetjeje të Senatores demokrate, Jeanne Shaheen, lidhur me përpjekjet e tij për t’i bindur pesë vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën. “Sigurisht është një çështje që vazhdojmë ta ngremë, por unë mendoj gjithashtu se kjo marrëveshje, nëse ecën përpara, në…
Modelja Gisele Bundchen ka folur për divorcin e saj nga lojtari i NFL Tom Brady, duke e përshkruar atë si “vdekja e ëndrrës sime”. Supermodelja braziliane dhe ylli i futbollit amerikan u ndanë pas 13 vitesh martesë tetorin e kaluar. “Është e vështirë sepse imagjinon se jeta jote do të ishte në një mënyrë të caktuar dhe ke bërë gjithçka që munde” tha ajo për Vanity Fair. Bundchen gjithashtu hodhi poshtë spekulimet se pse martesa kishte përfunduar. Ajo i përshkroi thashethemet se ndarja kishte ndodhur pasi Brady u kthye në NFL, pavarësisht se më parë kishte njoftuar tërheqjen e tij,…
Gazetarët e shtypit, medias së lirë, në botën e qytetëruar janë në opozitë me pushtetin dhe në krye të lëvizjes së mendjes së lirë, këtu tek ne sulen drejt eurove dhe interesave të vogla të ditës, dhe më keq sa kaq janë turpi i gazetarisë ! Jam i trishtuar që në këtë palo vënd që kemi zgjedhur të mbijetojmë dhe të rrisim fëmijët po botoj një audio të një kolegu. Shoqëria shqiptare është e zhytur në imoralitet dhe korrupsion në çdo hap dhe qelizë. Degradimi nuk ka të ndalur as nga pushtetarët e babëzitur që vjedhin ditën për diell…
Investimet kapitale në infrastrukturën rrugore vazhdojnë pandërprerë. Në këtë fazë të ndërtimit intensiv të rrugëve, Maqedonia e Veriut i ngjan Kroacisë kur krijonte rrjetin e “rrugëve” përmes të cilave u transportua me sukses në BE, shkruan portali “Racin” në analizën e saj për Korridorin 8 A dhe 10 D, përcjell Politiko.mk “Për një kohë të shkurtër u ndërtua autostrada Shtip-Koçan, e më parë u lëshua në përdorim rruga Shtip-Radovish. Në një vit dy autostrada 110 milionë euro. Të mos harrojmë se pjesa e autostradës “Priateltsvo” në strehën Demir Kapi-Smokvitsa dhe autostrada ekspres Miladinovci-Shtip janë përfunduar dhe hapur më herët. Autostrada…
Deputetët e opozitës kanë kërkuar ndryshimin e rendit të ditës dhe futjen e mocionit me debat për raportin që DASH publikoi për Shqipërinë. Luçiano Boçi tha se ai është një ndër raportet më të rënda për situatën në Shqipëri, ndërsa sipas tij tregon gjendjen e vërtetë të vendit tonë dhe tashmë qeveria nuk fshihet dot. Boçi tha se në raport theksohet kapja e drejtësisë nga pushteti. “Kërkesa ynë për mocion me debat niset nga fakti që Dash është një nga raportet më të rënda ju do thoni që raportet janë të përvitshme, por si kësaj here rëndesa nuk…
Kina po ndjek me shumë vëmendje se si po reagojnë Uashingtoni dhe bota ndaj agresionit rus të Ukrainës, por ende nuk e kanë kaluar kufirin e dhënies së ndihmës vdekjeprurëse për Moskën, tha të mërkurën Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Duke folur pas vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Moskë, zoti Blinken tha në një seancë në Senat se nëse Rusia do të tolerohej pa u ndëshkuar pas sulmit ndaj fqinjit të saj, kjo do të “hapte një kuti Pandore” për agresorët e mundshëm duke i hapur rrugën një “bote konflikti”. “Pasojat e asaj që po…
Subscribe Pas Vlorës, edhe Tirana do të ketë një muze dedikuar historisë, traditës dhe kulturës së hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore. I quajtur muzeu “Besa” në nder të besës që shqiptarët i dhanë këtij populli, ky institucion hap dyert për konkursin për projekt ide, ku do të tërhiqen ekipe ndërkombëtare dhe kombëtare projektuesish arkitektë, restauratorë, pejsazhistë, kurator, etj. EDI RAMA KRYEMINISTER I SHQIPËRISË “Është një vend ku siç tregon i gjithë dokumentacioni historik, banorët nuk dorëzuan asnjë hebre të vetëm tek nazistët. Shqipëria falë kësaj historie të shkruar nga njerëzit e saj është pagëzur me titullin e…
E enjte, 23 Mars 2023 – 13:00 albinfo.ch @pixabay Përveç kostove më të larta të energjisë që hynë në fuqi në vitin 2023, çmimet e energjisë elektrike do të vazhdojnë të rriten në vitin 2024, njoftoi të mërkurën Swissgrid, përcjell albinfo.ch. Rritja do të jetë 146 franga në vitin 2024 për një familje mesatare — më shumë se dyfishi (70 franga) aktualisht. Faturës do t’i shtohen edhe tarifa të tjera për të mbuluar shërbimet e rrjetit, si dhe kompensim për rezervat hidroelektrike dhe termocentralet rezervë.
Cristiano Ronaldo zbuloi se fundi i kohës së tij në Manchester United ishte kalimi më i vështirë i karrierës së tij. Ronaldo u largua nga skuadra e United në fillim të sezonit 2022-23, duke bërë 10 paraqitje dhe katër startime, shkruan Goal. Ai u nda me klubin, duke nënshkruar një marrëveshje me Al-Nassr të Saudi Pro League që do të zgjasë deri në vitin 2025. “Ndonjëherë duhet të kalosh disa gjëra për të parë se kush është në anën time. Në një fazë të vështirë mund të shohësh se kush është në anën tënde. Nuk e kam problem të them,…
Kevin Hill një 55-vjeçar ka treguar eksperiencën e tij, ku sipas tij u rikthye nga vdekja gjatë një ndërhyrje nga mjekët në spital. Zemra e 55-vjeçarit ndaloi në spital ndërsa po trajtohej për alcifilaksi, një sëmundje serioze, e pazakontë në të cilën kalciumi grumbullohet në enët e vogla të gjakut të indeve yndyrore dhe të lëkurës. Kevin, një shkrimtar nga Derby, Angli tha: Unë nuk po shikoja trupin tim nga poshtë, por isha i ndarë nga trupi im. Isha sikur të isha në sferën shpirtërore, isha i vetëdijshëm për atë që po ndodhte, por kisha aq shumë paqe. E dija…
