Autor: TV News
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur deputetit të PD Luçiano Boçi, i cili kërkoi mocion me debat për raportin e DASH për Shqipërinë. Balla tha se mazhoranca është e gatshme dhe mocioni me debat të bëhet sipas procedurave ligjore. Ai më tej shtoi se pjesë e diskutimeve të jetë edhe raporti i DASH, por edhe çështja “non grata”. “Në kërkesë kanë përjashtuar nga firma krye ‘non grata-n’ tregon një reflektim në raportin me DASH. Kuvendi duhet ta vlerësojë dhe ta shqyrtojë në procedurë. Nuk kemi përpara një kërkesë për mocion me…
Qindra mijëra njerëz kanë vendosur të vazhdojnë grevat dhe protestat në Francë të enjten, pasi presidenti Emmanuel Macron u zotua të çojë përpara planin e tij për reformën e pensioneve, pavarësisht nga përshkallëzimi i zemërimit në të gjithë vendin. Protestat kundër legjislacionit, i cili rrit moshën e daljes në pension me dy vjet, kanë tërhequr turma të mëdha në protesta të organizuara nga sindikatat që nga janari. Sindikatat e punëtorëve thanë se dita e nëntë e veprimit mbarëkombëtar të së enjtes do të tërheqë turma të mëdha kundër atyre që ata i përshkruajnë si “përbuzje” dhe “gënjeshtra” të…
Ka ndërruar jetë mesditën e sotme Mimika Luca, aktorja e madhe e skenës shqiptare. Aktorja e njohur ka mbyllur sytë në moshën 85-vjeçare. Mimika Luca, cilësohet si një aktore shumëdimensionale si në teatër ashtu edhe në kinematografi. Ajo u lind më datë 24 dhjetor të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës. Gjatë fëmijërisë së saj ka kaluar shumë vështirësi ku edhe përfundoi në strehën vorfnore. Megjithatë, ajo arriti të ndiqte pasionin e saj për artin dhe sidomos atë për baletin. Ajo ka interpretuar si balerinë së skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit nga viti 1951 deri…
Një çift të dashuruarish më në fund kanë arritur të martohen pas gjashtë dekadash pasi prindërit e tyre anuluan fejesën. Len Allbrighton, 79 vjeç dhe Jeanette Steer, 78 vjeç, patën një rrugë të vështirë dhe me pengesa derisa arritën të martohen, por tashmë ata janë më të lumtur se kurrë. Çifti u takua për herë të parë në vitin 1963 kur Len ishte 19 vjeç dhe Jeanette 18. Ata punonin si infermiere praktikante në Spitalin St Mary në Newport në Isle of Wight dhe thanë se ranë në dashuri me shikim të parë. Brenda disa muajsh nga takimi i tyre,…
Vijon puna për rikonstruksionin e rrugëve në kryeqytet. Ekipet e Bashkisë së Tiranës kanë nisur punën për rikonstruksionin e rrugës “Njazi Meka”. Ajo konsiderohet si një prej rrugëve kryesore të njësisë nr. 4, dhe lidh këtë njësi administrative me Paskuqanin. Rruga “Njazi Meka” kishte pësuar disa dëmtime dhe tashmë pritet të rikonstruktohet tërësisht për të mundësuar lëvizjen e lirshme të qytetarëve. Pas projekteve të zhvilluara nga Bashkia e Tiranës në këtë zonë të kryeqytetit, rikonstruksioni i kësaj rruge i jep një pamje të re të gjithë lagjes.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi këtë të enjte se nuk do të negociojë asgjë që bie ndesh me kushtetutën e Republikës së Kosovës, lidhur me dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kurti tha përpara deputetëve se nuk do të përsëriten gabimet e së shkuarës. ALBIN KURTI KRYEMINISTER I KOSOVES Me lejoni t’iu theksoj se premisa bazë si kryeministër është që nuk do të lejoja të negocioja asgjë që nuk është në përputhje me sistemin kushtetues dhe ligjor të Republikës. Apo diçka që synon territorializmin, monoetnicitetin apo krijimin e urave për ndërhyrje të Serbisë në punët…
Kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj iu ka dhënë përgjigje pikëpyetjeve të mëdha lidhur me ecurinë e kësaj force politike në betejën e radhës përballë Partisë Socialiste. Ai ka deklaruar para mediave se prezantimi i kandidatëve nën logon e Partisë së Lirisë nga Berisha është një akti i papranueshëm nga statuti. Ai shtoi se Partia e Lirisë ka punuar për të sjellë kryeministrin Rama në pushtet, ndaj sipas këtij argumenti Alibeaj theksoi se kjo do t’iu hiqte identitetin demokratëve. “PD nuk ka se si të ketë dy kandidatë. Ka vetëm një kandidat. Kandidatët e tjerë mund të…
Ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto ka shprehur mbështetjen e tij për zgjerimin e Bashkimit Evropian, dhe bëri thirrje për përshpejtim të këtij procesi. Ai tha se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor do të ishin tashmë në BE, problemet e emigracionit mund të trajtoheshin në mënyrë më efikase. Këto komente, ai i bëri gjatë një vizite zyrtare në Sarajevë, të mërkurën më 22 mars. Sipas tij, më shumë se 265,000 emigrantë u ndaluan në kufirin jugor të Hungarisë vitin e kaluar. Szijjarto shtoi se emigrimi është pika kryesore e bashkëpunimit midis Ministrisë së Brendshme hungareze dhe Ministrisë…
Subscribe Petro Marko i njohur si shkrimtar i brezit të humbur është kujtuar në 110-vjetorin e tij të lindjes. Mes mesazheve të lëna përmes rreshtash, e bija e vë theksin tek vlerësimet e munguara për shkrimtarin. ARIANITA MARKO E BIJA E PETRO MARKOS “Jam pak si e vrarë shpirtërisht sepse në momente të tilla gjithmonë kujtoj ato që ka hequr ai dhe momentet e tij. Një nga vuajtjet e një shkrimtari është kur të heqin të drejtën e botimit, nga letërsia shqipe dhe nga shkollat, dhe rri me vite që mos të kujtohet nga lexuesit, më…
E mërkurë, 22 Mars 2023 – 23:55 albinfo.ch Kosova ka marrë garanci të forta ndërkombëtare se me asociacionin nuk do të krijohet niveli i tretë i pushtetit dhe nuk do të preken vijat e kuqe të funksionimit kushtetues, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.“Kemi marrë garanci të forta që asociacioni do të jetë një lloj forumi. Por, nësë kërkohet që asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive ose të bëhet me ndryshime kushtetues, mendoj që asgjë më nuk ka vlerë dhe vendi duhet të shkoj në zgjedhje”, thekson ai. Konjufca, thotë se kërkesa për asociacion, përveç faktit se është paraparë…
