Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Arritje për shkollën “Bajram Shabani” – Besa Ibrahimi udhëheq nxënësit në vendet e para në “Kangaroo 2026”

19 Prill, 2026

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, anija e kompanisë franceze qëllohet me paralajmërim

19 Prill, 2026

Trump thotë se është kapur një anije iraniane që u përpoq të kalonte bllokadën amerikane

19 Prill, 2026

Sistemi “Qytet i Sigurtë” rezulton efikas, kalimi në semafor të kuq shënon rënie prej 68%

19 Prill, 2026

Ali Ahmeti ngre alarmin për rrezikimin e Marrëveshja e Ohrit

19 Prill, 2026

PDSH zgjodhi kryetarin e degës në Likovë

19 Prill, 2026

Presidenti Begaj pret Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke, theksohet aleanca strategjike në NATO

19 Prill, 2026

Salianji thirrje Berishës nga Kukësi: Dil dhe përballu në garë, ballafaqo premtimet e tua me demokratët!

19 Prill, 2026

Arrestohet pronari i “Tinex” Vladimir Todoroviq, ja për çfarë akuzohet

19 Prill, 2026

“Vendet e Gjirit do të dalin më të forta”, Rama nga Abu Dhabi: Në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe në kohë tensioni

19 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 20 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Presidenti Pendarovski nënshkroi dekretin e Ligjit të ri për amnisti

TV NewsBy TV News23 Mars, 2023 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti Stevo Pendarovski sot e nënshkroi Dekretin e Ligjit të miratuar për amnisti, i cili parasheh që personat e dënuar për veprat penale nga neni 205 “Transmetimi i sëmundjes ngjitëse” dhe neni 206 “Mos respektimi i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë” të Kodit Penal, gjatë pandemisë Covid-19, që gjoba ose dënimi me burg të zëvendësohet me një masë alternative të dënimit me kusht, transmeton Portalb.mk.

Sipas këtij ligji, personat të cilëve gjoba u është mbi 1000 euro ose dënimi i shqiptuar u është zëvendësuar me dënim me burgim, do të dënohen me kusht prej tre vjetësh, ndërsa ata persona të cilëve gjoba u është deri në 1000 euro ose dënimi i shqiptuar u është zëvendësuar me burg, do të marrin dënim me kusht prej dy vjetësh, gjatë të cilit nuk duhet të kryejnë vepër të re penale.

Pas tre, gjegjësisht dy vjetësh të dënimit me kusht, do të marrin edhe personat që kanë paguat një pjesë të gjobës mbi 1000 dhe deri në 1000 euro, me çka lirohen nga pagimi i pjesës tjetër të gjobës, nëse nuk kryejnë vepër të re penale.

Në periudhën nga 01.01.2020 deri më 30.06.2022, 1.223 persona janë dënuar me gjobë prej 123.000 denarë. Sipas rregulloreve ligjore, nëse gjobat e vendosura nuk plotësohen brenda 2 viteve, gjyqtari për ekzekutimin e sanksioneve i zëvendëson me vendim me burgim. Për shkak të mos pagesës së gjobës, Gjykata Themelore Penale ka marrë vendime zëvendësuese, me të cilat gjoba është zëvendësuar me dënim me burg për 280 persona. Pas të njëjtave vendime janë dhënë 205 akte referimi për vuajtje të dënimit me burg.

Ligji nuk parashikon amnisti për personat juridikë dhe personat përgjegjës në personat juridikë të dënuar me vendim të formës së prerë me gjobë, për veprat e nenit 205 dhe nenit 206 të Kodit Penal.

Amnistia ekziston dhe aplikohet në shumë vende evropiane, ndërsa në vendin tonë që nga momenti i pavarësisë së saj janë miratuar disa ligje për amnisti.

Nëpërmjet amnistisë mundësohet korrigjimi i gabimeve gjyqësore në mënyrë të shpejtë dhe efikase në raste të caktuara.

Qytetarë të shumët që kanë shkelur orën policore gjatë pandemisë dhe që nuk kanë paguar gjobat janë thirrur për të vuajtur dënimin me burg. Për këtë fenomen ka reaguar edhe Komiteti i Helsinkit, së bashku me Asociacionin e Juristëve të Rinj të Maqedonisë, të cilët kanë kërkuar që urgjentisht të miratohet ligji për amnisti për këta persona.

Lexuar: 120

Lajme te ngjashme

Arritje për shkollën “Bajram Shabani” – Besa Ibrahimi udhëheq nxënësit në vendet e para në “Kangaroo 2026”

Sistemi “Qytet i Sigurtë” rezulton efikas, kalimi në semafor të kuq shënon rënie prej 68%

Ali Ahmeti ngre alarmin për rrezikimin e Marrëveshja e Ohrit

PDSH zgjodhi kryetarin e degës në Likovë

Arrestohet pronari i “Tinex” Vladimir Todoroviq, ja për çfarë akuzohet

“Lidhja shqiptare”, partia e re e Selës?

Lajmet e fundit

Arritje për shkollën “Bajram Shabani” – Besa Ibrahimi udhëheq nxënësit në vendet e para në “Kangaroo 2026”

19 Prill, 2026

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, anija e kompanisë franceze qëllohet me paralajmërim

19 Prill, 2026

Trump thotë se është kapur një anije iraniane që u përpoq të kalonte bllokadën amerikane

19 Prill, 2026

Sistemi “Qytet i Sigurtë” rezulton efikas, kalimi në semafor të kuq shënon rënie prej 68%

19 Prill, 2026

Ali Ahmeti ngre alarmin për rrezikimin e Marrëveshja e Ohrit

19 Prill, 2026

PDSH zgjodhi kryetarin e degës në Likovë

19 Prill, 2026

Presidenti Begaj pret Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke, theksohet aleanca strategjike në NATO

19 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.