Autor: TV News

E diel, 26 Mars 2023 – 14:20 albinfo.ch Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Preaidenca e Shqipërisë njofton se u bisedua rreth negociatave të zhvilluara së fundmi në Ohër mes Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Presidenti Begaj përshëndeti lidershipin, maturinë dhe kurajën e treguar nga Kryeministri Kurti dhe ekipi negociator i Republikës së Kosovës, për ta pranuar planin evropian, si dhe për ta nënshkruar e zbatuar atë, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch. Më tej, Bajram Begaj shprehu besimin se zotimi i marrë nga palët në Ohër do të respektohet plotësisht, ndërkohë…

Read More

Ngrohja e motit ka rikthyer fluksin në bregdet këtë fundjavë. Në Durrës, qytetarët po shijojnë rrezet e diellit dhe shëtitjen buzë detit. Temperaturat nuk i kalojnë 17 gradë Celsius, por disa kanë guxuar duke notuar në det, ndonëse uji është ende i ftohtë. Nga ana tjetër peshkatarët nxitojnë të kthehen këtë pasdite nga gjuetia në det të hapur, pasi fillimi i javës do të ofrojë kushte të tjera atmosferike. Sipas shërbimet meterologjike, java e ardhshme do të shoqërohet me vranësira dhe reshje shiu. Top Channel

Read More

Sonte Europa futbollistike do të njohe 2 ekipet e para cerekfinaliste të Uefa Champions League.   Tring do të sjelle ekskluzivisht në orën 21:00 duelet e kthimit Chelsea-Dortmund dhe Benfika-Bryzh.Vëmendja më e madhe natyrisht është e përqëndruar tek përballja e madhe anglo-gjermane në Stamford Brixh.   Gjermanet fituan takimin e parë në shtëpi 1 me 0 falë një goli të Adejemit, por suksesi ishte minimalist ndaj sonte kemi një beteje të vërtete në Londër.   Ndonëse Chelsea i Graham Poter ka pësuar 6 humbje deri tani në këto dy muaj, bateritë e skuadrës angleze janë të përqëndruara totalisht në champions,…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në fshatrat Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël, ku 24 vite më parë, forcat ushtarake serbe masakruan 243 persona, ndërsa shkatërruan qindra banesa.   Nga kompleksi i të rënëve Kurti tha se humbjet e jetëve dhe vuajtjet nuk do të harrohen kurrë por në të njëjtën kohë drejtësia dhe rehabilitimi do të jenë prioritete të qeverisë së tij.   ALBIN KURTI KRYEMINSTER I KOSOVES   Dy janë preokupimet tona kryesore,  e para është hapja e arkivave në Beograd me që  atje është e vërteta për planet gjenocidale të Serbisë që rezultuan…

Read More

24 orë para se të skadojë afati për dorëzimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 majit, grupi i demokratëve që mban logon zyrtare të PD ende nuk ka një vendim si do të garojë në këtë betejë elektorale.   Mbledhja e Kryesisë përfundoi në orën 2 të mengjesit pa asnjë konkluzion, për shkak të debateve të ashpra mes dy grupimeve; grupimit që kërkon që të mos përçahet vota e opozitës dhe të mbështeten kandidatët e primareve dhe grupimit që kërkon që të garohet me kandidatë për kryetarë bashkie në të gjithë vendin.   Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi…

Read More

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, njoftoi të shtunën se ka arritur marrëveshje me homologun e tij Lukashenko për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e Bjellorusisë.   Për mediat ruse, Putin është shprehur se do të përfundojë ndërtimin e një objekti të posaçëm magazinimi për keto armë në Minsk deri në fillim të korrikut.   VLADIMIR PUTIN PRESIDENT I RUSISE   “Ne i kemi dorëzuar Bjellorusisë sistemin tonë të njohur dhe shumë efektiv Iskander që mund të mbajë armë bërthamore. Më 3 prill do të fillojmë trajnimin e ekipit dhe më 1 korrik do të përfundojmë ndërtimin e një…

Read More

E diel, 26 Mars 2023 – 13:20 albinfo.ch Tash e disa javë, punëtorët e Postës në Bernë janë duke shkuar në punë me taksin, të cilin e paguan vetë vendi i punës. Sipas llogaritjeve të deritanishme, për distancën 1.3 kilometra nga stacioni i trenit, kostoja është 10 mijë franga në muaj, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, shumë punonjës duket se e konsiderojnë këtë si një paturpësi. “Është një shëtitje mjaft e gjatë nga dhe në stacionin e trenit dhe qendrën e qytetit, veçanërisht për udhëtarët dhe mysafirët”, shkruan zyra për media e Swiss Post. Shkuarja në stacionin e autobusit Henkerbrünnli…

Read More

Akrepat kanë shkuar një orë para këtë të diel në mëngjes, me rikthimin e orës verore. Për herë të parë, ora verore u provua në Gjermani në vitin 1916, duke nisur nga 30 prilli deri në 1 tetor. Britanikët e morën dhe ata modelin por zgjodhën atëherë një periudhë tjetër për ta zbatuar, 21 maj – 16 tetor. Të parët sidoqoftë që e tentuan këtë sistem por në shkallë më të vogël, ishin banorët e qytetit Thunder Bay në Kanada korrikun e 1908. Ndryshimi i orës verore krijon mundësinë të shijohet më shumë dita dhe rrezet e diellit. Si ligj,…

Read More

Chelsea dhe Benfica janë dy ekipet e para, që siguruan biletat për në fazën çerekfinale të Champions League.   Dueli më i bukur i mbrëmjes së të martës, transmetuar në Tring, ishte ai i Londrës, ku Chelsea fitoi 2 me 0 ndaj Dortmund, duke përmbysur kështu gjermanët, që kishin fituar në shtëpi 1 me 0.   Kualifikim mëse i merituar i bluve, të cilët ashtu sikurse edhe në ndeshjen e parë luajtën më mirë sesa kundërshtar. Sidomos në pjesën e parë, kur e bombarduan Dortmundin, duke krijuar raste të shumta për shënim, përfshirë një shtyllë dhe një gol të anuluar…

Read More

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbërritur këtë të dielë në Tiranë, ku do të zhvillojë një sërë takimesh me krerët e shtetit.   Kurti ka mbërritur në presidencë, ku është pritur nga Bajram Begaj. ë fokus të bisedimeve pritet të jetë marrëveshja me Serbinë.   Më tej do të zhvillojë takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.   Me këtë të fundit, Kurti pritet të takohet në Kuvendin e Shqipërisë.   Sipas informacioneve, në takimin Rama-Kurti, në fokus do të jetë marrëveshja e pafirmosur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.   Po kështu Kurti…

Read More