Autor: TV News
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka prezantuar në Përrenjas kandidaten Suzana Topi, e cila u zgjodh nga primaret, por është një prej 4 kandidatëve që përkasin Partisë së Lirisë. Duke pasur në krah edhe drejtuesit demokratë të kësaj zone, Meta deklaroi se kandidatët e koalicionit “Bashkë fitojmë” së bashku me ekipin e kandidatëve për këshillat bashkiakë do të fitojnë betejën e 14 majit. ILIR META KRYETAR I PARTISE SE LIRISE “Fakti që koalicioni ka një listë për këshillin bashkiak është shumë favorizues për të arritur fitoren në të gjithë Shqipërinë.” Meta solli në…
Të paktën 26 persona kanë vdekur në Misisipi dhe Alabama pas një tornado goditi shtetet në jug të Shteteve të Bashkuara. Përpjekjet për kërkim-shpëtim po vazhdojnë dhe autoritetet në Misisipi kanë shpallur gjendje emergjente. Në Rolling Fork, vetura të shkatërruara, tulla shtëpish dhe gjësende të tjera janë parë në rrugë, teksa ky qytet është shkatërruar pothuajse i tëri. Në qarkun Sharki, shtëpitë janë shkatërruar nga tornadoja. Tornadoja goditi në mes të natës, në kohën kur banorët po flinin dhe nuk kishin dëgjuar alarmet paralajmëruese. Për shumë banorë, treguesi i parë se diçka nuk ishte në rregull…
E diel, 26 Mars 2023 – 15:40 albinfo.ch Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël, në 24 vjetorin e masakrave në këto fshatra. “Zemrat e copëtuara të nënave, grave, motrave e fëmijëve të Krushës së Madhe dhe asaj të Vogël, ende kërkojnë drejtësinë e munguar, 24- vjet nga mizoria e regjimit gjenocidal të Serbisë” tha Osmani. Ajo shtoi se asnjëherë nuk do të heshtin derisa drejtësia të vihet në vend, derisa të zbardhet fati i intelektualit Ukshin Hoti dhe të të zhdukurve të tjerë me dhunë, transmeton albinfo.ch. “Këtë ia…
Me 3 ndeshjet e zhvilluara dje, ka startuar java e 25 e kampionatit italian të futbollit. Sfida më e rëndësishme ishte përballja mes Fiorentinës dhe Milanit. Një takim që riktheu kuqezinjtë në ujëra të turbullta. Ishte ekipi i Fiorentinës, që vuri diktat në pjesën e parë, duke shenjestruar disa herë portën e Milanit, por ishte meritë e portierit, që mbajti rrjetën e paprekur në pjesën e parë. Me fillimin e fraksionit të dytë të ndeshjes, në min e 48, Fiorentina kaloi në avantazh me anë të Gonzales, që ktheu në gol një penallti, në favor të ekipit vjollcë.…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me homologun e tij Albin Kurti. Në një postim në rrjetin social, Rama shkruan se në fokus të diskutimit të tyre ka qenë marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilën ai shprehu mbështetjen e qeverisë shqiptare. Shefi i qeverisë bëri me dije se mes tij dhe Kurtit është arritur dakorësia që mbledhja e ardhshme mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë të mbahet në muajin qershor. Me mikun e posaçëm, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë drekës së sotme ku diskutuam me detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e…
Rusia dhe Kina nuk po krijojnë një aleancë ushtarake dhe nuk po fshehin asgjë, në kuptim të bashkëpunimit ushtarak, tha presidenti rus, Vladimir Putin, në një intervistë të transmetuar të dielën nga televizioni shtetëror rus. Putin dhe presidenti i Kinës, Xi Jinping, thanë se shtetet e tyre kanë miqësi dhe u zotuan për lidhje më të ngushta, gjatë takimit të tyre në Moskë në fillim të kësaj jave, në kohën kur Rusia po përpiqet të shënojë fitore në atë që e quan “operacion të posaçëm ushtarak” në Ukrainë. “Ne nuk po krijojmë ndonjë aleancë ushtrake me Kinën”, citohet…
Një renditje e re ndërkombëtare ka bërë që Zvicra të renditet mbi fqinjët e saj gjermanishtfolës, Austrinë dhe Gjermaninë, kur bëhet fjalë për sa e lehtë është për banorët e huaj të fillojnë jetën në vend E diel, 26 Mars 2023 – 14:00 albinfo.ch (KEYSTONE/Martin Ruetschi) Një renditje e re nga rrjeti më i madh global i emigrantëve InterNations, i cili shqyrtoi vendet më të mira dhe më të këqija për të filluar jashtë vendit si rezident i huaj, zbuloi se gjetja juaj në Zvicër është shumë më e lehtë sesa në Gjermani dhe Austri. Duke mbuluar temat e strehimit,…
Nedim Bajrami hero i Sassuolos. Fantazisti i kombëtares shqiptarë shënoi golin e fitores 3 me 2 të skuadrës së tij kundër Cremoneses, në një sfidë përmbyllëse të javës së 25 të Serie A. Dueli i transmetuar në Tring, në fakt ishte i luftuar dhe me mjaft emocione në stadiumin Mapei. Dy golat e vendasve në pjesën e parë shënuar nga Lorient dhe Fratesi, në minutat 26 dhe 41, dhanë përshtypjen e një trepikëshi të lehtë për Sassuolon. Mirëpo miqtë nga Cremona të etur për pikët e mbijetesës reaguan fort dhe barazuan falë një dygolëshi të Desers në…
Tirana numëron pemën e 1 miliontë të mbjellë ne parkun e liqenit artificial. Kryebashkiaku Veliaj tha se objektivi për të arritur deri në fund të 2030, 2 milion pemë do të jetë sfida e viteve të vijim, ndërsa shtoi se pritet të hapet dhe Parku i Farkës Më herët, Veliaj në një videomesazh për qytetarët është ndalur tek disa tregues ekonomik që sipas tij kontribuojne me 50% të prodhimit të brendshëm bruto. “Tirana ka përjetuar një rritje të konsiderueshme ekonomike dhe përballoi me shumë sukses sfidat që erdhën nga faktorë të jashtëm, që s’i kishte në dorën e…
Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se nuk ka indikacione se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore, pasi Moska njoftoi se do të dislokojë armë bërthamore taktike në Bjellorusi. “Kemi parë raportime për njoftimin e Rusisë dhe do të vazhdojmë të monitorojmë këtë situatë”, tha Departamenti amerikan i Mbrojtjes përmes një deklarate. “Ne nuk kemi parë asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë strategjik bërthamor, apo ndonjë indikacion se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore. Ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar në mbrojtjen kolektive të aleancës së NATO-s”, tha SHBA-ja. Më 25 mars presidenti rus, Vladimir Putin,…
