Autor: TV News

Koha fluturon kur je duke u argëtuar. Angeline Jolie kaloi tre orë të tëra duke biseduar me trashëgimtarin miliarder David Mayer de Rothschild ndërsa ishte në një takim dreke në Malibu, Kaliforni, të enjten. Në fotot e siguruara nga Page Six, ylli i filmit “Maleficent”, 47 vjeçe, shihej duke buzëqeshur teksa dilte nga pika e njohur e famshme Nobu me ambientalistin britanik, 44 vjeç, pranë saj. Për daljen, Jolie kishte veshur një fustan të zi elegant me prerje që i tregonin mesin e saj. Ajo e kombinoi look-un edhe me taka të zeza dhe syze dielli. Paparazzi këputi yllin e…

Read More

Përtej vuajtjes, Barcelona mori një fitore të çmuar kundër Bilbaos në transfertë, duke shkuar në + 9 kundrejt Realit ndjekës në La Liga.   Sukses mjaft i rëndësishëm për katalanasit, duke qenë se me këtë diferencë shkon më e qetë në El Clasico, javën që vjen. Ndeshje tepër e luftuar me baskët, që ndonëse vuajtën qarkullimin e topit të Barcelonës, duke qenë kërcënues në disa raste.   Sidomos në minutën e 32 kur Ter Shtegen iu përgjigj gjuajtjes së Inaki Uillimas, e më pas në goditjen nga këndi që pasoi Raul Garsia, goditi shtyllën e Barçës. Ndonëse një pjesë e…

Read More

Hyn në fuqi Dekreti për uniformat dhe shenjat në uniformat e policisë, të cilën Qeveria e miratoi para një viti në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në kryeqytet-Shkup dhe në komunat ku jetojnë së paku 20 për qind të komunitetit. Kjo u bë e ditur edhe në njoftimin e Gazetës Zyrtare. “Në qytetin e Shkupit, në komunat në qytetin e Shkupit dhe në komunat në të cilat së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase, shenjat në uniformën bazë janë: mbishkrimi „ПОЛИЦИ”, “POLICIA”, “POLICE”, mbishkrimi „СООБРАКА|НА ПОЛИЦИА”, “POLICIA E TRAFIKUT”, “TRAFFIC POLICE”, emblema…

Read More

Partia Socialiste pas shumë diskutimeve brenda strukturave ka zyrtarizuar kandidatët e saj për zgjedhjet vendore të 14 majit. Në një pjesë të  bashkive kryesore dhe më të mëdha të vendit, PS ka vendosur që të shkojë me emrat e “vjetër”.   Ndryshime ka pësuar Bashkia e Divjakës ku nuk do të rikandidojë kreu aktual Fredi Kokoneshi, por vendosur Josif Gorrea. Kjo bashki mësohet se ka ngjallur mjaft diskutime mes drejtuesve të këtij qarku.   Ndryshimet kanë prekur dhe Bashkinë Patos, ku nuk do të ketë një rikandidim të Rajmonda Balilajt, por PS do të përfaqësohet nga Fatjon Duraj.    …

Read More

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Moska ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e aleates së ngushtë, Bjellorusisë, e cila kufizohet edhe me Rusinë, edhe me Ukrainën.   Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, më 25 mars citoi Putinin të ketë pohuar se nuk ka “asgjë të pazakontë” sa i përket këtij hapi, dhe se ai nuk shkel traktatet ekzistuese kundër përhapjes së armëve bërthamore.   “Jemi marrë vesh me [sundimtarin bjellorus, Alyaksandr] Lukashenka që të vendosim armë bërthamore taktike në Bjellorusi, pa shkelur regjimin e mospërhapjes”, është cituar të ketë thënë udhëheqësi rus,…

Read More

E shtunë, 25 Mars 2023 – 21:40 albinfo.ch Pixabay Suita Gorqi, 21-vjeçare, i kalon deri në 15 orë në ditë në TikTok. Ajo është vetëm një prej miliona bashkëmoshatarëve të saj në botë që kalojnë kohë të konsiderueshme në këtë aplikacion me video të shkurtra. Arsyet janë pa fund: për qejf, punë, për të sfiduar veten, e plot arsye të tjera, shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch. Për Suitën qëndrimi në TikTok i është kthyer në punë. Ajo, përveç përmbajtjes në llogarinë e saj, menaxhon edhe llogaritë e disa kompanive në Kosovë, ajo thotë se po tenton të limitojë…

Read More

Reperi i njohur amerikan i viteve 1990-të Snoop Dogg duket se ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e një seriali televiziv, saktësisht telenovelën e vjetër konservatore britanike ‘Coronation Street’, e cila ndiqet kryesisht nga mosha më të mëdha atje dhe ndjek ngjarjet e personazheve në “Rruga Coronation”, në një zonë te trilluar pranë Manchester, në veri te Britanisë. 51-vjeçari amerikan ka thënë së fundmi se është një tifoz i zjarrtë i programit dhe se do të dëshironte të ishte pjesë e tij, duke luajtur “çfarëdo roli që të kishin nevojë” shkruajnë mediat britanike. “Më pëlqen shumë ‘Coronation Street’. Nëse…

Read More

Juventus rikthehet tek fitorja në Serie A, duke shkurtuar me 4 pikë diferencën nga Atalanta e vendit të gjashtë, zonë e cila të çon në Uefa Europa League.   Megjithatë me pikët e fituara në fushë, pa llogaritur penalitetin e rëndë, Juventus duhet të ishte në vendin e dytë, me 52 pikë.   Në pritje të vendimit të gjykatës për të kuotuar, nëse 15 pikët e penalizimit do t’i kthehen apo jo, bardhezinjtë po bëjnë detyrën.   Në Alianz në Torino, këtë herë e ka pësuar Sampdoria e Stankoviç, e cila u mposht 4 me 2. Të zotët ë shtëpisë…

Read More

Partia Socialiste ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 14 Majit.   Në një dalje publike pas mbledhjes së kryesisë së PS koordinatorja për Qarkun Dibër, bëri publik emrat.   Në Bashkinë Dibër është rikonfirmuar kandidat për një mandat të plotë kryetari aktual Rahim Spahiu.   Në Bashkinë Mat do të rikandidojë për një mandat të dytë kryebashkiaku aktual, Agron Malaj.   Kryetari aktual i Bashkisë Klos, Ilmi Hoxha nuk do të rikandidojë ndërsa kandidate e PS me 14 Maj do të jetë Valbona Kola, aktualisht drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore Klos, ish kandidate në…

Read More

Pronari i Wagner Group, Yevgeny Prigozhin bëri me dije këtë të shtune se mbi 5 mijë të burgosur janë falur dhe kanë përfunduar kontratat me forcat ruse.   “Për momentin, më shumë se 5,000 njerëz kanë përfunduar kontratën e tyre me PMC Wagner dhe janë falur”, tha Prigozhin në një mesazh audio të publikuar në kanalin e tij Telegram. “Përqindja e personave që kanë kryer një vepër penale gjatë muajit është 10-20 herë më pak se shifrat standarde para operacionit special”, tha ai.   Ushtria private e Prigozhin-it mbështetej në rekrutimin e të dënuarve nga burgjet ruse me një premtim…

Read More