Autor: TV News
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka bërë të ditur se Serbia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje në parim për hapjen e përfaqësive konsullore në Shkodër dhe Bujanoc. Në një intervistë për “Radio Beogradin”, Gjuriqi ka thënë se është i kënaqur me bisedimet që ka zhvilluar me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha. “Jam i kënaqur që pata bisedime shumë të mira me ministrin e ri të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, me të cilin arritëm një marrëveshje në parim për hapjen e zyrave konsullore në Shkodër dhe Bujanoc”, deklaroi ai. Bujanoci, së bashku me…
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka zbuluar se Kosova është në kontakte me tre talentët e Bayern Munichut: Arijon Ibrahimović, Erblin Osmani dhe Yll Gashi. 👀 Nëse gjithçka përfundon me sukses, kjo mund të jetë treshja e dytë që i bashkohet Kosovës nga një klub gjerman, pas treshes së Hoffenheimit. A do të ishte kjo një nga goditjet më të mëdha të Kosovës për të ardhmen?
Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 61-të, teksa edhe këtë pasdite qytetarët do të mblidhen para godinës së Kryeministrisë për të vijuar mobilizimin e përditshëm. Ajo që nisi si një reagim ndaj zhvillimeve në Zvërnec është shndërruar në një lëvizje të përditshme qytetare, e cila prej më shumë se dy muajsh mban në rrugët e Tiranës protestues që kundërshtojnë qeverinë dhe atë që ata e cilësojnë si kastën politike. Gjatë 60 ditëve të fundit, protestat janë shoqëruar me tubime, marshime në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, zhvillimin…
21 Ylli amerikan i muzikës pop, Katy Perry, përjetoi një nga momentet më të pazakonta të karrierës së saj gjatë performancës në festivalin Isle of MTV Malta, kur një truk spektakolar skenik mori një drejtim krejtësisht të papritur. Gjatë performancës së hitit “I Kissed a Girl”, këngëtarja hyri brenda një shisheje gjigante transparente të fryrë që supozohej të “fluturonte” mbi publikun dhe të kthehej në skenë. Megjithatë, fansat filluan ta mbanin shishen në drejtim të kundërt, duke e shtyrë Katy-n më larg skenës në vend që të shkonte drejt daljes së planifikuar. Pamjet që u përhapën me shpejtësi në mediat…
Dronët ukrainas goditën objektiva në disa zona brenda Rusisë më 29 korrik, përfshirë një rafineri nafte dhe një qendër logjistike që i përket shitësit më të madh online të Rusisë, Wildberries, teksa Kievi po zgjeron fushatën e tij të sulmeve me rreze të gjatë veprimi për të rritur presionin mbi Moskën që të negociojë për përfundimin e luftës, që ka nisur mbi katër vjet më parë. Sipas kanaleve ruse dhe ukrainase të monitorimit, një qendër logjistike e Wildberries në rajonin e Rjazanit u godit në atë që raportohet të jetë të paktën sulmi i dhjetë ndaj objekteve që i përkasin…
Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me situatën në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke e cilësuar atë si një cenim të shtetit të së drejtës dhe një kërcënim për një investim strategjik në Shqipëri, raporton GazetaBlic.Pacolli ka deklaruar se projekti po mbahet peng nga veprime të kundërligjshme, ndërsa ka kërkuar nga institucionet shqiptare që të ndërhyjnë për rikthimin e rendit ligjor dhe mbrojtjen e investimit të kompanisë zvicerane Mabco.Ai ka bërë thirrje për hetime të plota dhe transparente nga institucionet përgjegjëse, duke paralajmëruar se vonesat po shkaktojnë dëme financiare dhe reputacionale për projektin dhe Shqipërinë si destinacion investimesh.Postimi i plotë:Ajo që…
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, deklaron se të pagjeturit janë plaga më e madhe e shoqërisë sonë dhe bardhja e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit është detyrë e jona kombëtare.Si rrjedhojë, Haradinaj deklaron se “varreza masive në fshatin Kalludër të Zubin Potokut kërkon hetim serioz, profesional dhe angazhim të pandalshëm për të detyruar Serbinë që të hapë arkivat ushtarake dhe të tregojë vendndodhjen e trupave”.Tutje, Haradinaj është shprehur; “Nuk mund të ketë paqe të plotë pa u zbardhur fati i secilit të zhdukur. Në çdo tryezë diskutimi kjo duhet të jetë tema kryesore për t’ia rikujtuar…
Një akt i jashtëzakonshëm guximi i një rojtari të plazhit 16-vjeçar në Kaliforni ka tërhequr vëmendjen në mbarë Shtetet e Bashkuara, ndërsa Presidenti Donald Trump ka njoftuar se do ta ftojë adoleshentin në Shtëpinë e Bardhë dhe do ta nderojë me një çmim të lartë civil, përcjell albinfo.ch. Ngjarja ndodhi në plazhin Seabright State Beach në Santa Cruz, ku një djalë rreth 10 vjeç u mor nga dallgët e fuqishme dhe u tërhoq drejt detit. Pa hezituar, 16-vjeçari u hodh në ujë dhe luftoi për më shumë se dy minuta me dallgët e forta, duke e mbajtur fëmijën mbi sipërfaqen…
UEFA nuk ka marrë asnjë masë disiplinore ndaj Larne dhe Crvena Zvezdës pas incidentit të ndodhur në ndeshjen e javës së kaluar në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, ku në tribunat e stadiumit u shfaq një flamur me mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Pavarësisht reagimeve që shkaktoi shfaqja e flamurit, shtëpia evropiane e futbollit nuk ka njoftuar për hapjen e ndonjë procedure disiplinore dhe as nuk ka përfshirë rastin në vendimet e fundit të Komisionit Disiplinor.Kjo nuk është hera e parë që në stadiume shfaqen mesazhe të tillë politike dhe aspak të përshtatshme. © BalkanWeb
26 Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Selin, ka komentuar intervistën e moderatores Brikena Selmani me Gretën në emisionin “Top Arena”, duke kritikuar mënyrën e drejtimit të bisedës dhe disa prej pyetjeve të bëra. E ftuar në “Pushime on Top”, Selin u ndal te pyetja e Brikenës drejtuar Gretës, nëse ish-banorët vazhdonin ende të flisnin për të pas përfundimit të reality show-t. Sipas Selinit, vetëvlerësimi është i rëndësishëm, por nuk duhet të krijojë bindjen se gjithçka rrotullohet rreth një personi. “Është në rregull kur e vetëvlerëson veten, por njeriu duhet të qëndrojë me këmbë në tokë”, u shpreh ajo. Selin…
