Autor: TV News
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nderoi sot heroin Tahir Sinani, komandantin e UÇK-sëqë ra për çlirimin e Kosovës, vetëm pak muaj pasi në Shqipëri, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në mënyrë të turpshme përdori figurën e dëshmorit për të sulmuar protestën qytetare që tashmë prej 2 muajsh rresht kërkon largimin e qeverisë Rama. Këtë të mërkure në Prishtinë u mbajt Akademia Përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të rënies të komandantit Tahir Sinani që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se është e para e organizuar nga institucionet e Kosovës, përkatësisht nga qeveria. Në fjalën e tij Kurti tha se gjeneral Tahir…
Presidenti i Ukrainës, Volidymyr Zelensky ka paralajmëruar para pak çastesh se Rusia është duke përgatitur një sulm masiv. Për këtë, ai ka njoftuar në një postim në rrjetet sociale, pasi ka thënë se e ka pranuar një raport nga komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës. Zelensky ka shtuar se rusët, tash e disa ditë, janë duke u përgatitur për këtë sulm dhe sipas tij, mund të kryhet sonte. “Është e rëndësishme që partnerët tanë të kuptojnë plotësisht se çfarë po ndodh dhe se mbrojtja e jetëve varet drejtpërdrejt nga gatishmëria e tyre, ose mungesa e saj, për të na ndihmuar…
Deputeti i zgjedhur i Aleancës Besnik Tahiri, deklaroi në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova se kryeministri në detyrë iu ka shpallur luftë mediave. Ai iu referua veprimeve të Albin Kurti, i cili zgjedh të heshtë para gazetarëve dhe të mospërgjigjet sa i përket krijimit të institucioneve. “Ky ka kohë të gjatë që iu ka shpallur luftë mediave. Në kuptimin luftë mediave, nuk ka konferenca, nuk ka intervistime, nuk ka debate, nuk ka ballafaqim”, deklaroi Tahiri. Tahiri theksoi se kjo qeveri nuk i jep llogari as Kuvendit e as qytetarëve.
Deputeti serb i Frontit të Gjelbër-Majtas (ZLF), Dobrica Vesellinoviq, tha sot në Kuvendin e Serbisë, duke kritikuar punën e Qeverisë aktuale, se ajo “po e shtyn zgjidhjen e problemeve të rënda me fqinjët tanë, me Kosovën”, ndërsa kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiq, iu përgjigj se Kosova nuk është “fqinji jonë, por pjesë e Republikës së Serbisë”. “Dua t’u them qytetarëve të Serbisë se gjithçka do të jetë në rregull kur SNS-ja dhe SPS-ja të mos jenë më në pushtet”, tha Vesellinoviq, duke shtuar se po flitet për një dekadë qeverisjeje të një force politike, raporton “Danas”, transmeton Klankosova.tv. Vesellinoviq u…
Senati i SHBA-së votoi me shumicë dërrmuese për të çuar përpara një paketë sanksionesh ndaj Rusisë të frymëzuara nga senatori i ndjerë i Karolinës së Jugut, Lindsey Graham, disa orë pas një shërbimi funeral për ligjvënësin republikan në Uashington, në të cilin mori pjesë presidenti i Ukrainës. Legjislacioni kaloi lehtësisht një votim procedural – i pari nga disa pengesa përpara se të bëhet ligj – me mbështetje dypartiake me një votim 86-12. Njëmbëdhjetë demokratë dhe një republikan, senatori i Kentucky-t, Rand Paul, votuan kundër legjislacionit. Motra e Graham, Darline, e cila u emërua për të mbushur vendin e tij, është…
Anthony Joshua tërhoqi vëmendjen jo vetëm me fitoren ndaj Kristian Prengës, por sidomos me gjestin e veçantë që bëri menjëherë pas përfundimit të duelit. Pasi siguroi triumfin me nokaut në raundin e dytë, ish-kampioni britanik kërkoi flamurin shqiptar dhe e ngriti lart përpara publikut, në shenjë respekti për Prengën dhe tifozët shqiptarë të pranishëm në arenë. Joshua mbajti në njërën dorë flamurin kuqezi dhe në tjetrën atë të Anglisë, ndërsa më pas pozoi përkrah boksierit shqiptar duke bërë edhe simbolin e shqiponjës. Pamjet u pritën me duartrokitje dhe entuziazëm, duke u kthyer në një nga momentet më të bukura të…
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar lokacionin në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, ku është konfirmuar një varrezë masive, duke theksuar se procesi i hetimeve po zhvillohet me profesionalizëm dhe përkushtim, raporton GazetaBlic. Ajo ka falënderuar ekipet që po punojnë në terren dhe ka ritheksuar mbështetjen institucionale për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës. Gërvalla ka theksuar se çështja e të zhdukurve mbetet një nga plagët më të rënda të luftës, ndërsa ka përsëritur se Kosova nuk do të ndalet derisa të zbardhet fati i secilit person të zhdukur. “Nuk mund të…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Kadriu-Deliu, ka deklaruar se pas takimit të kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, është qartësuar pozicioni politik i kësaj partie. Ajo ka thënë se PDK-ja do të mbetet në opozitë dhe nuk do të bëhet pjesë e ndonjë marrëveshjeje politike për krijimin e institucioneve. “Është qartësuar gjithçka pas takimit të Bedri Hamzës me Albin Kurtin. Do të jemi në opozitë dhe kjo e saktëson të ardhmen tonë politike dhe orientimin tonë në rrethanat kur nuk bëhemi pjesë në asnjë matematikë të zhvillimeve të fundit”, ka deklaruar Kadriu-Deliu…
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar luftëtarin e UÇK-së, Tahir Sinani, duke e cilësuar si një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një atdhetar të përkushtuar, raporton GazetaBlic. Limaj ka vlerësuar kontributin e Sinanit në luftën për lirinë e Kosovës, duke theksuar se ai ishte njohës i mirë i artit ushtarak dhe një strateg i shquar. “Krenar që në rrugëtimin tonë për lirinë e vendit përkrah kisha një burrë dhe strateg si Tahir Sinani”, ka shkruar Limaj, duke shtuar se kujtimi për të do të mbetet i paharruar.
Cristiano Ronaldo ka fituar edhe një herë zemrat e tifozëve në mbarë botën me një gjest prekës që tregoi anën e tij njerëzore përtej fushës së futbollit. Gjatë një vizite në Iran me Al Nassr, superylli portugez takoi artisten e njohur iraniane, Fatemeh Hamami, e cila realizon portrete të jashtëzakonshme duke përdorur vetëm këmbët, për shkak të një aftësie të kufizuar të rëndë fizike. Fatemeh është një adhuruese e kahershme e Ronaldos dhe ka fituar famë ndërkombëtare falë talentit dhe vendosmërisë së saj. Pavarësisht sfidave fizike, ajo ka krijuar portrete mbresëlënëse të shumë personaliteteve të njohura, mes tyre edhe të…
