Autor: TV News
E shtunë, 25 Mars 2023 – 21:00 albinfo.ch I(Pool Photo via AP) Autoritetet ruse thonë që kanë arritur marrëveshje me autoritetet bjelloruse për të stacionuar armë nukleare në territorin e këtyre të fundit. Këtë e bëri të ditur të shtunën vetë Vladimir Putin. Ai tha se marrëveshja u arrit me presidentin e Bjellorusisë dhe aleatin e tij më të ngushtë, Aleksander Lukashenko, shkruan DW, përcjell albinfo.ch. “S’ është asgjë e jashtëzakonshme, SHBA-ja e bën me dekada të tëra këtë. Ka kohë që kanë stacionuar armët e tyre në territorin e aleatëve të vetë”, është shprehur Putin. Ai tutje ka shtuar…
Kryebashkiaku i qytezës Borba në rajonin e Amazonës dhe ish-këshilltari i tij, vendosën që një konflikt politik ta luftonin me grushte në ring, në duelin me tre-raunde të transmetuar direkt në internet vitin që shkoi. Dy politikanët rivalë të rajonit të Amazonës braziliane vendosën të realizonin duelin e dhunshëm falas duke krijuar “një precedent të rrezikshëm për natyrën antagoniste të demokracisë në vend”, sipas mediave. Kryebashkiaku Simão Peixoto, u sfidua publikisht në një duel boksi nga ish-këshilltari i bashkisë Erineu da Silva dhe sfida u pranua. Silva raportohet se kundërshtonte mosmbajtjen e fjalës së kryebashkiakut për mbrojtjen e një parku…
Roma gabon rëndë në luftën për zonën Champions. Verdhekuqtë u mundën 4 me 2 në shtëpi nga Sassuolo , ndeshje ku protagonist negative ishte mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, Marash Kumbulla. Miqtë në fundin e pjesës së parë udhëhiqnin 2 me 1, por Kumbulla, ndonëse i provokuar nga Berardi, e goditi këtë të fundit me shkelm, duke merituar karton të kuq dhe duke shkaktuar edhe penallti, që u kthye në gol nga vetë Berardi. Në pjesën e dytë, ndonëse Dybala rihapi sfidën, Pinamonti shënoi edhe golin e katërt për miqtë. Bajrami luajti disa minuta në fund tek skuadra…
Subscribe I futur në garën për bashkitë e vendit në koalicion me Partinë e Lirisë, PDK e Nard Ndokës dhe grupimin e Sali Berishës, kreu i PBDNJ Vangjel Dule pret që ky koalicion të garantojë fitoren për opozitën më 14 maj. VANGJEL DULE KREU I PBDNJ “Është koalicion shumë i gjerë, i cili nga ana teknike do garantojë fitoren në shumicën e këshillave bashkiakë dhe në bashkitë kryesore të vendit.” Nga Korça, Dule komentoi edhe faktin që Sali Berisha po shkon në këto zgjedhje pa logon e Partisë Demokratike. VANGJEL DULE KREU I PBDNJ “Ne në…
Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një telefonatë me homologun e tij turk Tajip Erdogan. Lajmi u bë i ditur nga Kremlini këtë të shtunë. Fokusi i bisedës raportohet se ishte marrëveshja për drithërat. “Erdogan falënderoi Putinin për qëndrimin e tij pozitiv në zgjatjen e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi dhe shprehu mirëkuptimin e qëndrimit parimor të palës ruse për të arritur zbatimin e plotë të pjesës së dytë të marrëveshjes, duke hequr barrierat për produktet bujqësore të Rusisë”, thuhet në një deklaratë. Rusia parashtroi kushtet të hënën për të rënë dakord për çdo zgjatje të mëtejshme…
E shtunë, 25 Mars 2023 – 20:40 albinfo.ch Keystone (AP Photo/Emilio Morenatti) Autoritetet e Kievit thonë se trupat ruse kanë rrëmbyer më shumë se më shumë se 16 mijë fëmijë ukrainas duke i zhvendosur në Rusi ose në territoret ukrainase të kontrolluara nga Moska. Deri më 24 mars, vetëm 324 fëmijë janë bashkuar me familjarët e tyre, përfshirë djalin e Olena Dudnik, shkruan Zëri i Amerikës, përcjellë albinfo.ch. Olena Dudnik është nga qyteti Izium në rajonin e Kharkivit në Ukrainë. Prillin e vitit të kaluar, kur trupat ruse pushtuan qytetin, djali i saj 17-vjeçar Andriy u plagos rëndë nga bombardimet.…
Gazetari dhe shkrimtari i mirënjohur Enkel Demi, i ftuar në programin Artkand me Jetona Koçibellin rrëfeu më shumë për Tom Kukën, identitetin e tij të dytë si shkrimtar. I pyetur për profesionin e tij dhe fazën në të cilën është në media ai nuk ngurroi të shprehë edhe pakënaqësinë. “Shumë shpesh më çajnë kokën. Jam këto ditë në një fazë të tillë që ma kanë sjellë në majë të hundës. Nuk e mbaj dot më. Por gjithsesi unë nuk jam më një personazh kryesor i medias. Nuk e ndiej më veten një të tillë. Madje dje kur dikush mundohej të…
Manchester City u kualifikua per ne cerekfinalet e Champions League shume me lehte sesa mendohej daj Leipzig. Pavarësisht barazimit 1 me 1 në Gjermani, skuadra e Guardioles shkaktoi një termet 7-ballë në Etihad. Të gjithë vëmendjen e mori Erling Haland… 22 vjecari norvegjez bombardoi gjermanet me 5 gola të shënuar në vetëm 58 minuta loje. Ne te gjithe historine, vetëm Messi dhe Luiz Adriano kanë shënuar 5 gola brenda një ndeshje championsi. Haaland në fakt meriton cdo epitet, nga makineri golash në një jashtëtokësor me statistika të pabesueshme. 10 gola në këtë edicion të champions…
Kete te shtune, dy ditë nga përfundimi i afatit, pasdite, në mbledhjen e kryesisë se PS qe nis ne oren 17:00, kryesocialisti Edi Rama vendos për 61 kandidatët me të cilët do të kërkojë fitoren në zgjedhjet e majit. Katër vite pas vendoreve të 2019-ës, Partia Socialiste pritet të garojë në pjesën më të madhe të bashkive me të njëjtët emra. Në bashkitë më të mëdha dhe kryesore, Tiranë, Durrës, Elbsan, Fier, Lushnje, Lezhë, Berat Korçë, Dibër apo Himarë kryetarëve të bashkive i është besuar një tjetër mandat. Te të mëdhatë ndryshimin e bën Shkodra dhe Vlora. Bastioni historik i…
Një shpërthim në një fabrikë çokollate në Pensilvani ka vrarë të paktën pesë persona, teksa gjashtë të tjerë rezultojnë të zhdukur. Gjithashtu, shtatë persona janë trajtuar në spitalet e zonës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë rrënojat për të mbijetuar nga shpërthimi që tronditi vendin. Shpërthimi ndodhi në fabrikën e RM Palmer Company në West Reading, një qytet që ndodhet 100 kilometra në veriperëndim të Filadelfias. Nga hetimet do të përcaktohen shkaqet e aksidentit, i cili sipas të dhënave fillestare vjen si pasojë e rrjedhjes së gazit. Kompania RM Palmer është themeluar në vitin 1948.…
