I futur në garën për bashkitë e vendit në koalicion me Partinë e Lirisë, PDK e Nard Ndokës dhe grupimin e Sali Berishës, kreu i PBDNJ Vangjel Dule pret që ky koalicion të garantojë fitoren për opozitën më 14 maj.
VANGJEL DULE
KREU I PBDNJ
“Është koalicion shumë i gjerë, i cili nga ana teknike do garantojë fitoren në shumicën e këshillave bashkiakë dhe në bashkitë kryesore të vendit.”
Nga Korça, Dule komentoi edhe faktin që Sali Berisha po shkon në këto zgjedhje pa logon e Partisë Demokratike.
VANGJEL DULE
KREU I PBDNJ
“Ne në një formë të gjithë po shkojmë pa siglat tona pasi i rëndësishëm është koalicioni që do të garantojë fitoren. Siglat partiake nuk janë në plan të parë, sesa sigla e bashkimit për fitore.”
Vangjel Dule shtoi se koalicioni ku ai bën pjesë më 14 maj synon bashkitë e mëdha, por nuk do të nënvlerësojë as bashkitë e vogla.