Autor: TV News
E shtunë, 25 Mars 2023 – 20:00 albinfo.ch (KEYSTONE/Laurent Gillieron) Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka ka shkëlqyer në Novi-Sad në ndeshjen e Zvicrës kundër Bjellorusisë. Ai shënoi golin e katër për Zvicren dhe asistoi në të dytin. Ndërkohë që lëshoi edhe fushën para se të përfundonte ndeshja. Për 5:0 shënoi Zeki Amdouni në minutën e 65-të. Zvicra po e shkel Bjellorusinë në Novi Sad. Për 3:0, helvetikët kanë shënuar në minutën e 29-të me anë të Renato Steffen. Ai ka kompletuar “hat-trickun” e tij për Zvicrën, duke i sjellë tre pikët e para në grup. Zvicra luan në Gjenevë kundër Izraelit…
Ajo ka qenë një nga lojrat klasike që supozohej t’i sillte njerëzit në humor të mirë. Kështu që disa mund ta konsiderojnë stresuese teorinë e errët sipas të cilës Mario “vdes vazhdimisht e ringjallet mbi kufomën e vet”, qe zbavitja te vijoje per te gjithe. Por në kohërat ku jetojmë gjithçka mund të marrë shpejt një kthesë drejt të keqes prandaj le të jemi të përgatitur… Teoria e re vjen nga një ilustrim artistik i lojës Super Mario 64 në vitin 1996 që është rishfaqur së fundmi në rrjet nga përdoruesi i Twitter, ‘Supper Mario Broth’, që pretendon se është…
Inter dhe Manchester City janë skuadrat e radhës që siguruan një bilete për në fazën cerekfinale të champions league. Zikaltrit vuajtën shumë kundër Portos në mënyrë që të kualifikoheshin për në 8 të miret e kontinentit pas 11 vitesh mungese. Fitorija 1 me 0 në san siro në takimin e parë rezutoi decisive për skuadrën e Inzagit, e cila në Do Dragao mundi të ruante një barazim pa gola në mënyrë qët festonte kualifkimin. Përvec proves së karakterit dhe fatit të madh , italianet duhet ti falën edhe një super Onana. Në pjesën ë parë dy…
Kjo e shtunë e ka gjetur arenën politike në vend me një axhendë mjaft të ngjeshur takimesh brenda strukturave, me qëllim përcaktimin e emrave të kandidatëve të zgjedhjeve vendore. Gazetarja Enkeleda Mema raporton për Vizion Plus se Partia Socialiste ende nuk i ka zyrtarizuar 61 kandidatët e saj. Megjithatë kandidimi në bashkitë më të mëdha dhe të rëndësishme të vendit do iu besohet sërish emrave të “vjetër”, në një tjetër sfidë për mandatin e radhës. Kjo forcë politike e nisi ditën në Vlorë, ku edhe u zhvillua Asambleja e PS. Pas një votimi nga socialistët sfida për këtë…
Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi se Rusia po kryen operacione të natyrës mbrojtëse pasi që prej janarit të këtij viti, nuk ka arritur të shënojë përparime në përpjekjet për një ofensivë të gjerë, në sulmin ndaj Ukrainës. Trupat ukrainase vijojnë rezistencën në Ukrainë dhe nuk janë tërhequr. Megjithatë, disa ekspertë perëndimorë thonë se kjo mund të jetë një taktikë e rrezikshme, sepse ukrainasit duhet të ruajnë forcat për t’iu përgjigjur një ofensive të mundshme ruse. Megjithatë, sipas shërbimeve të zbulimit të ministrisë britanike, luftimet e gjata në Bakhmut kanë pakësuar ndjeshëm radhët e forcave ruse. Ndërkohë raporti…
E shtunë, 25 Mars 2023 – 19:40 albinfo.ch (KEYSTONE/DPA/Sebastian Kahnert) Natën e 26 marsit të gjitha orët do të shkojnë një orë më përpara. Sipas BE-së, ndryshimi i orës duhet të ishte shfuqizuar shumë kohë më parë – por kjo nuk ka ndodhur deri më sot, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch. Sipas një vendimi të BE-së, koha e verës duhet të ishte hequr shumë kohë më parë: efekti i kursimit të energjisë nuk u materializua dhe shumë njerëz vuajtën nga ndryshimi. Një sondazh i vitit 2018 tregoi se një shumicë dërrmuese është kundër ndryshimit të kohës. Megjithatë, interesat e ndryshme të…
Rezarta Skifteri është një nga stilistet më me emër në Shqipëri. Përveç punës me klientët e saj në atelie ajo prej shumë vitesh bashkëpunon me produksione të ndryshme televizive si dhe kujdeset për imazhin e shumë personazheve të njohur. Rezarta Skifteri është edhe një artiste pamore. Ajo ka studiuar në Akademinë e Arteve në Atelienë e Tekstilit dhe Modës. Me pikturën ka një lidhje organike qysh herët. Ajo ka zgjedhur të sjellë në programin ArtKand një nga triptikët më të dashur të koleksionit të saj. “Kjo është një punë e vetme edhe pse janë tre pjesë. Është një punë e…
Real Madrid dhe Napoli kompletuan tabelen e plotë të skuadrave çerekfinaliste të uefa champions league. Në ndeshjet e fundit të kthimit të fazës së 1/8 trasmetuar në Tring, kampionet në fuqi të Europës, mundën Liverpulin edhe në ndeshjen e kthimit në “Bernabeu” me rezultatin 1 me 0 ndërkohë që dueli I parë në “Anfield” ishte fituar me shifrat e thella 5 me 2. Asnjë përmbysje e ëndërruar nga anglezet ne Madrid. Përkundrazi konfirmim force nga skuadra e Ancelotit e cila përtej një paraqitje jo shumë të irë në La Liga, në Europe konfirmon statusin e terrenit të preferuar si…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti ekipin e volejbollit të meshkujve KS Tirana, të cilët fituan Kupën e Shqipërisë për sezonin 2022-2023. Kupë kjo që i jep të drejtën e përfaqësimit të Tiranës në Kupat e Europës në volejboll. Kryebashkiaku Veliaj tha se është krenar që ekipi i volejbollit të meshkujve KS Tirana është më i miri në Shqipëri. “Askush nuk bën skuadër, po s’pati vullnet të bëjë skuadër. Mjafton njëri nga çunat këtu të jetë mos-bashkëpunues dhe kimia e skuadrës prishet. Fakti që skuadra krijohet kur secili lë pak nga vetja, për të mirën e përbashkët,…
Forcat e sigurisë së Francës sërish janë përleshur me protestuesit të shtunën, pasi ata tentuan të ndalnin ndërtimin e një rezervuari për industrinë e agrikulturës në jugperëndim të shtetit. Skenat e dhunshme midis protestuesve dhe forcave të rendit në Saite-Soline, në perëndim të Francës, ndodhën pas disa ditësh protesta të dhunshme mbarëkombëtare lidhur me reformën në pensione të presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Në protestën e 25 marsit morën pjesë të paktën 6.000 persona, thanë autoritetet lokale, ndërkaq organizatorët thanë se ishin rreth 25.000 demonstrues. Mbi 3.000 pjesëtarë të forcave të sigurisë u dislokuan dhe autoritetet thanë…
