Autor: TV News
Lojrat e inteligjencës gjithmonë tërheqin vëmendjen dhe testojnë aftësitë kreative të një personi, madje kënaqësia e zgjidhjes së një testi të vështirë të bën akoma më të etur për të tjera. Që prej lashtësisë, matematikani grek Arkimedi besohet se krijonte teste të tilla të shpejta për të testuar nxënësit e tij, për vetë faktin se lojrat e shpejta të kreativitetit të bëjnë të mendosh jashtë matricave të njohura të përditshmërisë. Një prej tyre është dhe pyetja e vjetër e përdorur nga shefat në intervistat e punës, shkruan rrjeti britanik Daily Mail: “Sa herë në ditë dy akrepat e orës kapërcejnë…
Franca nënkampione botë në fuqi, shkaterroi Holanden 4 me 0 në supersfiden e grupit B,, takimi i parë në nisje të kualifkuese të euro 2024. Një leksion futbolli nga gjelat që konfirmuan një superfuqi e panorames futbollistike kontinentale dhe jo vetëm.Grizman që në minutën e 2 me të majtën dogji portierin holandez Silensen duke I dhënë avantazhin të zotëve të shtëpisë.Gjashtë minuta më vonë Upamekano pas një topi të mbetur rrëmujshëm në zonë, shënoi edhe golin e dytë. Futbolli I mrekullueshëm I yjeve të Francës hodhi përfundimisht në tapet tulipanet në minutën e 21 kur Mbape përfitoi nga asistimi I…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve duke vënë theksin tek kriza ekonomike, sipas të cilit familjet shqiptare po kalojnë. “Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që të mbështesim dhe të fuqizojmë familjet shqiptare. Kërcënimi më serioz ndaj familjeve sot është dobësimi ekonomik, si rezultat i rritjes së çmimeve dhe rritjes së kostove të jetesës. Sot një familje blen më pak, sepse paguan më shtrenjtë për çdo produkt dhe shërbim. Ne jemi forca e zgjidhjeve konkrete dhe planeve realiste. Vepra dhe punë, jo fjalë boshe”, tha ai. Përmes një shkrimi në Facebook,…
Autoritetet e Kievit thonë se trupat ruse kanë marrë me forcë më shumë se 16 mijë fëmijë ukrainas duke i zhvendosur në Rusi ose në territoret ukrainase të kontrolluara nga Moska. Deri më 24 mars, vetëm 324 fëmijë janë bashkuar me familjarët e tyre, përfshirë djalin e Olena Dudnik, Andriy. Korrespodentja e Zërit të Amerikës, Lesia Bakalets na sjellë historinë kësaj nëne që arriti ta gjente djalin e saj në Moskë. Olena Dudnik është nga qyteti Izium në rajonin e Kharkivit në Ukrainë. Prillin e vitit të kaluar, kur trupat ruse pushtuan qytetin, djali i saj 17-vjeçar Andriy u…
Greqia këtë të premte mirëpriti kthimin e artefakteve antike nga Akropoli, duke çuar më tej fushatën për të shtyrë Muzeun Britanik për të dorëzuar një koleksion skulpturash të marra nga vendi antik në Athinë më shumë se 200 vjet më parë. Ministrja e Kulturës, Lina Mendoni drejtoi një ceremoni të premten për riatdhesimin e tre fragmenteve të skulpturës, që përfaqësojnë një kalë dhe dy koka meshkujsh nga tempulli i Parthenonit në Akropol, i cili ishte ruajtur në Muzetë e Vatikanit. “Nisma si këto tregojnë rrugën sesi mund të ribashkohen pjesët e Partenonit , duke shëruar plagët e shkaktuara nga duart…
Historia e aktorit Rowan Atkinson, është një shembull frymëzues se si fëmijët që belbëzojnë mund të gjejnë dhe të ndjekin me sukses talentet dhe pasionet e tyre kur rriten në një mjedis mbështetës E shtunë, 25 Mars 2023 – 17:20 Driter Gjukaj Albinfo.ch sot portretizon karrierën shkollore të aktorit të famshëm Rowan Atkinson, i njohur më mirë si Mr. Bean. Atkinson u përball me shumë vështirësi gjatë viteve të shkollës, kryesisht për shkakun se belbëzonte dhe për shkak të pamjes së tij. Edhe pse mësuesit e tij e shihnin atë si nxënës mesatar dhe jo të shquar, ata gjithashtu kishin…
Gigi Hadid shpreh mbështetjen e saj ndaj Zayn Malik, ish i dashuri i saj, të gjejë sërish dashurinë dhe kjo mund të ndodhë vetëm me Selena Gomez, thotë Us Weekly. “Gigi nuk ka asnjë problem me Zayn që takojë të tjera. Për sa kohë që ai është i lumtur dhe i qëndrueshëm dhe vazhdon të jetë një partner i mirë me [vajzën e tyre] Khai, është okay me këdo që ai del”, thotë një burim për Us. As këngëtari Zayn dhe as Selena nuk i kanë komentuar publikisht thashethemet e romancës, por ata e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram. Malik, nga…
Befasi jo e vogël në grupin E, atë të Shqipërisë në eliminatorët e Euro 2024. Çekia nënshtroi bindshëm Poloninë 3 me 1 në duelin e parë të këtyre eliminatoreve. Të zotët e e shtëpisë kaluan në avantazh që në minutën e 1 me anë të Krejci, i cili mposhti me kokë portierin Shcezni. Polakët u trullosen dhe pësuan golin e dytë në minutën e 3 me anë të Kvancares pas një shërbimi të Jurashek. Goditja finale e Çekisë ndaj Polonisë u dha në minutën e 64 nga Kuchta. Pa vlerë, vetëm për statistikë goli i vetëm…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit, Sladjana Pantic. Kreu i qeverisë ka thënë se pjesëmarrja në zgjedhje e jo bojkotimi i tyre kontribuon në zhvillimin e demokracisë . ZYRA E KRYEMNISTRIT “Zgjedhjet e lira dhe të drejta, e pluralizmi politik janë parakusht i demokracisë. Në zgjedhjet e prillit të këtij viti në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, qytetarët kanë mundësinë të krijojnë zë të fuqishëm përmes përfaqësuesve të zgjedhur e të jenë pjesë e vendimmarrjes. Kështu qytetarët tregojnë fuqinë e tyre brenda një shteti demokratik si Kosova.…
Forcat pro-iraniane në Siri kanë deklaruar se janë gati për t’iu përgjigjur sulmeve të mëtejshme ajrore të Shteteve të Bashkuara mbi pozicionet e tyre, pas sulmeve me raketa dhe dron në Siri gjatë 24 orëve të fundit. Deklarata e lëshuar mbremjen e se premtes dhe e nënshkruar nga Komiteti Këshillimor i Iranit në Siri, theksoi se sulmet ajrore të SHBA-së kishin lënë disa nga luftëtarët e tyre të vdekur dhe të plagosur, pa specifikuar kombësinë e tyre. “Ne kemi aftësinë të përgjigjemi nëse qendrat dhe forcat tona në Siri janë në shënjestër”, thuhet në deklaratë. Presidenti Joe…
