Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Media amerikane: Administrata Trump po shqyrton tërheqjen e plotë të trupave nga Siria

23 Janar, 2026

Aleanca për Shqiptarët kërkon verifikim të zgjedhjes së Xhihan Ahmed në Komisionin kundër Diskriminimit

23 Janar, 2026

Jam bërë Pink Panther në shtëpinë time – falë faturës së rrymës

23 Janar, 2026

Deputetët sot vendosin për “Safe City”-n

23 Janar, 2026

LAMM: Mjegull në disa rrugë, rekomandohet vozitje e kujdesshme

23 Janar, 2026

Moti me vranësira dhe diell, temperatura maksimale deri në 7 gradë

23 Janar, 2026

Kryetari i Haraçinës, Daut Beqiri: Familjarët e dëshmorëve nuk janë prekur, por po respektohen

22 Janar, 2026

ASH: Kryetari i Haraçinës largon nga puna tre familjarë të dëshmorëve

22 Janar, 2026

Ali Ahmeti takoi ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom

22 Janar, 2026

Ageler: SHBA-të do të qëndrojnë gjithmonë pranë Maqedonisë së Veriut, besoj në guximin e këtij populli

22 Janar, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 23 Janar
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Mbi 16 mijë fëmijë ukrainas të marrë me dhunë nga forcat ruse

TV NewsBy TV News25 Mars, 2023 Diaspora Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

E shtunë, 25 Mars 2023 – 20:40
albinfo.ch

Keystone (AP Photo/Emilio Morenatti)

Autoritetet e Kievit thonë se trupat ruse kanë rrëmbyer më shumë se më shumë se 16 mijë fëmijë ukrainas duke i zhvendosur në Rusi ose në territoret ukrainase të kontrolluara nga Moska. Deri më 24 mars, vetëm 324 fëmijë janë bashkuar me familjarët e tyre, përfshirë djalin e Olena Dudnik, shkruan Zëri i Amerikës, përcjellë albinfo.ch.

Olena Dudnik është nga qyteti Izium në rajonin e Kharkivit në Ukrainë. Prillin e vitit të kaluar, kur trupat ruse pushtuan qytetin, djali i saj 17-vjeçar Andriy u plagos rëndë nga bombardimet. “E futën në një dhomë dhe një doktor tha: ‘Do ta operojmë dhe mund të vini ta shihni nesër’. Të nesërmen, kur mbërrita, më thanë se djali im ishte dërguar në Moskë”, tregon ajo për Zërin e Amerikës, përcjellë albinfo.ch.

Olena thotë se pyeste mjekët rusë për djalin e saj çdo ditë. “Gjatë gjithë kohës më thoshin se nuk kishin informacion. Unë qaja dhe iu thoja: ‘ju lutem, më kuptoni, keni edhe ju fëmijë. Më tregoni të paktën nëse është gjallë apo jo’”, tregon ajo për Zërin e Amerikës, përcjellë albinfo.ch.

Një muaj e gjysmë më vonë, Dudnik mori një mesazh. “Ishte një fotografi që ishte bërë virale në internet, një fotografi e Andriyt me përshkrimin se ky fëmijë ukrainas ndodhet në një spital në Moskë. Kishte dhe një adresë të spitalit”, tregon ajo për Zërin e Amerikës, përcjellë albinfo.ch.

Komisionerja ukrainase për të Drejtat e Fëmijëve thotë se shpesh e vetmja mundësi që prindërit të marrin fëmijën nga Rusia është që të shkojnë personalisht atje. “Kjo është shumë e rrezikshme. Këta prindër nuk janë 100% të sigurt se do të bashkohen me fëmijën e tyre”, thotë Daria Gerasymchuk. Sipas zyrtarëve ukrainas, më shumë se 16 mijë fëmijë ukrainas janë zhvendosur me forcë në Rusi ose në territoret ukrainase të kontrolluara nga Rusia. “Ne kemi marrë këtë numër aplikimesh për këta fëmijë. Këto aplikime ndonjëherë vijnë nga prindër, të afërm të tjerë, autoritetet lokale, ose thjesht nga dëshmitarë okularë që kanë informacion për zhvendosjenme forcë të një fëmije”, thotë Gerasymchuk, Komisionerja për Zërin e Amerikës, përcjellë albinfo.ch.

Autoritetet ruse nuk e mohojnë se i marrin fëmijët nga territoret ukrainase, por nuk e quajnë atë zhvendosje me forcë. Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, Vasiliy Nebenzya, tha se largimi është bërë për të mbrojtur fëmijët nga rreziku i operacioneve ushtarake. Pavarësisht kësaj, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin, duke e akuzuar atë për përgjegjësi personale për dëbimin dhe transferimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina, shkruan Zëri i Amerikës, përcjellë albinfo.ch.



Lexuar: 78

Lajme te ngjashme

Në Zvicër nis gjyqi ndaj imamit biznesmen nga Kosova! Dyshohet për mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal

Vritet një 71-vjeçare nga Kosova në Zvicër, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre një grua

Anisa Ajvazi nga Sllupçani ka marrë ftesë nga Kombëtarja e Kosovës në hendboll

Reagime të shumta ndaj këngës së Edona Llalloshit për Albin Kurtin

Sara Jashari, vajza nga Kumanova që po mahnit botën e Teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale

Sukses i jashtëzakonshëm: Kardiologu nga Vaksinca arrin një tjetër arritje historike në Düsseldorf

Lajmet e fundit

Media amerikane: Administrata Trump po shqyrton tërheqjen e plotë të trupave nga Siria

23 Janar, 2026

Aleanca për Shqiptarët kërkon verifikim të zgjedhjes së Xhihan Ahmed në Komisionin kundër Diskriminimit

23 Janar, 2026

Jam bërë Pink Panther në shtëpinë time – falë faturës së rrymës

23 Janar, 2026

Deputetët sot vendosin për “Safe City”-n

23 Janar, 2026

LAMM: Mjegull në disa rrugë, rekomandohet vozitje e kujdesshme

23 Janar, 2026

Moti me vranësira dhe diell, temperatura maksimale deri në 7 gradë

23 Janar, 2026

Kryetari i Haraçinës, Daut Beqiri: Familjarët e dëshmorëve nuk janë prekur, por po respektohen

22 Janar, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.