Autor: TV News
Dita e tretë e Samitit të Diasporës Shqiptare u çel me “Mëngjesin e Vëllazërimit”, një aktivitet simbolik që bëri bashkë përfaqësuesit e komuniteteve fetare në një tryezë të përbashkët lutjesh dhe bekimesh për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në këtë moment të veçantë reflektimi dhe bashkimi shpirtëror ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama. Në një atmosferë të qetë dhe përfshirëse, përfaqësues të besimeve të ndryshme përcollën mesazhe paqeje, harmonie dhe shprese, duke bërë lutje për vendin dhe kombin, si dhe duke dhënë një bekim simbolik për flamurin kombëtar. Ky aktivitet vuri në pah edhe një herë traditën e vyer shqiptare të…
Seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur me një orë vonesë dhe është shtyrë për shkak të mungesës së tij. Gjatë seancës, gjyqtarja relatore Ëngjëllueshe Tahiri bëri të ditur se Drejtoria e Burgjeve nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës për shoqërimin e Veliajt, ndërsa nuk është dorëzuar asnjë deklaratë që të shpjegojë arsyet e mungesës së tij. “Drejtoria e burgjeve nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës për shoqërimin e Veliajt dhe po ashtu nuk ka vënë në dispozicion gjykatës deklaratën e tij”, tha gjyqtarja kryesuese Tahiri. Nga ana tjetër, avokati mbrojtës Plarent Ndreca kërkoi garantimin…
Ka nisur dita e dytë e Samitit të IV të Diasporës. I pari që e mori fjalën ishte ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Feri Hoxha, i cili tha se historia e diasporës është histori suksesi. Më pas, fjalën e mori kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama. Në fjalën e tij, Rama theksoi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re sa i përket shtetit të së drejtës, duke deklaruar se pandëshkueshmëria tashmë i përket së shkuarës. Ai u shpreh se drejtësia është e pavarur dhe se askush nuk është mbi ligjin, duke e cilësuar këtë si një…
Kryeministri Edi Rama theksoi ndryshimet e mëdha që ka pësuar Shqipëria që nga Samiti i parë i Diasporës, duke e cilësuar vendin sot “shumë më ndryshe” në çdo drejtim. Sipas tij, ekonomia shqiptare ka njohur një rritje të ndjeshme. Nga më pak se 10 miliardë euro prodhim i përgjithshëm kombëtar në fillim të këtij rrugëtimi, sot ai ka arritur në 27 miliardë euro, ndërsa objektivi është që deri në fund të dekadës të shkojë në 35 miliardë euro. Rama nënvizoi gjithashtu përmirësimin e të ardhurave për frymë, të cilat janë rritur nga më pak se 3 mijë euro në vit…
Mbahet sot në Tiranë dita e dytë e Samitit të IV të Diapsotrës. Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama në fjalën e tij deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re zhvillimi. Ai tha se Shqipëria nuk është më një vend që kërkon pranimin në arenën ndërkombëtare, por një vend që gëzon respekt dhe besim si kurrë më parë. Ai vlerësoi veçanërisht diasporën, duke theksuar se përvoja e saj është thelbësore për të ardhmen e vendit dhe për ndërtimin e një shoqërie që reflekton vlerat evropiane. Rama: Kemi kaluar nga një Shqipëri që përpiqej të mbijetonte në një…
Në Samitin e Diasporës, Kryeministri Edi Rama ritheksoi “Paketën e Maleve”, një nismë e qeverisë shqiptare, të cilën e cilësoi si një instrument me rëndësi praktike dhe simbolike për zhvillimin e zonave malore dhe përfshirjen e diasporës në ekonomi. Sipas tij, zonat malore kanë qenë historikisht të lëna pas zhvillimit dhe shpesh të përdorura si vend strehimi në kohë të vështira, por sot, sipas kryeministrit, ato po shndërrohen në një burim të ri mirëqenieje për qytetarët. Rama theksoi se Shqipëria ndodhet në një realitet të ri, ku vendi gëzon besimin e botës dhe njëkohësisht shqiptarët e diasporës kanë më shumë…
Gjatë punimeve të Samitit të IV të Diasporës, një mesazh të veçantë përcolli edhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, i cili u ndal te ndryshimet e shpejta globale dhe sfidat me të cilat po përballet çdo shtet. Peleshi theksoi se shqiptarët në diasporë janë qytetarë të integruar në vendet ku jetojnë dhe kontribuojnë në zhvillimet e tyre, por njëkohësisht mbartin me vete një “copë Shqipërie” që i shoqëron kudo. Ai shtoi se Shqipëria ka vend dhe mundësi për të gjithë shqiptarët, duke e konsideruar kthimin e diasporës në atdhe si një narrativë kombëtare që duhet nxitur dhe mbështetur…
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi Samitin e Diasporës, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama si politikanin që ka dëmtuar më shumë kombin shqiptar pas diktatorit Enver Hoxha. Në një komunikim me gazetarët Berisha deklaroi se Rama mban përgjegjësi për shqiptarët, që janë larguar nga vendi gjatë qeverisjes së tij. “ Nga viti 2015 deri në vitin 2024, vetëm në hapësirën e Shengenit janë larguar 1,990,000 shqiptarë. Së bashku me emigrantët në vende të tjera, janë rreth 45% e popullsisë të larguar nga vendi. Edi Rama është armik i lirisë së shqiptarëve, sepse ai ndërtoi për interesa të pushtetit të…
Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi ishte i ftuar këtë të martë në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj. Gjatë intervistës, ai ka treguar si ka ndodhur emërimi i Ols Dados, një prej prokurorëve më të akuzuar nga aktorët politikë, të cilët ndodhen nën gjykim nga institucionet e drejtësisë. Pjesë nga biseda: Borakaj: Kur steka është ngritur kaq lartë, në këtë nivel politik, si rasti ni zotit Berisha, Meta e Veliaj, edhe sulmet ndaj sistemit të drejtësisë janë shumë të forta. I tillë është edhe rasti i prokurorit Ols Dado dhe janë hedhur pretendime mbi mënyrën si ai…
Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj ka folur për ngjarjen tragjike të 21 janarit të vitit 2011, ku katër protestues u vranë në Bulevardin përpara Kryeministrisë. Ai tha se protagonistë ishin të gjithë në ngjarjen e 21 Janarit, përfshirë edhe Berishën. Pjesë nga biseda: Pranvera Borakaj: Ishte 21 janari ngjarja më e rëndë, ku ju dhe Berisha ishit protagonistë? Bamir Topi: Protagonistë ishin të tjerë. Por ishte një ngjarje e rëndë, një ngjarje e rëndë në tragjizmin që ka kaluar Shqipëria. Çdo institucion i pavarur, si institucioni i Presidencës,…
