Autor: TV News
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Takimi u fokusua në marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, problematikat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të drejtat e tyre me fokus në gjuhën shqipe, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në institucione dhe nevojën e bashkimit të faktorit politik shqiptar kur bëhet fjalë për të mbrojtur çështjet që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të tyre.Për Presidentin Begaj: “Ligji për përfaqësimin adekuat dhe Marrëveshja e Ohrit nuk janë për diskutim, janë për zbatim!” Presidenti Begaj kërkoi angazhimin e Kryeparlamentarit…
MINT ka shqiptuar gjoba ndaj KEDS’it për njehsorë me afat të skaduar. MINT tha është konstatuar se nga ana e KEDS-it nuk është respektuar afati i vlefshmërisë së njehsorëve elektrikë, dhe se në bazë të këtyre gjetjeve, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 1,500 deri në 5,000 euro për secilin njehsor me afat të skaduar të vlefshmërisë. “Gjatë verifikimeve të realizuara në laboratorin e Agjencisë së Metrologjisë, është konstatuar se nga ana e KEDS-it nuk është respektuar afati i vlefshmërisë së njehsorëve elektrikë. Në bazë të këtyre gjetjeve, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut,…
Një 20-vjeçar shqiptar është vrarë pas disa të shtënave me armë zjarri në Helsingborg të Suedisë. Sipas mediave suedeze, alarmi u mor pak para mesnatës dhe zona u rrethua nga forcat policore. Policia kreu një hetim gjatë natës, por nuk është e qartë nëse ka ndonjë të dyshuar. Ndërkohë bëhet me dije se është plagosur edhe një e re që e shoqëronte të riun shqiptar. Sipas autoriteteve vajza është rreth të 25-ave. Sakaq dyshohet se i riu shqiptar ishte pjesë e një rrjeti trafikimi dr.oge në Helsinborg dhe në rajonin Skane. Mësohet se viktima është shtetasi M.Ll, 20 vjeç, emigrant…
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka miratuar me të gjitha votat për vendimin e Qeverisë për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza. Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se ky vendim dëshmon pjekurinë e shtetit dhe kapacitetin e FSK-së për të marrë përgjegjësi ndërkombëtare. “Forca e Sigurisë së Kosovës, për ushtarin e Kosovës, është një strukturë serioze, profesionale dhe gjithmonë më e gatshme që të marrë përgjegjësi përtej kufijve të vendit. Kërkesa e FSK-së për pjesëmarrje në operacione jashtë vendit, e miratuar nga Qeveria e Republikës…
Gjatë Samitit të IV të Diasporës, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, u ndal te roli i investimeve në zhvillimin ekonomik të vendit, duke theksuar rëndësinë e veçantë që kanë investimet që vijnë nga diaspora shqiptare. Ajo u shpreh se investimet kanë qenë në rritje dhe kanë nxitur më tej zhvillimin ekonomik, ndërsa theksoi se ky trend ka edhe më shumë vlerë kur vjen nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe zgjedhin të investojnë në Shqipëri, duke sjellë njëkohësisht edhe eksperiencën e tyre të fituar në vende të tjera. Ajo vuri në dukje se ekonomia shqiptare është në rritje,…
Agjencia Hapësinore NASA ka shpërndarë disa imazhe të reja spektakolare nga misioni ‘Artemis II’, duke ofruar një pamje të pazakontë të Tokës dhe Hënës. Imazhet, të realizuara më 6 prill, shfaqin një moment magjik kur Toka duket si një gjysmëhënë që “ngrihet” mbi horizontin e Hënës. Po ashtu, një fotografi tjetër ofron një pamje të detajuar të anës së largët të Hënës, të cilën njerëzit nuk e shohin kurrë nga Toka. Këto imazhe janë pjesë e përditësimeve të vazhdueshme që vijnë nga misioni Artemis II, i cili ka si qëllim rikthimin e njerëzve në orbitën e Hënës dhe hapjen e…
Këtë të martë, më 14 prill, zhvillohet dita e dytë e Samitit të IV të Diasporës. Sipas agjendës zyrtare të publikuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, aktivitetet e kësaj dite nisin me një prezantim mbi historitë e suksesit të diasporës shqiptare. Fjalën hapëse do ta mbajë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ndërsa fjala kryesore do të mbahet nga kryeministri Edi Rama. Një ditë më parë, më 13 prill, u zhvillua ceremonia hapëse e Samitit të Diasporës në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit. I pari që mori fjalën ishte Presidenti Bajram Begaj,…
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ditën e sotme kanë inspektuar punimet në segmentin Shirokë – Zogaj, një aksi i ri që do të shërbejë për zhvillimin e zonës dhe turizmit. Ministrja Koçiu tha se në këtë segment rrugor po bëhet një punë shumë e mirë. Koçiu: Është një segment rrugor i cili do të lehtësojë shumë lëvizjen dhe qarkullimin e qytetarëve, por edhe të mallrave. Vlerë e shtuar e këtij investimi është fakti që oferta turistike bëhet më atraktive dhe më e dobishme në funksion të sezonit turistik, në funksion të zhvillimit të Shkodrës.…
Tirana mirëpret për herë të katërt, Samitin e Diasporës. Ky takim i nivelit të lartë do të mbledhë në kryeqytet figura të rëndësishme të politikës, ekonomisë, artit dhe jo vetëm, me synim për të forcuar lidhjen e shqiptarëve nëpër botë. Tematika e këtij viti do të jetë “Diaspora rikthehet në shtëpi!”, teksa punimet e samitit do të nisin në orën 18:00. Do të jenë gjithsej 17 panele, 8 prej tyre më 14 prill dhe 9 më 15 prill, ku do të trajtohen çështje që lidhen me zhvillimin, bashkëpunimin dhe rolin e diasporës shqiptare në rajon dhe më gjerë. Ky samit…
Për herë të parë një forcë politike, Partia Socialiste, ka hartuar dhe propozuar zyrtarisht një ligj për zhvillimin e referendumeve. Prej vitit 2000 zhvillimi i tyre rregullohej nga disa nene të vendosura në Kodin Zgjedhor, të cilat në fakt nuk kanë mundësuar realizimin e asnjë referendumi në Shqipëri. Për Partinë Demokratike ky projektligj i socialistëve me 88 nenet e tij, ruan të njëjtin parim, të pengojë zhvillimin e referendumeve “Projektligji që sjell PS ka të njëjtin qëllim; si të mos bëhet referendum. Në dukje, duket sikur janë rregulla që I hapin rrugën dhe lejojnë referendumin, por me kërkesat kryesore që…
