Autor: TV News

Kryeministri Edi Rama është pritur këtë të enjte në Romë nga homologja italiane Giorgia Meloni, në një takim zyrtar në “Palazzo Chigi”. Sipas njoftimit të qeverisë italiane, takimi vjen pesë muaj pas samitit ndërqeveritar të zhvilluar në Romë dhe ka shërbyer për të bërë një bilanc të bashkëpunimit mes dy vendeve. Gjatë bisedës, dy liderët janë ndalur te forcimi i partneritetit në disa sektorë kyç, me fokus të veçantë te lidhjet infrastrukturore, industria e mbrojtjes dhe bashkëpunimi në fushën e migracionit. “Presidentja e Këshillit të Ministrave, Giorgia Meloni, priti sot në ‘Palazzo Chigi’ Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një ftot në rrjetet sociale pas takimit me homologen e tij italiane Giorgia Meloni në Rome, duke vlerësuar nivelin e ri të bashkëpunimit mes dy vendeve. Rama theksoi se, ndonëse Italia ka qenë tradicionalisht mbështetëse e Shqipërisë gjatë dekadave të fundit, qeveria aktuale italiane ka ndërmarrë një program të paprecedentë bashkëpunimi strategjik. Sipas tij, thellimi i marrëdhënieve përmes projekteve konkrete pritet të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e sigurisë për Shqipërinë. “Të gjitha qeveritë e Italisë në 35 vitet e fundit kanë qenë posaçërisht dashamirëse ndaj Shqipërisë, por asnjë qeveri italiane nuk ka…

Read More

Romë – Kryeministri Rama, i cili nisi sot vizitën e punës në Romë, Itali, u prit në ceremoni zyrtare nga Kryeministrja e Republikës së Italisë Giorgia Meloni në Pallatin Chigi, me të cilën zhvilloi më pas një takim kokë më kokë, me fokus ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, thellimin e marrëdhënieve mes tyre, si dhe çështjet me interes të përbashkët rajonal dhe evropian. Vizita e kryeministri Rama në Romë dhe Barcelonë zhvillohet në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë.

Read More

Mundësia e rikthimit të ish-presidentes Vjosa Osmani në Lidhjen Demokratike të Kosovës është diskutuar në emisionin “Kosova Today”, pas deklaratave të sekretarit organizativ të LDK-së, Visar Azemi, i cili la të hapur mundësinë që ajo të jetë pjesë e listës së partisë. Sipas tij, LDK po synon riorganizim dhe bashkim të brendshëm, duke përfshirë edhe figura të dikurshme të saj. Juristja Krenare Vokshi tha se zhvillimet politike nuk janë statike dhe se riformatimi i raporteve politike mund të shërbejë për stabilitet institucional. “Politika nuk është statike. Ajo që deri dje është parë si ndarje, sot mund të shndërrohet në domosdoshmëri…

Read More

Presidenti i Republikës priti sot Këshillin Koordinues të Diasporës në përfundim të Samitit të Katërt të tij. Presidenti vlerësoi kontributin e tyre dhe çdo shqiptari që, siç theksoi ai, përveç sfidave që hasin në një vend dhe kulturë tjetër, i janë përkushtuar promovimit të çështjes shqiptare. “Atdhedashuria, ruajtja e identitetit dhe gjuha shqipe janë mision i çdo shqiptari. Mirënjohje për çdo shqiptar që ka misionin e Shqipërisë në zemër! Jemi bashkë në promovimin e vlerave tona kombëtare. Diaspora është fuqia dhe forca e kombit”, theksoi Kreu i Shtetit. Në takim, anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës falënderuan Presidentin e Republikës…

Read More

Detaje të reja kanë dalë nga zjarri që përfshiu një pallat pranë QSUT, ku për pasojë u dëmtuan 71 apartamente. Top Channel raporton se policia ka siguruar kamerat e sigurisë të bizneseve përreth marketit ku dyshohet se nisi zjarri. Sipas pamjeve, rreth orës 16:30 të së martës, një fëmijë shihet duke luajtur në pjesën e pasme të marketit, në katin e parë të pallatit. Pranë fasadës ndodheshin kartona të grumbulluar. Nuk dallohet qartë momenti i ndezjes së zjarrit, por i mituri qëndron për disa sekonda pranë tyre. Menjëherë pasi largohet, në zonë nis të dalë tym. Flakët u përhapën me…

Read More

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivateve të naftës sot në Kosovë. Një litër naftë, sipas përcaktimit të MINT, maksimumi sot kushton 1.75 euro, një cent më lirë nga sa ishte dje. Edhe benzina është ka rënë sot për një cent. Sot një litër benzinë do të kushtojë maksimumi 1.43 euro, nga 1.43 euro sa ishte dje. Një litër gas sot kushton maksimumi 0.88 cent, gjithashtu një cent më lirë sesa dje (0.87 cent).

Read More

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në fshatin Bërshanc të Suharekës, ku janë përfshirë një veturë dhe një çiklist i mitur. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda ka pësuar një fëmijë nëntëvjeçar, i cili është dërguar me urgjencë për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e rëndë, ndërsa aktualisht ndodhet në Mjekimin Intensiv. Lidhur me rastin, drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka dhënë detaje për gjendjen e të miturit. “Fëmija i lindur në vitin 2017 është në gjendje të rëndë, me politraumë. Pas ekzaminimeve të kryera në Qendrën Emergjente,…

Read More

Kryeministri i vendit Edi Rama do të vizitojë Italinë ditën e sotme. Kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë një takim me homologen e tij italiane, Georgia Meloni. Takimi do të nisë në orën 15:00 në Palazzo Chigi. “Ditën e enjte, më datë 16 prill, kryeministrja Meloni do të zhvillojë një takim me kreun e qeverisë së Shqipërisë Edi Rama në Palazzo Chigi”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Romës.

Read More

Një punëtor ka humbur jetën në vendin e punës në Shtime, në një rast që dyshohet të lidhet me shkelje të sigurisë në punë. Ngjarja ka ndodhur më 15 prill në zonën industriale, në kompaninë “Doni Fruits”. Ngjarja ka dalë në dritë pasi viktima është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për Isuf Bislimin, i cili derisa ishte duke punuar në depo, është goditur rëndë në kokë nga dera hidraulike e një kamioni që është mbyllur. Ai fillimisht është dërguar në emergjencën në Shtime dhe më pas në…

Read More