Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki, takim me përfaqësuesit e KF “Liria”

21 Gusht, 2026

Durmishi me masë në ndihmë të prindërve: Rikthehet ‘shporta shkollore’ për uljen e shpenzimeve

21 Gusht, 2026

Pas Tabanocit, arkëtimi i gjobave për automjetet e huaja nis së shpejti edhe në Bllacë

21 Gusht, 2026

Ylfete Fanaj kandidon sërish për Qeverinë e Lucernit, merr mbështetje unanime

21 Gusht, 2026

Turqia lëshon urdhër-arrest ndërkombëtar për Netanyahun

21 Gusht, 2026

Gjesti zhvishet në fitnes dhe tregon transformimin e trupit

21 Gusht, 2026

Zjarr në Elbasan, flakët u afrohen banesave

21 Gusht, 2026

Kumanovari bashkë me nipin sulmohen në Bit Pazar të Shkupit, sulmuesit më pas ua dëmtojnë edhe veturën

21 Gusht, 2026

Si është e mundur që për tragjedinë me 14 viktimat të “Spitali modular”, sërish “fajtor të jetë kablloja?

21 Gusht, 2026

Beqir Dauti: Punët vazhdojnë. Haraçina po bëhet më e mirë, rrugë pas rruge

21 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 22 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Paketa e Maleve, Rama thirrje shqiptarëve të diasporës: Shqipëria sot e besuar nga bota, do fitoni më shumë këtu

TV NewsBy TV News15 Prill, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në Samitin e Diasporës, Kryeministri Edi Rama ritheksoi “Paketën e Maleve”, një nismë e qeverisë shqiptare, të cilën e cilësoi si një instrument me rëndësi praktike dhe simbolike për zhvillimin e zonave malore dhe përfshirjen e diasporës në ekonomi.

Sipas tij, zonat malore kanë qenë historikisht të lëna pas zhvillimit dhe shpesh të përdorura si vend strehimi në kohë të vështira, por sot, sipas kryeministrit, ato po shndërrohen në një burim të ri mirëqenieje për qytetarët.

Rama theksoi se Shqipëria ndodhet në një realitet të ri, ku vendi gëzon besimin e botës dhe njëkohësisht shqiptarët e diasporës kanë më shumë besim te Shqipëria, duke e parë atë si një destinacion tërheqës jo vetëm për vizitorët, por edhe për investime.

Edi Rama:

“Zgjodha të sjell në Samit një vendim të Qeverisë Shqiptare që më duket se ka brenda, përveç konkretësisë së vet, edhe një simbolikë: paketën e maleve për të gjithë ata që kanë lënë tokën e tyre në mal për të kërkuar një jetë më të mirë.

Malet kanë qenë gjithmonë larg zhvillimeve të këtij vendi. Kanë qenë gjithmonë vendet ku shqiptarët janë tërhequr për t’u mbrojtur ndaj atyre që kërkonin t’i merrnin rob.

Por sot ka ardhur dita e bekuar që malet bëhen pjesë e burimeve të mirëqenies së shqiptarëve.

Sot për herë të parë në historinë tonë kemi dy gjëra që nuk i kishim vite më parë. Kemi Shqipërinë e besuar nga bota dhe shqiptarët e botës me besimin te Shqipëria.
Kemi shqiptarët e botës që e shohin që Shqipëria nuk është më e bukur dhe tërheqëse vetëm për ta, por edhe për të huajt.

Prandaj u them shqiptarëve që kanë një copë tokë diku në një mal, në një kodër, që kanë një shtëpi të braktisur të gjyshit a stërgjyshit, ta marrin në dorë paketën e maleve dhe ta kthejnë atë tokë në burim mirëqenieje.

Shqipëria e sotme që tërheq 12 milion turistë në vit është në gjendje, që me mbështetjen e qeverisë, ata të fitojnë në fund të muajit më shumë sesa fitojnë duke punuar për të tjerët jashtë atdheut. Kjo e maleve vlen për të gjitha.

Një komunitet global shqiptar është një komunitet, anëtarët e të cilit i kthejnë sytë nga Shqipëria, kanë jo vetëm shumë për të bërë për Shqipërinë, por sot kanë edhe çfarë të fitojnë duke punuar për Shqipërinë.

Po e ushqejmë marrëdhënien tonë, për të ushqyer sa më mirë Shqipërinë, nga distanca në afërsi, nga ndjenjat në strategji.

E ardhmja e Shqipërisë shkruhet në Romë, në Athinë, në Londër, në New York. Në çdo vend ku shqiptarët punojnë dhe ëndërrojnë. Por e ardhmja e Shqipërisë shkruhet kudo ku shqiptarët jetojnë, duke filluar nga Kosova, edhe duke vazhduar me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët duhet ta harrojë askush, janë një popull shtetformues i Republikës mike të Maqedonisë së Veriut”

/vizionplus.tv

Lexuar: 20

Lajme te ngjashme

Ylfete Fanaj kandidon sërish për Qeverinë e Lucernit, merr mbështetje unanime

Zjarr në Elbasan, flakët u afrohen banesave

Ministria e Jashtme, Tiranë: Mospërfshirja e himnit kombëtar në Pustec, mungesë protokolli

Nuk u respektua himni i Shqipërisë gjatë vizitës së Mickoskit në Pustec, kryebashkiaku: Nuk e organizuam ne

Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?

Hoxhaj publikon foto të rrallë me Hashim Thaçin nga koha e studimeve: Të presim me padurim

Lajmet e fundit

Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki, takim me përfaqësuesit e KF “Liria”

21 Gusht, 2026

Durmishi me masë në ndihmë të prindërve: Rikthehet ‘shporta shkollore’ për uljen e shpenzimeve

21 Gusht, 2026

Pas Tabanocit, arkëtimi i gjobave për automjetet e huaja nis së shpejti edhe në Bllacë

21 Gusht, 2026

Ylfete Fanaj kandidon sërish për Qeverinë e Lucernit, merr mbështetje unanime

21 Gusht, 2026

Turqia lëshon urdhër-arrest ndërkombëtar për Netanyahun

21 Gusht, 2026

Gjesti zhvishet në fitnes dhe tregon transformimin e trupit

21 Gusht, 2026

Zjarr në Elbasan, flakët u afrohen banesave

21 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.