Autor: TV News
Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, ka zbuluar rrethanat se si i mbeti shprehja e bujshme “Presidenti flet me heshtje”. Ai ka rrëfyer se ka qenë i detyruar të jepte atë përgjigje, në kohën kur në duar kishte dekretimin ose jo të “ligjit të dosjeve”. Pjesë nga biseda: Pranvera Borakaj: Më kujtohet një shprehje në kohën kur ju drejtonit Presidencën, ku thonit “Presidenti i Republikës flet me dekrete”. Tani që ka kaluar kohë, mendoni se mund të kishit folur më shumë, përtej dekreteve? Bamir Topi: Realisht është ndryshe. Unë…
Ish presidenti Bamir Topi ka mbështetur propozimin e kryeministri Edi Rama, për uljen e numrit të deputetëve. Në një intervistë për Quo Vadis me Pranvera Borakajn në Vizion Plus, Topi tha se kushtet e Shqipërisë kanë ndryshuar dhe sipas tij, 80 ligjvënës janë mjaftueshëm në Parlament. “Për mënyrën se si është katandisur, ku shumë deputet nuk flasin, nuk kontribuojnë, edhe 80 do të kishin qenë shumë mirë për mua. Shqipëria nuk është më me zona të izoluara. Në rast se ti do të shkosh diku, me automjet Sarandën e kap për 3 orë, Kuksin për 2 orë, Korçën për 2…
Arsyetimi që kreu i PD Sali Berisha ka përdorur për përjashtimin e Ervin Salianjit nga partia, pas lëvizjes së tij, është qesharak. Kështu është shprehur ish presidenti Bamir Topi, në një intervistë për Quo Vadis. “Dy janë mundësitë, zërat e rinj ose janë në planin e naivitetit që kërkojnë të bëjnë një garë që nuk fitojnë dot, duke e ditur se si funksionojnë gjërat. Sepse gjërat po demostrohen ashtu siç funksionojnë. Ndoshta arsyetimi më qesharak është i vetëpërjashtuar. Unë nuk e kisha dëgjuar këtë ndonjëherë. Berisha gjithmonë gjen edhe terma të cilat tingëllojnë të pakuptueshëm, edhe ata që e kuptojnë…
Ish presidenti Bamir Topi ka komentuar situatën politike në Kosovë. Referuar zhvillimeve të fundit, Topi ka “këshilluar” kryeministrin Albin Kurti që të zgjedhë një president jashtë partisë së tij, për të fituar më shumë kredenciale ndërkombëtare. “Kosova ka dy pamje, njëra pamje është që ato kanë thelluar demokracinë nëpërmjet zgjedhjeve, sepse dinë ti bëjnë zgjedhjet më mirë sesa ne në Shqipëri. Shoqëria kosovare ka qenë koshiente, që kur e pa që nuk ishin numrat e nevojshëm për të dhënë ti qeverisje, ja dha dhe këtë mundësi qeverisë “Kurti”. Tani problem është menaxhimi i pushtetit, që është pamja tjetër e Kosovës.…
Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, ka folur për raportin ne tij me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, në kohën kur Topi ishte pjesë e rëndësishme e strukturave të PD-së. Ish-Presidenti ka shprehur edhe kritika për Sali Berishën, sa i takon drejtimit të partisë. Pjesë nga biseda: Bamir Topi: Sot më shumë në këmbë qëndron elektorati i majtë, ndërsa i djathti është i shpartalluar. Dhe kjo e ka shpjegimin, sepse ai që është në krye të së djathës sot ka qenë promotori kryesor që i bëri të djathtët…
Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se protesta e 17 prillit do të jetë një revoltë e fuqishme e qytetarëve kundër korrupsionit dhe vjedhjeve të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Në një konferencë për mediat, ai theksoi: “Do të jetë një revoltë e fuqishme e qytetarëve shqiptarë në mbrojtje të interesave të tyre më jetike, luftës kundër korrupsionit, shtetit ligjor, mbrojtjes nga vjedhjet e Ramës dhe qeveritarët. Ju e dëgjuat cilat janë zhvillimet sot në Europë në raport me naftën. Nafta është gjaku i ekonomisë dhe është materia me ndikim më të fuqishëm jo vetëm në industri…
Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë kërkuar ndihmën e Tiranës zyrtare, pasi po përballen me diskriminim etnik dhe administrativ. Në Samitin e katërt të Diasporës, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar i Luginës së Preshevës pasqyroi padrejtësitë që sipas tij, bëhen ndaj qytetarëve atje. “Pasivizimi i adresave një fenomen që i privon nga të drejtat bazë, vota, prona deri te qasja e shërbimeve publike. Kjo praktikë kërkon trajtim urgjent serioz dhe institucional. Mos njohja e diplomave, një embargo ndaj së ardhmes, pasi po na privohet çdo e drejtë institucionale e jona”, tha Enkel Rexhepi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Lugina e…
Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha priti në takim në Tiranë, homologun nga Kosova, Glauk Konjufca në kuadër të Samitit të Diasporës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha u shpreh se Samiti i Diasporës është një dëshmi e qartë e vullnetit të përbashkët për ta shndërruar diasporën shqiptare në një fuqi të organizuar dhe vendimtare për të ardhmen tonë kombëtare. Sipas Hoxhës, duhet të ketë koordinim të ngushtë Shqipëri-Kosovë në çdo çështje të interesit kombëtar. “Ishte kënaqësi e veçantë të mirëprisja sot në Tiranë Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk…
Deputeti i VV-së, Egzon Azemi, ka reaguar me forcë pas dënimit të tij nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 1 vit e 6 muaj burg për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit. Reagimi i Azemit pas dënimit ka qenë i ashpër, duke e akuzuar sistemin e drejtësisë për padrejtësi. Ai theksoi se dënimi i tij është një shembull i qartë i skandaleve që ndodhin në vend, ku aktivistët shqiptarë dënohen ndërsa terroristët serbë lirohen. “Ata që lirojnë terroristët serbë që gjuajnë bomba, po dënojnë aktivistët shqiptarë vetëm sepse reaguam ndaj këtij skandali”, tha Azemi, duke e theksuar se dënimi i tij…
Materialet e marra pas një urdhri gjykate sugjerojnë se hetimi është nisur mbi bazën e pretendimeve anonime të paverifikueshme të atribuuara individëve që nuk ekzistojnë Pas një urdhri gjykate që i kërkonte Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që më në fund t’i japë kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj akses në provat kundër tij, materialet e zbuluara së fundmi përmbajnë prova shqetësuese që ngrenë pikëpyetje të thella mbi themelin e të gjithë ndjekjes penale. Sipas materialeve të zbuluara, hetimi i SPAK duket se është nisur mbi bazën e pretendimeve anonime të atribuuara dy individëve të identifikuar…
