Autor: TV News

Ka nisur dita e dytë e Samitit të IV të Diasporës. Fjala hapëse u mbajt nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i cili theksoi se diaspora shqiptare është histori suksesi me kontribut të vazhdueshëm për vendin. Më pas, pjesëmarrësve iu drejtua kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili theksoi rolin e diasporës si pjesë thelbësore e identitetit dhe forcës së kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Rama: Është privilegj të jem sot këtu para jush si kryeministër, por dhe kënaqësi e veçantë të vij këtu si një zë mes dhumë zërash që formojnë bashkësinë e një kombi…

Read More

Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Itali, ku do të pritet në Romë nga homologia e tij, Giorgia Meloni. Takimi do të zhvillohet në Palazzo Chigi në orën 15:00 dhe pritet të fokusohet në marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe në çështje të bashkëpunimit rajonal dhe evropian. Vizita vjen në një moment kur Italia dhe Shqipëria kanë rritur bashkëpunimin në disa fusha, përfshirë ekonominë, sigurinë dhe projektet e përbashkëta. Takimi mes dy liderëve shihet si një vijim i këtyre marrëdhënieve dhe një mundësi për të diskutuar hapat e mëtejshëm. Detaje të tjera mbi temat konkrete…

Read More

Bisedimet midis ShBA-së dhe Iranit mund të rifillojnë brenda dy ditëve të ardhshme, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump për New York Post. Presidenti Trump ka shprehur optimizëm për një mundësi të re bisedimesh, duke theksuar se “diçka mund të ndodhë” në këtë periudhë të shkurtër. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur tensionet mes dy vendeve janë të larta, duke ngjallur interesin e mediave dhe analistëve. Takimi i fundit në Islamabad, ku Trump u takua me liderë të tjerë, ka qenë një moment kyç për këtë situatë. Sipas burimeve, ky takim ka hapur dyer për komunikim të ri mes…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi pasditen e sotme një bashkëbisedim me fermerë në Berat. Në fjalën e tij, Berisha u ndal te problematika e krijuar veçanërisht gjatë javëve të fundit, kur ndikimi i konfliktit në Lindjen e Mesme u shoqërua edhe me pasoja ekonomike, për shkak të rritjes së çmimit të naftës, gjë që preku edhe Shqipërinë. Teksa iu drejtohej fermerëve të zonës, Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se po mashtron këtë kategori, duke mos iu kompensuar naftën, njësoj siç ndodh në vendet e tjera të Europës. “Kam ardhur me një ndjenjë revolte të thellë në…

Read More

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi sot në Kuvend një takim me përfaqësues të spikatur të diasporës shqiptare të rajonit Emilia Romagna në Itali, Astrit Poti, Eva Baçi dhe Dorina Merdini. Gjatë takimit, Balla shprehu mirënjohjen për angazhimin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në mbështetje të komunitetit shqiptar në këtë rajon të Italisë, duke vlerësuar rolin e diasporës në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe forcimin e lidhjeve me atdheun. Balla njoftoi se një vëmendje e veçantë i’u kushtua nismave në fushën e arsimit, me fokus ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe tek brezat e rinj. Në…

Read More

Zgjedhjet për drejtimin e degës lokale të Partia Demokratike në Korçë janë shoqëruar me paqartësi dhe vonesa, teksa Kryesia ende nuk ka shpallur zyrtarisht emrat e kandidatëve.Megjithëse është njoftuar se procesi zgjedhor do të zhvillohet më 26 prill, burime brenda strukturave bëjnë me dije se deri më tani mungon një vendim zyrtar për listën përfundimtare të garuesve. Janë katër emra që kanë shprehur interes për të drejtuar degën e PD-së në Korçë: Edmond Cajku, Hergys Haruni, Irvin Bode dhe Bravaldi Xhafka. Pikërisht për këtë të fundit mbetet një situatë e paqartë. Edhe pse ka shprehur hapur interesin për kandidim dhe…

Read More

Ka nisur dita e dytë e Samitit të IV të Diasporës. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se ky samit nuk është një mbledhje ceremoniale, por një deklaratë qëllimesh të përbashkëta dhe një dëshmi e qartë se diaspora nuk qëndron në periferi të jetës kombëtare, por në qendër të saj. Sipas tij, Shqipëria nuk është më një vend që i kërkon diasporës vetëm kujtesë, por një “kantier i madh transformimesh” që e fton atë të marrë pjesë aktivisht në investime, inovacion dhe në jetën akademike, si dhe në ndërtimin e së ardhmes së vendit. Rama: Ky Samit nuk është…

Read More

Në Samitin IV të Diasporës, Kryeministri Edi Rama theksoi rolin e rëndësishëm të shqiptarëve jashtë vendit në vendimmarrjen dhe zhvillimin e Shqipërisë, duke e cilësuar pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje si një hap të madh drejt përfshirjes demokratike. Rama u ndal te ndryshimi i perceptimit ndërkombëtar për Shqipërinë, duke kujtuar se dikur shqiptarët përballeshin me paragjykime për origjinën e tyre, ndërsa sot ndihen krenarë kudo në botë. Sipas tij, emri i Shqipërisë ka pësuar një transformim të thellë, duke kaluar nga një imazh negativ në një simbol të diellit, detit dhe mikpritjes. Ai theksoi se në të kaluarën vendi përmendej…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një moment të veçantë nga ceremonia e dhënies së pasaportës shqiptare për ish-kryebashkiakun e New York City, Eric Adams. Në postimin e publikuar në Facebook, Rama e cilëson këtë zhvillim si simbolik dhe të pazakontë, duke e lidhur me forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe një prej qyteteve më të rëndësishme në botë. Sipas tij, Adams është një mbështetës i njohur i komunitetit shqiptar në Nju Jork dhe kishte shprehur më herët dëshirën për të vizituar Shqipërinë. Gjatë qëndrimit në Tirana, ai është shprehur i impresionuar nga qyteti, duke e cilësuar si…

Read More

Kryenegociatorja për integrimin europian Majlinda Dhuka ka theksuar se Shqipëria ndodhet në një moment kyç historik në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, gjatë fjalës së mbajtur në ditën e tretë të Samitit të IV të Diasporës. Ajo u shpreh se objektivi “Shqipëria 2030 në BE” nuk është më një aspiratë, por një projekt konkret që ka hyrë në fazën intensive të negociatave, ndërsa nënvizoi rolin e pazëvendësueshëm të diasporës në këtë proces transformues për vendin. Dhuka: Shqipëria ndodhet në një moment kyç dhe një çast historik të rrugës së saj drejt familjes evropiane. Shqipëria 2030 në BE është më…

Read More