Autor: TV News

Diva e estradës shqiptare, Adelina Ismaili, ka kujtuar presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, në 19-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Me një postim prekës në Instagram, këngëtarja ndau një video që përfshinte tri fotografi të saj me presidentin Rugova, të realizuara vite më parë, duke treguar respektin e saj të vazhdueshëm për figurën historike që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës. Ibrahim Rugova, i njohur për angazhimin e tij të palodhur për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ka lënë një trashëgimi të thellë në zemrat e qytetarëve. Për ta shoqëruar këtë kujtim të veçantë, Adelina i…

Read More

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 27 janarin 2025 për mbajtjen e shqyrtimit fillestar ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023. Kështu bëri të ditur për “Betimi për Drejtësi“, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë. “Ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve N.M., G.P., K.K., dhe T.D. është caktuar të mbahet me datë 27 janar 2025, në ora 11.00”, thuhet në përgjigjen e Gashit. Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj…

Read More

Milani thuhet se ka një marrëveshje në parim për kushtet personale me sulmuesin e Feyenoord, Santiago Gimenez, por kuqezinjtë tashmë duhet të gjejnë një marrëveshje me skuadrën holandeze. Përveç transferimit të Kyle Walker nga Manchester City, kuqezinjtë janë përpjekur gjithashtu të shtojnë një tjetër opsion sulmues në radhët e Sergio Conceicao në afatin kalimtar të janarit, transmeton GazetaBlic Sport. Kishte pasur kontakte me Marcus Rashford të Manchester United, Joao Felix të Chelseat dhe Gio Reyna të Borussia Dortmund, por La Gazzetta dello Sport pretendon se Milani tani po përfundon në një marrëveshje me Feyenoord për Gimenez. Gazeta Pink Paper bën…

Read More

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Podujevës, ku shprehu bindjen e tij për lidhjen e ngushtë mes kësaj ane dhe partisë që ai përfaqëson. Duke iu përgjigjur kritikave, Abdixhiku tha se fryma e panikut e krijuar nga pushteti aktual nuk do të ndikojë në përkrahjen që LDK-ja gëzon në rajonin e Llapit. “Gjithë atyre që fryma e panikut u ka humbur kontrollin – u përgjigjemi sot këtu, nga shkolla “Ibrahim Rugova”, në ditën e përjetësisë së Ibrahim Rugovës, u përgjigjemi qartë, u përgjigjemi thjesht: O të mjerë, Llapi…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pret që aleatët e Uashingtonit në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) të shpenzojnë më shumë para për bomba dhe plumba. Propozimi i Trumpit për t’u kërkuar anëtarëve të dedikojnë pesë për qind të Prodhimit të Brendshëm Burto (PBB) për mbrojtjen u hodh poshtë nga shumë prej vendeve, por kërkesa për ndarjen e buxheteve më të mëdha nuk pritet të zhduket. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se shpenzimet mund të duhet të rriten deri në 3.7 përqind të PBB-së. Vetëm Polonia është mbi këtë nivel aktualisht.…

Read More

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në takimin e tij të fundit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023 si hap drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një postim në rrjetin social X, Lajçak shkroi se progresi i mëtejshëm është në interesin e Serbisë, Kosovës, Bashkimit Evropian dhe të ardhmes së tyre. Ai theksoi se Marrëveshja e Ohrit ka hapur rrugën për dialog të mëtejshëm. “Në takimin tonë të fundit në rolin tim aktual me presidentin Aleksandar Vuçiq fola për gjendjen në dialog. Theksova se…

Read More

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se rikthimi i partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO, ishin temat kryesore të diskutimit të tij me Aleksandër “Sasha” Kasanof, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor. Gjatë takimit, Haradinaj ka falënderuar SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe ka ndarë vizionin e tij për një Kosovë të integruar plotësisht në strukturat euroatlantike. Ai ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për të përmbushur të gjitha obligimet që rrjedhin nga partneriteti me SHBA-në. “Rikthimi i partneriteti…

Read More

Driloni ka ndarë mendimet e tij në lidhje me ardhjen e Bay T në shtëpinë e Big Brother, duke treguar një siklet të konsiderueshëm për situatën e krijuar. Ai ka shprehur shqetësime se kjo situatë ka ndikuar negativisht në raportin e tij me Sarën, duke theksuar se bisedat e vazhdueshme mes banorëve në lidhje me pëlqimin e tij për ish-banorin, Bay T, e kanë bërë më të vështirë situatën. “Po më vjen palidhje me këtë situatë se knej kundër Sarës e knej po më thonë ke pas pëlqim për Bay T. Edhe nëse isha dashuru prej ditës së parë prapë…

Read More

Kandidati për deputet i LDK-së, Ardian Olluri ka thënë se gjendja në veri nuk është ashtu siç paraqitet nga Qeveria Kurti. Ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë 1 tha se veriu nuk është vetëm çështje e sigurisë, por edhe politike. Tutje, ai tha se sovraniteti në veri shtrihet kur qytetarët atje binden më u integru në institucionet e vendit. “Unë e di se tema më interesante dhe më e favorshme për Qeverinë Kurti është veriu. Ne i gëzohemi secilit sukses në veri dhe secilën pjesë të R. së Kosovës. Mirëpo gjendja ashtu siç paraqitet, nga Qeveria nuk është komplet…

Read More