Autor: TV News
Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj e ka takuar të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander “Sasha” Kasanof. Teksa gjatë së martës në Uashington, Haradinaj ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan Donald Trump. Gjithashtu, gjatë qëndrimit atje Haradinaj, ka zhvilluar takim pune me Richard Grenell, emisar special për misione të veçantë, por edhe me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë.
Donald Trump la zyrtarët qeveritarë në Madrid të hutuar pasi ai gabimisht tha se Spanja ishte një shtet anëtar i BRICS-it dhe i kërcënoi ata me tarifa. BRICS përbëhet nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, shkruan SkyNews. rump bëri këtë gafë kur u pyet nga një gazetar për vendet e NATO-s “si Spanja”, të cilat nuk e përmbushin minimumin e shpenzimeve prej 2 për qind të prodhimit ekonomik për mbrojtjen. Lideri amerikan tha se shpenzimet e Spanjës për mbrojtjen ishin “shumë të ulëta”, pastaj kaloi menjëherë tek BRICS. “Ata janë një shtet i BRICS, Spanja. A e dini…
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka uruar Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump me rastin e inaugurimit të tij si President i 47-të i këtij shteti. Hamza, në platformën X, ka shorehur gatishmërinë e tij për të punuar me administratën Trump pë një Kosovë më të mirë “Urimet më të përzemërta për Presidentin Donald Trump për inaugurimin e tij si President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit tonë të përjetshëm dhe partnerit tonë më të rëndësishëm. Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë dhe më të fuqishme.…
Egli dhe Gerta pak minuta me parë kishin një përballje me tone të larta. Pasi Gerta e kishte akuzuar se “Te kam ruajtur për shkak të gjendjes tënde me atak paniku, dhe tash ti me bënë kishe je lojtare e fortë”. Gjithashtu dhe opinionistët me komentet e tyre u shprehen se Egli në këtë situatë nuk veproi si duhet. Egli ka treguar se nuk eshte e hijshme te preket ne kete teme pasi ajo nuk ka mbetur per meshire dhe ti te menagjoj shume mire panikun. Andaj kjo ka bërë që Egli mos t’i mbajë lotët.
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick është shprehur tejet i lumtur me fitoren ndaj Benficas në Portugali. Skuadra e Barcelonës ishte duke humbur me rezultatin 4-2 deri në minutën e 77’të, por tri golat e shpejtë nga Lewandowski, Garcia e Raphinha, ia sollën tre pikët e mëdha katalunasve, shkruan GazetaBlic Sport. Pas ndeshjes, Hansi Flick u shpreh tejet i lumtur me fitoren. “Nuk kam përjetuar kurrë një rikthim si ky, gjëja më e mirë ka qenë mentaliteti”, tha ndër të tjera Flick për mediat ndërkombëtare. /GazetaBlic Sport
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur qëndrimin e tij në Davos, Zvicër, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Kryeministri Kurti pritet të nënshkruajë Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-s “Në Davos, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror si dhe në Shtëpinë e Kosovës, patëm bisedime e shkëmbime të frytshme me: Kryeministrin e Lituanisë Gintautas Paluckas për të thelluar më tej marrëdhëniet e bashkëpunimin dypalësh, e me investitorë potencialë e strategjikë për mundësitë e rritjes së investimeve në sektorin e energjisë. Dita e parë e qëndrimit në Zvicër u përmbyll me darkën e hapjes…
Njohësi i çështjeve politike, Belgzim Kamberi, ka vlerësuar se në garën për zgjedhjet e ardhshme, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me kandidatin e saj Lumir Abdixhiku dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me kandidatin e saj Bedri Hamza janë alternativat më të fokusuara në nevojat dhe problemet aktuale të Kosovës. Në Debat Plus Kamberi ka thënë se këta dy kandidatë nuk kanë shërbyer më parë si kryeministra, por po prezantojnë programe që, sipas tij, reflektojnë një lloj koherence dhe janë më të lidhura me çështjet që shqetësojnë qytetarët. “Dy kandidatët të cilët po flasin për nevojat e qytetarëve edhe për…
Bashkimi Evropian (BE) ka kërkuar nga autoritetet në Serbi që ta garantojnë punën e papenguar të gazetarëve dhe t’i hetojnë rastet e keqpërdorimit të të dhënave personale të tyre. Mediat proqeveritare të Serbisë publikuan ditë më parë të dhënave personale të gazetarëve, përfshirë nga Kroacia, të cilët janë akuzuar edhe si “agjentë të huaj që kanë ardhur në Serbi për nxitur protesta dhe për të sulmuar rendin kushtetues”. “Liria e mediave është një gur themel kyç në një shoqëri demokratike dhe e drejtë themelore në BE. Prandaj është edhe element kyç në procesin e integrimit të Serbisë në BE. Është…
Kandidatit të LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, i është bërë pritje madhështore nga një nëndegë në Llap. Abdixhiku ka publikuar pamjet nga Llapi, nga ku tha se ka mbetur “pa fjalë”. Abdixhiku shihet teksa i përshëndet simpatizantët e LDK-së, ndërsa këta të fundit nuk ndalojnë duke brohoritur për partinë e tij.
Një operacion policor i koduar “Starti”, i realizuar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë, ka çuar në sekuestrimin e mbi 25 kg lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë dhe në arrestimin e katër të dyshuarve ka njoftuar Policia e Kosovës. Gjatë kontrolleve në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë policia sekuestroi 27 paketime të dyshuara si marihuanë me peshë mbi 25 kg, një veturë, dy pushkë, dy revole, shtatë fishekë të kalibrave të ndryshëm, gjashtë telefona celularë dhe një shumë prej 350 eurosh. “Operacioni policor i koduar ‘Starti’, i zbatuar nga hetuesit policorë…
