Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kur do të quhej e suksesshme lëvizja “Salianji”? Si përgjigjet analisti në QUO VADIS

5 Dhjetor, 2025

Trepça fitoi me spektakël ndaj Pejës

5 Dhjetor, 2025

Përçarja brenda PD-së, avokati: Berisha ndjen rrezik nga Salianji

5 Dhjetor, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Kur do të quhej e suksesshme lëvizja “Salianji”? Si përgjigjet analisti në QUO VADIS
  • Trepça fitoi me spektakël ndaj Pejës
  • Përçarja brenda PD-së, avokati: Berisha ndjen rrezik nga Salianji
  • Kush janë tre trajnerët që rrezikojnë shumë shkarkimin në Premier League?
  • Petraj: Ja kush qëndron pas Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha e di
  • Messi nuk mburret me rekordin e 91 golave brenda një viti: Nuk luaj për statistika
  • Gazetarja: Ja kush do të jetë kryetari i PD-së pas largimit të Sali Berishës
  • Allegri flet pas humbjes ndaj Lazios: Nuk i shfrytëzuam rastet tona
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 5 Dhjetor
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Çka po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?

22 Janar, 2025 Botë
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pret që aleatët e Uashingtonit në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) të shpenzojnë më shumë para për bomba dhe plumba.

Propozimi i Trumpit për t’u kërkuar anëtarëve të dedikojnë pesë për qind të Prodhimit të Brendshëm Burto (PBB) për mbrojtjen u hodh poshtë nga shumë prej vendeve, por kërkesa për ndarjen e buxheteve më të mëdha nuk pritet të zhduket.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se shpenzimet mund të duhet të rriten deri në 3.7 përqind të PBB-së. Vetëm Polonia është mbi këtë nivel aktualisht.

Caku aktual i vendeve anëtare të NATO-s për buxhetin e mbrojtjes është 2 për qind të PBB-së, të cilin e arritën ose e kaluan shumica e anëtarëve në vitin 2024.

Caku i ri për shpenzimet ka të ngjarë të miratohet në një samit të NATO-s në Hagë në qershor. Për miratimin e këtij propozimi do të duhet pajtimi i 32 shteteve anëtare.

Vendet evropiane kanë rritur buxhetet e mbrojtjes që nga pushtimi në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. Shumë liderë kanë thënë se buxhetet duhet të vazhdojnë të rriten edhe më tej për të kundërshtuar kërcënimin e rritjes ushtarake nga Moska.

Por, implementimi i kësaj ideje është pjesa e vështirë.

Shumë qeveri tashmë përballen me vështirësi në financa publike, sisteme pensionesh të mbingarkuara dhe votues të pakënaqur me prioritetet e ndryshme të qeverive. Pasiguria politike e rrit kompleksitetin e situatës.

Një analizë e tri fuqive ushtarake më të mëdha evropiane thekson shkallën e pengesave për investime të mëdha në forcat e tyre të armatosura.

Gjermania

Në terma nominalë, Gjermania është shpenzuesja më e madhe evropiane, duke shpenzuar pothuajse 98 miliardë dollarë në vitin 2024, sipas të dhënave të NATO-s.

Kjo shumë përkon me 2.12 për qind të PBB-së, më pak se shumë anëtarë të tjerë të NATO-s. Tentimet për ta rritur këtë përqindje janë kundërshtuar dhe kanë çuar në rënien e qeverisë gjermane në dhjetor.

Kundërshtimet në fjalë vijnë nga një rregull kushtetues i njohur si frenimi i borxhit. Ky rregull kufizon vlerën e borxhit të përgjithshëm të Gjermanisë dhe huamarrjen vjetore.

Për një propozim për të pezulluar frenimin e borxhit për shkak të presioneve të jashtëzakonshme mbi buxhet – jo vetëm për mbrojtje – të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, koalicioni qeverisës i Gjermanisë nuk arriti konsensus.

Ministria e Mbrojtjes publikoi planet për investime masive për ta bërë ushtrinë gjermane “gati për luftë,” por ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ishte i frustruar nga mungesa e fondeve.

Gjermanët tani do të shkojnë në zgjedhje parlamentare të parakohshme në shkurt, por mbrojtja është gati fare inekzistente si çështje fushate.

Unioni Kristian-Demokrat duket se do të dalë fitues dhe premtimi për të mbajtur shpenzimet “të paktën” 2 për qind të PBB-së nuk do t’i gëzojë zemrat në Uashington.

Nicu Popescu nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme tha se situata e Gjermanisë ilustron një problem të gjerë në të gjithë Europën.

“Politikanët nuk kanë pasur një bisedë serioze me publikun e tyre për 30 vjet për nevojën për shpenzime në mbrojtje”, tha ai. “Shumë kanë frikë ta bëjnë këtë bisedë. Ka një vështirësi politike që e pengon atë”.

Franca

Franca është një shembull i kësaj vështirësie. Pasiguria politike ka penguar planet për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në afat të shkurtër.

Presidenti Emmanuel Macron humbi shumicën parlamentare në zgjedhjet e parakohshme gjatë verës, duke e bërë të pamundur deri tani miratimin e një buxheti për vitin 2025. Kjo ka bërë që buxheti për mbrojtje të mbetet në nivelet e vitit 2024 aktualisht, duke lënë rritjen e planifikuar prej 3 miliardë dollarësh të pasigurt.

Grupet kryesore në Parlament kanë prioritete krejt të ndryshme për buxhetin. Si të majtët, ashtu edhe ekstremi i djathtë duan më shumë shpenzime sociale, ndërsa qendra e djathtë do ulje tatimesh. Dhe, askush nuk duket i gatshëm të bëjë kompromis. Qeveria mund të humbasë një mocion besimi në çdo moment.

“Mbrojtja kurrë nuk është në diskutim”, tha Olivier Costa nga Sciences Po në Paris. “E gjithë tema është rreth liderëve politikë që synojnë të fitojnë zgjedhjet e ardhshme presidenciale”.

Ndërkohë, situata financiare e Francës është tashmë në një pikë delikate. Borxhi kombëtar ka arritur në 120 për qind të PBB-së, dyfishin e kufirit të borxhit të Bashkimit Evropian.

“Franca është më keq se Gjermania në të gjithë indikatorët ekonomikë”, tha kryeministri Francois Bayrou më 14 janar.

Costa tha se “do të ishte shumë e vështirë në kontekstin aktual t’u shpjegohet qytetarëve se duhen më shumë shpenzime për mbrojtje”.

Britania e Madhe

Britania ka një nga buxhetet më të mëdha të mbrojtjes në Evropë. Me rreth 82 miliardë dollarë, ajo shpenzon 2.33 për qind të PBB-së për mbrojtje. Skena politike e vendit është më e qëndrueshme, pasi Qeveria e re ka një shumicë të madhe në Parlament.

Por, kryeministri Keir Starmer fitoi zgjedhjet e vitit të kaluar me premtimin se nuk do t’i rrisë taksat dhe do të reduktojë huamarrjen.

Ai, gjithashtu, premtoi t’i mbajë shpenzimet në nivelet e mëhershme. Kjo përfshin buxhetin për mbrojtjen, por gjithashtu edhe shëndetësinë, arsimin dhe infrastrukturën e transportit.

Borxhi kombëtar i Britanisë është aktualisht në nivelin më të lartë që nga vitet 1960.

Kjo do të thotë se ka një mundësi shumë të kufizuar për ta rritur buxhetin për mbrojtje.

Në nëntor, Starmer i tha Ruttes se në pranverë qeveria do të “përcaktojë një rrugë” për të ngritur shpenzimet në 2.5 për qind të PBB-së.

Mungesa e një afati kohor për këtë angazhim është kritikuar, njëjtë si dhe ambicia e tij që është shumë më poshtë se shifra që ka përmendur Rutte./Radio Evropa e Lirë

Lexuar: 107

Lajme të ngjashme

Trump shpërndan shkrimin e The Washington Post ku thotë se “e parandaloi luftën mes Kosovës dhe Serbisë”

Trump uron Shqipërinë për Pavarësi, ka një mesazh të ngrohtë për shqiptarët

NATO uron në mënyrë të veçantë 28 Nëntorin

Në Belgjikë ka filluar një grevë treditore

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit

Erdogan: Paqe në Lindjen e Mesme e pamundur për shkak të pushtimit të Gazës nga Izraeli

showbiz

Pas humbjes së Shpatit, familja falënderon të gjithë për solidaritetin

Showbiz 4 Dhjetor, 2025

Me datë 26 nëntor, këngëtari i shumë hiteve, Shpat Kasapi ndërroi jetë. Miq, familjar e…

Pas humbjes së Shpatit, familja falënderon të gjithë për solidaritetin

Showbiz 4 Dhjetor, 2025

Me datë 26 nëntor, këngëtari i shumë hiteve, Shpat Kasapi ndërroi jetë. Miq, familjar e…

Horoskopi sot

Showbiz 4 Dhjetor, 2025

Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Sot marrëdhëniet tuaja romantike mund të…

Can Yaman, protagonisti kryesor i serialit “Sandokan”: Jam shqiptar, nëna ime është me origjinë nga Kosova

Showbiz 3 Dhjetor, 2025

Can Yaman, aktori i dashur për publikun dhe protagonisti kryesor i serialit “Sandokan”, i cili…

Edi e merr vesh ku gjendet Dolce: Ishalla nuk dashurohet

Showbiz 3 Dhjetor, 2025

Siç u paralajmërua, Edit iu konfirmua lajmi që Dolce gjendet në “Grande Frattelo”. Mirëpo, i…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.