Autor: TV News

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.Ç. për veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.  Sipas aktakuzës, E.Ç., nga data e pacaktuar e gjerë me datë 30.06.2023, në fshatin Devë, Gjakovë, në bashkëveprim me të dënuarin J.B., pa autorizim dhe me qëllim shitje shpërndajnë, shesin, transportojnë substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë. Në aktakuzë thuhet se E.Ç., koordinoi  veprimet me të dënuarin J.B., ashtu që i njëjti transportoi narkotikun nga Shqipëria në Kosovë përmes rrugëve malore dhe e njëjta substancë u deponua në…

Read More

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot(e marte) në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA) dhe njëkohësisht zëvendës ambasadoren, znj.Anu Prattipati. Gjatë takimit, Abdixhiku tha se ka informuar znj.Prattipati për “momentumin e mirë të LDK-së dhe për ecurinë e fushatës elektorale.” “Pas ambasadorit britanik, në takim prita të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-ve, dhe njëkohësisht zëvendës ambasadorën, Anu Prattipati. Znj.Prattipati e njoftova për momentumin e mirë politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës në prag të zgjedhjeve, si dhe mbi rrjedhën e fushatës sonë.” –…

Read More

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.D. për veprat penale ‘Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”. Sipas Prokurorisë Speciale, i pandehuri M.D., më 29 maj 2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, në bashkëveprim me persona të tjerë nga Kosova dhe Serbia, ka përdorur dhunë, armë dhe mjete të forta për të sulmuar dhe kërcënuar ushtarët e KFOR-it dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Këto sulme kanë rezultuar në lëndime trupore dhe dëme materiale. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur…

Read More

Një super ndeshje zhvillohet sot në Europa League. Besiktas dhe Ahtletic Bilbao do të përballen në Stamboll, shkruan GazetaBlic Sport. Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 16:30, atje ku Rashica dhe Muçi do të luajnë nga minuta e parë tek skuadra turke. Besiktas: Gunok; Svensson, Topçu, Uduokhai, Masuaku; Fernandes, Al-Musrati; Rashica, Rafa Silva, Muçi; Immobile Athletic Bilbao: Agirrezabala; De Marcos, Núñez, Paredes, Yuri; Prados, Jauregizar; Berenguer, Unai Gómez, Nico Williams; Guruzeta /GazetaBlic Sport/

Read More

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ndarë një video-mesazh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vlerësuar objektivat e Administratës Trump dhe rëndësinë e tyre për Kosovën. Në mesazhin e tij, Haradinaj ka theksuar besimin se Kosova do të përparojë drejt anëtarësimit në NATO gjatë mandatit të kësaj administrate. “Këtu u dha betimi i presidentit të Amerikës dhe u shpallën objektivat për këto katër vjet. Kosova besoj do ta zë hapin me këtë administratë në qëllimin e vet që të ndodhë anëtarësimi në NATO direkt dhe shpejt”, ka thënë Haradinaj në Facebook.

Read More

Biseda mes vajzave vazhdon të zhvillohet me intensitet në orët e vona të natës, duke zbuluar një dinamikë interesante mes marrëdhënieve të tyre. Bay T, një prej personazheve më të njohur të shoubizit, e pyeti Sarën nëse ndjen ndonjë pëlqim të vërtetë për Drilonin. Kjo pyetje i dha shkas një bisede të thellë dhe reflektive mbi ndjenjat dhe intrigat e dashurisë. “Nime a ki pëlqim për Drilonin, allahile kallzom bre, shumë sinqerisht po të veti se janë bërë 3 muaj këtu edhe është përfol po kam qef me ndi prej teje”, e inkurajoi Bay T Sarën. Kjo pyetje ngjalli një…

Read More

Pas përfundimit të dëshmisë së ish-këshilltarit të UNMIK-ut, Hansjeorg Strohmeyer, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), ka filluar dëshminë dëshmitari i 115-të i Zyrës së Prokurorit të Specializur (ZPS), John Clarke, i cili mban kodin 04874 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ky dëshmitar është patolog i mjekësisë ligjore dhe është i thirrur për të japë dëshmi si ekspert, raporton “Betimi për Drejtësi“. Nga prokurori James Pace, dëshmitarit iu prezantua një raport për të cilin ai tha se e ka përgatitur në bazë të udhëzimeve që ia ka dhënë përmes një letre…

Read More

Bedri Hamza përmes një postimi, ka treguar se sot do të ketë takime me biznese, për të cilat ka premtuar grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30%. “Sot, ditë e takimeve të shumta me biznese, të cilat paguajnë taksa që pastaj sigurojnë pagat e mësimdhënësve, policëve, ushtarëve, pensionet, ndërtohen rrugët, shkollat e spitalet, për të mundësuar një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë. Sektori privat është punëdhënësi më i madh në Republikën tonë. Grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30%.”, ka shkruar Hamza. Hamza sot ka tubim të madh me biznese…

Read More

Katër nxënës të shkollës “17 Shkurti” në Shirokë të Suharekës kanë pësuar lëndime nga një sulm i qenit. Incidenti ka ndodhur të mërkurën në orët e mëngjesit. Sipas njoftimit të policisë, një nxënëse ka pësuar lëndime më serioze në kokë, ndërsa tre nxënës të tjerë janë lënduar gjithashtu. “Janë sulmuar 4 nxënës të kësaj shkolle, në fshatin Shirokë të Suharekës të sulmuar kanë qenë edhe polic. Është njoftuar edhe prokurori i shtetit, inspektorati policor. D.m.th. janë sulmuar edhe policë por që fal profesionalizmit kanë arritur që të neutralizojnë atë. Ky nuk është një qen endacak por me pronar, ku është…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një takim bilateral me Ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Takimi u fokusua në zhvillimet ekonomike dhe politike, ku kryeministri Kurti vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë për Kosovën, veçanërisht në proceset e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe përparimin drejt integrimit evropian. “Sot do ta kemi nënshkrimin e marrëveshjes për EFTA e cila është një arritje e madhe. Ne kemi patur rritje të konsiderueshme në katër vitet e fundit, 6 për qind të BPV-së mesatarisht, duke mos shkuar asnjëherë poshtë 4…

Read More