Autor: TV News

Kina po përgatitet për tarifa të mundshme pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump kërcënoi se do të vendoste një taksë prej 10 për qind për importet kineze, që më 1 shkurt. Në konferencën e rregullt për shtypin të mërkurën, zëdhënësja e ministrisë së jashtme kineze Mao Ning nënvizoi angazhimin e Kinës për të mbrojtur “interesat e saj kombëtare”. “Gjithmonë kemi besuar se nuk ka fitues në një luftë tregtare apo tarifash”, tha ajo. Pas deklaratave të Presidentit Trump treguesit kryesorë të bursës kineze pësuan rënie. Reagimi i Pekinit erdhi pasi zoti Trump the ekipi i tij po shqyrtojnë…

Read More

Nënkryetarja e PDK-së, Besianë Musmurati, ka kritikuar gjuhën e përdorur nga LVV-ja gjatë fushatës, duke thënë se ajo po kontribuon negativisht dhe po demotivon qytetarët, sidomos gratë dhe të rinjtë, për të marrë pjesë në politikë dhe për të votuar.  “Normal disa prej takimeve nuk mundemi t’i publikojmë, por deri tash dikur rreth 2 mijë takime i kemi mbajtur qytetarë, edh epo e shohim entuziazmin, 9 shkurti është afër edhe do ta shohim rezultatin. Kjo gjuha që po e shohim në fushatë sidomos nga LVV-ja, nuk po i kontribuon frymës së mirë, fushatës së mirë që mendoj se duhet më…

Read More

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me gratë e rajonit të Ferizajt. Hamza ka thënë se beson në një Kosovë, ku gratë janë të lira t’i ndjekin ëndrrat e tyre. Ai ka thënë se kur gratë arrijnë në jetë, arrin edhe Kosova, duke shtuar se kur ato fuqizohen, do të fuqizohet edhe Kosova. “Unë besoj në një Kosovë, ku gratë janë të lira t’i ndjekin ëndrrat e tyre. Ditë më parë në Mitrovicë, sot në Ferizaj e nesër kudo që të jem, përkushtimi im është i palëkundur për t’i mbështetur, fuqizuar dhe mbrojtur vajzat dhe…

Read More

Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, kanë bërë sot një zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen e tyre në këtë përballje emocionuese. Sipas një procedurë të re, ata votuan për liderin e ri, një rol kyç që do të sjellë ndryshime të dukshme në dinamikën e shtëpisë. Në një mjedis ku çdo veprim ka rëndësi, kjo vendimmarrje ka për të pasur pasoja të thella për marrëdhëniet mes banorëve. Përmes një zarfi të bardhë, banorët iu njoftuan se do të duhej të jepnin emrin e personit që do të zgjidhnin si lider, bashkë me arsyetimin…

Read More

Analisti Lirim Mehmetaj, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ka një shqetësim kryesor për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe se strategjia e tij bazohet në shpërndarjen e thashethemeve. “Kurti e ka një shqetësim kryesor dhe një dilemë, a janë analfabet qytetarët e Kosovës, qashtu qysh i ka portretizuar ai, edhe në masën me 45 për qind. Siç e dini ekziston një dokument i brendshëm, ku Kurti si strategji parasheh shpërndarjen e thashethemeve, për arsye se beson fuqishëm se populli i Kosovës me 45 për qind është analfabet funksional edhe në këtë mënyrë mbushet me informacione të gënjeshtrave që i shfrytëzon…

Read More

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mbajtur sot(e mërkure) një tubim të madh në qytetin e Gjakovës. Para mijëra qytetarëve, anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj partie, kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku, bëri një zotim. Abdixhiku premtoi përfshirjen e 40 mijë të rinjve në fushën e ICT-së. Kandidati për kryeministër i LDK-së tha se ata do të trajtohen për katër vjet në këtë sektor. “Aty ku kanë vëzhguar ikjen e rinisë, ne kemi programin kombëtar për trajnime në teknologji. Plot 40 mijë të rinj do të trajnohen në katër vite, për të marrë punë, për të marrë paga të larta, për…

Read More

Javën tjetër pritet të nisë gjykimi ndaj katër të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj janë të akuzuar për vrasjen e rëndë të 32-vjeçares. Flamur Kabashi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka theksuar se ky rast mund të përfundojë me dënimin më të rëndë të mundshëm, atë të burgimit të përjetshëm. Sipas Kabashit, Gjykata Supreme ka ndërtuar një standard të lartë për të shqiptuar këtë dënim, duke kërkuar një arsyetim të fortë dhe prova të forta për të justifikuar një dënim të tillë. Në rastin e vrasjes së Liridona…

Read More

Departamenti i Shtetit ka ndalur të gjitha udhëtimet e refugjatëve drejt SHBA-së dhe ka pezulluar procesin e trajtimit të tyre. Kjo masë, e bazuar në udhëzime të brendshme të marra nga CBS News, prek gjithashtu një program të administratës së Bidenit që lejonte qytetarët amerikanë të sponsorizonin refugjatë. Sipas memorandumit të Departamentit të Shtetit, të gjitha udhëtimet e planifikuara të refugjatëve janë anuluar dhe nuk do të bëhen prenotime të reja. Pezullimi nuk prek mbajtësit e Vizave Speciale Emigruese (SIV), të cilët kanë bashkëpunuar me forcat ushtarake amerikane. Kjo lëvizje vjen pasi Trump, i cili u betua sërish si president…

Read More

Kandidati për deputet nga LDK, Krenar Xhaferi, ka theksuar se, nëse partia e tij fiton në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe merr pushtetin, do të përmbyllë projektin e Unazës së Kryeqytetit brenda katër viteve. Ai në emisionin FIVE, e vlerësoi këtë projekt si një prej angazhimeve kryesore të partisë për zhvillimin e infrastrukturës në Prishtinë. “Projekti i unazës është 28 kilometra është rreth e rreth Prishtinës, ky projekt ka dy vjet që i është dorëzuar Ministrisë  së Infrastrukturës, dhe gradacioni i kredisë, është i aprovuar nga BERZH-i për unazën, kredinë e bar komuna ndërsa Qeveria vetëm garanton pjesën e kredisë,…

Read More

Një debat i ashpër dhe nervoz ka shpërthyer mes Rozanës dhe banorit Gerti, duke zbuluar tensionet e brendshme që ekzistojnë në ambientet e reality show-t. Gjatë një diskutimi të ngarkuar, Rozana i drejtohet Gertit me një ton të ashpër, duke e akuzuar atë për qëllime të fshehta dhe manipulim. “E kam ditur që je kështu. Unë e kam ditur çfarë ke dashur të bësh këtu, je i zbulueshëm,” thotë ajo, duke e bërë të qartë se Gerti ka shkuar shumë përtej kufijve që i takojnë në dinamikat e grupit. Ishte e qartë se tensionet nuk ishin vetëm personale, por gjithashtu…

Read More