Autor: TV News
Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani ka uruar popullin australian me rastin e Ditës së Australisë. Osmani përmes një postimi në rrjetin social “X”, Osmani ka shkruar se Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë e saj më Australinë, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe respektit. “Ne mezi presim të forcojmë më tej lidhjet e qëndrueshme midis vendeve tona. Paqja, prosperiteti dhe suksesi le të vazhdojnë të lulëzojnë në të gjithë vendin tuaj të bukur”, ka shkruar Osmani.
Senati miratoi të shtunën kandidaturën e Kristi Noem për postin e sekretares së Sigurisë Kombëtare duke e vënë ish-guvernatoren e Dakotës së Jugut, në krye të një agjencie që është thelbësore për sigurinë kombëtare dhe planet e presidentit amerikan Donald Trump për ta ndalur migracionin e paligjshëm. Noem u miratua me 59 vota pro dhe 34 kundër. Të premten Senati miratoi kandidaturën e Pete Hegseth për postin e sekretarit të Mbrojtjes me një votim të ngushtë 51 me 50. Hegseth u betua të shtunën. Noem dhe Hegseth i bashkohen sekretarit të Shtetit, Marco Rubio dhe drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe,…
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë e mbështetur nga Beogradi, njoftoi se persona të panjohur më 25 janar hodhën një koktej molotovi para shtëpisë familjare të aktivistes së saj, Aleksandra Popoviq, në Ranillug, një komunë me shumicë serbe në juglindje të Kosovës. Ky mjet shpërthyes, sipas Listës Serbe, e goditi makinën familjare të familjes Popoviqit, duke e “djegur plotësisht”. Më herët, Lëvizja Popullore Serbe njoftoi se persona të panjohur më 24 janar tentuan të djegin një billbord të saj në Moguillë, pranë Kllokotit, gjithashtu një komunë me shumicë serbe në rajonin e Gjilanit. Ky billbord ndodhej…
Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Kosovë do të mbahen në fillim të vitit 2025, gjegjësisht me datën 9 shkurt. E në listat e kandidatëve për deputetë nga radhët e LDK-së, PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje pati edhe shumë emra befasues, të cilët po ‘luftojnë’ për të zënë një karrige në Kuvend. Një ndër ta ishte edhe këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Edona Llalloshi, e cila ka aderuar në Vetëvendosje, me numrin 19. Lajmin për aderimin e saj në Lëvizjen Vetëvendosje e zyrtarizoi edhe vet lideri i kësaj partie, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. “Edona Llalloshi është ndër emrat më të dashur…
Viti 2024 ka shënuar rënie të ndjeshme të krimeve të dhunshme në Kosovë, sipas statistikave të publikuara nga Policia e Kosovës. Krimet, si vrasjet, vjedhjet dhe grabitjet kanë regjistruar ulje të konsiderueshme, duke pasqyruar një përmirësim të dukshëm në situatën e sigurisë. Megjithatë, ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se ende mbeten sfida dhe nevoja për një strategji më të qartë për të adresuar shqetësimet e sigurisë në të ardhmen. Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se ulja e numrit të vrasjeve lidhet me disa faktorë, përfshirë përmbylljen e disa proceseve në sistemin gjyqësor dhe arritjen e marrëveshjeve mes palëve në…
Bashkimi e ka mposhtur Yllin me rezultat 60-70, në xhiron e 19-të të Superligës së Kosovës në futboll për ta rimarr kreun e tabelës. Prizrenasit ishin më të mirë se suharekasit që në start, ku çerekun e parë e fitoi me rezultat 11:21, ndërsa të dytin e humbi me një pikë diferencë, 13:12. Ylli e fitoi edhe çerekun e tretë, kësaj radhe me dy pikë epërsi, 20:18, ndërsa Bashkimi e fitoi 10-minutëshin e fundit me tre pikë epërsi, 16:19. Më i miri në parket te Ylli ishte Armstead me 22 pikë, katër topa të vjedhur e tri asistime, kurse te…
Kosova do të presë deri në konstituimin e Kuvendit të ri për marrjen e këstit të parë prej 61 milionë eurove nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor. Disbursimi i mjeteve të para-financimit për Kosovën është i ndërlidhur me miratimin e dy marrëveshjeve ndërkombëtarë në Kuvend, të cilat nuk mund të ndodhin tani pasi ka përfunduar legjislatura dhe vendi mban zgjedhjet më 9 shkurt. Në Qeverinë e Kosovës, thonë se porsa të miratohen marrëveshjet në Kuvend mjetet do të disbursohen dhe se vonesat nuk ndërlidhen me masat që BE-ja i ka vendosur Kosovës.…
Me kopshtin e saj të zbukuruar dhe ambientin e gjerë, vila trekatëshe dikur u përshkrua si “parajsë” nga nëna që rriti pesë fëmijët e saj atje. Dhe shumë u bë për të ruajtur qetësinë e familjes, duke pasur parasysh fqinjin e saj të afërt: kampin më të madh dhe më famëkeq të përqendrimit nazist, Aushvic. Brenda shtëpisë së familjes, Rudolf Höss, komandanti SS me shërbimin më të gjatë të Aushvicit, ëndërroi mënyrën më efikase për të vrarë miliona hebrenj, romë, homoseksualë dhe të burgosur politikë që Rajhu i Tretë kishte vendosur të eliminonte. Pemët e larta dhe një mur i…
Bjellorusët dolën për të votuar të dielën në zgjedhje që pritet t’ia dhurojnë edhe një mandat tjetër pesëvjeçar presidentit autoritar Alyaksandr Lukashenka, i cili është mik i ngushtë i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Lufta e Rusisë në Ukrainë i ka bashkuar Lukashenkan dhe Putinin më shumë se kurrë më parë, pasi lideri autoritar ia ka ofruar Putinit vendin e vet si platformë për ta nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022, ndërsa në vitin pasues u pajtua ta lejojë Moskën të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi. Kjo e ka bërë 70-vjeçarin Lukashenka – i cili është mënjanuar dhe…
Kur ka prezantuar programin e Qeverisë së tij në maj të vitit 2021, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë, mes tjerash, se potenciali i madh i prodhimit të ushqimit në Kosovë, duhet të shfrytëzohet jo vetëm për nevoja të brendshme, por edhe për të eksportuar. Ai ka thënë se do të angazhohet në blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese për eksport, si dhe do t’i ndihmojë bizneset në gjetjen e tregjeve për eksport. Në kuadër të mbështetjes për to, ka thënë se Kosova do të themelojë edhe Bankën e saj Zhvillimore. “Ajo do të jetë mekanizëm për mbështetjen e sektorit…
