Autor: TV News

Ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, ishte hapja e fjalës që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajti në 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri. “Më lejoni t’i bashkohem edhe unë shprehjes së keqardhjes për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos dhe duke uruar që të prehet në paqe, t’i përcjell ngushëllimet e mia të gjithë bashkëpunëtorëve të tij dhe anëtarëve të komunitetit të besimtarëve ortodoksë”. Miqve që e kishin ftuar në këtë përvjetor, u premtoi shpalljen e krijimit të Shtetit Bektashi, duke garantuar çdo skeptik se statusi i posaçëm i selisë së…

Read More

Tre autobusë me 114 të burgosur palestinezë, të liruar sipas marrëveshjes së armëpushimit të Gazës, arritën të shtunën në Ramallah. Ky përfaqëson një hap tjetër në shkëmbimin e vazhdueshëm të të burgosurve midis Hamasit dhe Izraelit. Televizioni izraelit, Kanal 12 konfirmoi transferimin e të burgosurve palestinezë nga burgu Ketziot në Negev, me plane për t’i transportuar ata në vendkalimin Kerem Shalom në kufirin e Gazës. Zyra e Informacionit për të Burgosurit e Hamasit ka publikuar një listë me 200 të burgosur palestinezë të planifikuar për lirim. Mes tyre janë 121 persona me burgim të përjetshëm dhe 79 me dënime afatgjata,…

Read More

Kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, Ramush Haradinaj në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini ka folur lidhur me vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i cili ishte i ftuar në inaugurimin e presidentit Donald Trump. Haradinaj gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka takuar shumë personalitete të shquara të Amerikës përfshi edhe ish të dërguarin për Ballkanin Richard Grenell tani si i ngarkuar për misione të veçanta nga Trump përfshi edhe Ballkanin. ’’Ai e ka edhe portofolio Ballkanin. Takimi me ambasadorin Grenell ishte së pari i nevojshëm sepse kanë…

Read More

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe me qytetarët e Pejës. Duke përmendur janarit e Lidhjes së Pejës, Hamza ka thënë se sërish në janarin e besëlidhjes pejane, po i siguron qytetarët e Pejës se atë që e premton, e realizon. Hamza ka thënë se për të, Kosova dhe qytetarët janë të parët. “Peja e bukur e Dukagjinit mundet edhe ma mirë. Sonte, sërish në janarin e besëlidhjes pejane, i sigurova qytetarët e Pejës se atë që e premtoj, e realizoj. Së bashku do ta përfundojmë autostradën Prishtinë – Pejë, modernizimin dhe elektrifikimin e hekurudhës…

Read More

Kandidati për Kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar turin e tij të tubimeve masive, duke e mbajtur të katërtin në fshatin Dobrajë e Madhe të Lipjanit.  “Tubimi i katërt; fshati Dobrajë e madhe! E ZJARRTË! Dobrajë, flakë! Sa shumë entuziazëm këtu; si askund! Pas tubimit masiv në Shtime, vazhduam me tubimin e nëndegës sonë në fshatin Dobrajë e Madhe të Lipjanit. Gjetëm pritjen e ngrohtë, entuziazmin e bashkimin qytetar që e karakterizon mbështetjen e kësaj ane për LDK-në!” – ka thënë kryetari i LDK-së. Abdixhiku theksoi rëndësinë e projekteve konkrete dhe ambicieve të mëdha për një të…

Read More

Senati miratoi të shtunën kandidaturën e Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare duke e vënë ish-guvernatoren e Dakotës së Jugut, në krye të një agjencie që është thelbësore për sigurinë kombëtare dhe planet e Presidentit Donald Trump për të ndalur emigracionin e paligjshëm. Noem u miratua me 59 vota pro dhe 34 kundër. Të premten Senati miratoi kandidaturën e Pete Hegseth për postin e Sekretarit të Mbrojtjes me një votim të ngushtë 51 me 50. Noem dhe Hegseth i bashkohen Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe drejtorit të CIA-s John Ratcliffe, të konfirmuar tashmë në detyrë. Të…

Read More

Yjet e Hollivudit, Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë arritur një marrëveshje divorci pas tetë vjetësh, ka thënë avokati i saj. Çifti, i cili u martua në vitin 2014 dhe kanë gjashtë fëmijë, ishin ndër çiftet më të profilit të lartë në industrinë e argëtimit dhe të quajtur “Brangelina” nga shtypi. Jolie bëri kërkesë për divorc në vitin 2016, duke përmendur “dallimet e papajtueshme”. Më vonë doli gjatë procedurave të veçanta gjyqësore se ajo e kishte akuzuar Pitt se po abuzonte me të dhe dy nga fëmijët e tyre në një avion privat atë vit. Pitt nuk u akuzua pas…

Read More

Analisti Yll Hoxha ka thënë se nuk pret të rritet ndonjë intensitet i ndikimit amerikan në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë. Megjithatë, ai ka thënë se çfarëdo tentative për ta shtu përfshirjen e të Richard Grenell në fushatën zgjedhore në Kosovë, sipas tij do të jetë në dobi të pozitës. ‘’…do të jetë në dobi të pozitës ndonëse mund të vije me idenë se do ta dëmtoj pozitën. Pra, një konfrontim që ai mund ta bëjë nëpër portale e rrjete sociale, nuk do të thotë që automatikisht e dëmton[Kurtin] përkundrazi mund ta nxit votën e cila e kujton…

Read More

Bashkimi e ka mposhtur Yllin me rezultat 60-70, në xhiron e 19-të të Superligës së Kosovës në futboll për ta rimarr kreun e tabelës. Prizrenasit ishin më të mirë se suharekasit që në start, ku çerekun e parë e fitoi me rezultat 11:21, ndërsa të dytin e humbi me një pikë diferencë, 13:12. Ylli e fitoi edhe çerekun e tretë, kësaj radhe me dy pikë epërsi, 20:18, ndërsa Bashkimi e fitoi 10-minutëshin e fundit me tre pikë epërsi, 16:19. Më i miri në parket te Ylli ishte Armstead me 22 pikë, katër topa të vjedhur e tri asistime, kurse te…

Read More