Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gashi në Zagreb: Marrëveshja strategjike me Kroacinë pritet të miratohet më 1 dhjetor

24 Nëntor, 2026

Presidentja për festën e organizuar në nder të 28 Nëntorit: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë

24 Nëntor, 2026

Banka Evropiane për Investime mbështet ndërtimin e 4.700 kilometrave rrugë në Ballkanin Perëndimor

24 Nëntor, 2026

Ukrainasit shpartallojnë pozicionet ruse dhe rimarrin territorin!

24 Nëntor, 2026

Me maska dhe shkopinj në qendër të Kumanovës, ndërhyn policia

24 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 20 vjet nga nisja e projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, histori suksesi dhe krenarie për Çairin

24 Nëntor, 2026

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg, por më pas u arratis, në kërkim nga viti 2017

24 Nëntor, 2026

Adnan Azizi i ashpër me Ali Ahmetin: Me 8 ministra të Drejtësisë nuk e bëre Jurisprudencën shqip, a ka tradhti më të madhe se kjo?!

24 Nëntor, 2026

Rreth 400 amendamente të opozitës, asnjë i pranuar në Buxhetin 2027

24 Nëntor, 2026

Shasivari i përgjigjet Ahmetit për jurisprudencën: BDI nuk e zgjidhi këtë çështje për 20 vjet me tetë ministra të drejtësisë

24 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 25 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Zgjedhjet zvarrisin ekzekutimin e 61 milionë eurove nga BE për Kosovën

TV NewsBy TV News26 Janar, 2025 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kosova do të presë deri në konstituimin e Kuvendit të ri për marrjen e këstit të parë prej 61 milionë eurove nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Disbursimi i mjeteve të para-financimit për Kosovën është i ndërlidhur me miratimin e dy marrëveshjeve ndërkombëtarë në Kuvend, të cilat nuk mund të ndodhin tani pasi ka përfunduar legjislatura dhe vendi mban zgjedhjet më 9 shkurt.

Në Qeverinë e Kosovës, thonë se porsa të miratohen marrëveshjet në Kuvend mjetet do të disbursohen dhe se vonesat nuk ndërlidhen me masat që BE-ja i ka vendosur Kosovës.

Plani i rritjes është kornizë e re e BE-së për përshpejtimin e reformave për integrim evropian të tërë rajonit, që kombinon reformat me kontribut të drejtpërdrejtë financiar nga fondet e BE-së në buxhetet e vendeve përfituese dhe projekte investuese. Me zbatimin e këtyre reformave Kosova do të përfitojë deri në 882.6 milionë euro fonde të BE-së. Nga kjo shumë totale, 253.3 milionë euro janë grante, ndërsa pjesa tjetër prej 629.3 milionë euro, janë hua afatgjatë.

Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit për integrime Evropiane, Besnik Bislimi, thotë për KosovaPress se Bashkimi Evropian nuk ka ekzekutuar pagesat për asnjë shtet në rajon, pasi asnjë prej tyre nuk ka arritur t’i miratojë marrëveshjet me BE-në në kuvendet e tyre.

“Të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Kosova, duhet të nënshkruajnë dhe aprovojnë në Parlament dy marrëveshje që ky instrument të hyjë në fuqi dhe më pas të bëhet transferi i këstit të parë. Këto janë: marrëveshja për instrumentin dhe marrëveshja për hua. E para është nënshkruar nga Kryeministri dhe Komisioni Evropian dhe është dërguar në Kuvend si projektligj qysh në dhjetor, derisa marrëveshja e dytë është dërguar rishtazi nga KE, pra në janar të këtij viti. Asnjë shtet në rajon nuk ka arritur ende t’i aprovojë këto dy marrëveshje, e si rrjedhojë pagesat nuk janë realizuar për asnjë shtet në rajon ende. Në rastin e Kosovës, këto dy marrëveshje do të aprovohen pas konstituimit të Kuvendit të ri e në vijim pastaj mjetet mund të disbursohen”, thotë ai.

Në anën tjetër, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Annita Hipper, thotë për KosovaPress se Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian do të sjellë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor më afër Bashkimit Evropian.

Sipas saj, Komisioni Evropian ka vlerësuar agjendën e reformave të Kosovës dhe ka arritur në përfundim se ajo është në përputhje me objektivat dhe kërkesat e këtij institucioni.

Ajo shton se tani janë duke finalizuar hapat e fundit procedural dhe se mjetet e para-financimit do të ekzekutohen në vitin 2025, pas ratifikimit të marrëveshjeve.

“Kosova i dorëzoi Komisionit në korrik agjendën e saj të reformave, duke mbuluar reformat në fushën themelore dhe reformat socio-ekonomike.Komisioni ka vlerësuar Axhendën e Reformës dhe ka arritur në përfundimin se ajo është në përputhje me objektivat dhe kërkesat e Lehtësimit (Reforma dhe Rritja). Agjenda e Reformës u miratua më 23 tetor 2024 përmes një Vendimi Zbatues të Komisionit, pas një opinioni pozitiv nga Shtetet Anëtare. Kosova ka bërë kërkesë për lirimin e para-financimit deri në 7% të shumës totale të paraparë me këtë lehtësim. Komisioni dhe Kosova tani janë duke finalizuar hapat procedural, të cilët duhet të lejojnë që lirimi i para-financimit të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur në vitin 2025, në pritje të procesit të ratifikimit të Kosovës”, thekson ajo.

Mirëpo, profesori i integrimeve evropiane, Dritëro Arifi, thekson se mjetet e para-financimit janë zotuar se të disbursohen në dhjetor të vitit të kaluar, megjithatë, ai shton se për arsye teknike të njëjtat kanë mundur të zvarriten nga ana e Bashkimit Evropian.

Përkundër kësaj, ai thekson se pret që cilado qeveri pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, të sigurojë dy të tretat e votave në Kuvend për t’i miratuar këto marrëveshje.

“Plani për shpërndarjen e mjeteve është vonuar për shumë arsye teknike të Komisionit Evropian dhe me siguri tani do të vonohen për shkak të zgjedhjeve në Kosovë. Sidoqoftë pas zgjedhjeve cila do qeveri që të jetë do të merr mjetet financiare dhe t’i fut ato në reformat e duhura”, deklaron Arifi.

Qeveria e Kosovës në tetor të vitit 2024 ka miratuarAgjendën e Reformave në kudër të Instrumentit të Bashkimit Evropian për Reforma dhe Rritje Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, të cilën e ka aprovuar edhe Komisioni Evropian./KP/

Lexuar: 22

Lajme te ngjashme

Dita e Forcës, FSK hap dyert për qytetarët më 27 nëntor

Monologu emocionues i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup ti erdhe, unë nuk munda me të përqafu, nuk ma hapën derën!

Shqiptarja që mahniti Gjermaninë me inteligjencën e saj, kush është Mira Mezini që fitoi çmimin prestigjioz prej 3.2 milionë €

Vuçiq do të hyjë në grevë urie “nëse tentojnë ta arrestojnë”

Shqipëria e përfshirë në sulmin kundër anijes ruse në Libi? Reagon Ministria e Jashtme

Endrit Azemi dërgohet në qeli për një muaj, zbulohet dosja e Prokurorisë për mashtrimin

Lajmet e fundit

Gashi në Zagreb: Marrëveshja strategjike me Kroacinë pritet të miratohet më 1 dhjetor

24 Nëntor, 2026

Presidentja për festën e organizuar në nder të 28 Nëntorit: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë

24 Nëntor, 2026

Banka Evropiane për Investime mbështet ndërtimin e 4.700 kilometrave rrugë në Ballkanin Perëndimor

24 Nëntor, 2026

Ukrainasit shpartallojnë pozicionet ruse dhe rimarrin territorin!

24 Nëntor, 2026

Me maska dhe shkopinj në qendër të Kumanovës, ndërhyn policia

24 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 20 vjet nga nisja e projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, histori suksesi dhe krenarie për Çairin

24 Nëntor, 2026

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg, por më pas u arratis, në kërkim nga viti 2017

24 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.