Autor: TV News

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt, ku katër persona kanë pësuar lëndime. Policia e Kosovës njoftoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, dhe ka përfshirë tri vetura dhe një autobus, të gjitha me targa vendore. Pas aksidentit, të lënduarit janë transportuar menjëherë në Qendrën Emergjente të Ferizajt për trajtim mjekësor dhe më pas janë liruar. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes me ekipet e Njësisë së Komunikacionit Rrugor dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët kanë kryer ekzaminimin e plotë të vendit të aksidentit.

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për aksidentin tragjik që ndodhi në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, ku humbën jetën tre persona. Ai ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave dhe ka shpresuar që ata të kenë forcën për të përballuar këtë humbje të rëndë. Kryeministri gjithashtu ka shprehur urimet për shërim të shpejtë dhe të lehtë për pesë të lënduarit e aksidentit. “Dua të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë ngjarje trishtuese, duke iu drejtuar familjarëve të viktimave e duke shpresuar që të kenë forcën për ta përballuar humbjen e tyre, e njëkohësisht uroj shërimin sa më…

Read More

Cristiano Ronaldo ka shënuar edhe sot në Arabi. Futbollisti portugez ka shënuar golin e tretë të ekipit të tij ndaj Al Fateh, shkruan GazetaBlic Sport. Ronaldo realizoi pas 88 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 3-1. Ja goli: GOLAZO DE CRISTIANO RONALDO!!!! THE GOAT!!!! 🐐🐐🐐pic.twitter.com/dfGVolRaAx — MT2 (@madrid_total2) January 26, 2025

Read More

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka deklaruar se lufta politike në vend është mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), dhe se qytetarët e kanë kuptuar se ndryshimi mund të arrihet vetëm përmes partisë së tij. Në Debat Plus, Haziri ka theksuar se një prej treguesve më të fortë për këtë është tubimi masiv i organizuar në Pejë, ku, sipas tij, qytetarët kanë shprehur qartë mbështetjen për LDK-në. “Lufta politike që po bëhet është mes LDK-së dhe LVV-së, njerëzit e kanë kuptuar dhe treguesi më i madh është Peja, që ka treguar se njerëzit kanë vendosur se…

Read More

Ushtarët izraelitë kanë vrarë 15 persona dhe kanë plagosur më shumë se 80 në Libanin jugor, thotë ministria libaneze e shëndetësisë, pasi ushtria izraelite mbeti në disa pjesë të vendit pas skadimit të afatit për tërheqjen e tyre dhe largimit të Hezbollahut nga zona. Të dielën në mëngjes, mijëra banorë u kthyen në qytete dhe fshatra përgjatë kufirit, pavarësisht paralajmërimeve nga ushtritë libaneze dhe izraelite dhe OKB-ja, se rajoni mbeti i pasigurt. Izraeli ka trheksuar se marrëveshja 60-ditore e armëpushimit me Hezbollahun nuk ishte zbatuar plotësisht dhe mbeti e paqartë se sa prej ushtarëve të tij mbetën në Liban ose…

Read More

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar qytetarët e Pejës për mbështetje të jashtëzakonshme pas tubimit masiv që u organizua në këtë qytet. Pas tubimit, Abdixhiku në një postim në Facebook, ka theksuar: “Pejë, të faleminderit Pejë! Kjo është Peja ime, kjo është shtytja ime, kjo është përgjegjësia ime. Këtu përulem unë!”. Tubimet me qytetarë, ku morën pjesë qindra simpatizantë të LDK-së sot, u zhvillua në Pejë dhe Banjë të Istogut. Abdixhiku e cilësoi këtë ngjarje si një moment të rëndësishëm për angazhimin e tij dhe të LDK-së për të udhëhequr Kosovën drejt një…

Read More

Skuadra e Al Nassr ka vulosur fitoren ndaj Al Fateh. Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer krejt në fundin e duelit, duke realizuar dy gola të shpejtë, shkruan GazetaBlic Sport. Goli i dytë i tij dhe i katërti i ekipit, ishte diçka special nga portugezi, i cili “bombardoi” portën kundërshtare. Ja goli: CRISTIANO RONALDO WHAT A FUCKING GOAL!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/zl4DbtLFMi — The CR7 Timeline. (@TimelineCR7) January 26, 2025

Read More

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Poloni për të marrë pjesë, krahas liderëve botërorë, në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të çlirimit të kampit nazist gjerman të përqendrimit dhe shfarosjes Aushvic. Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, gjatë ceremonisë, në përkujtim të viktimave të Holokaustit, me pjesëmarrësit do të ndahen rrëfimet prekëse të dy të mbijetuarve nga kampi i Aushvicit, duke rikujtuar një nga kapitujt më të errët të historisë njerëzore. Aushvici është simbol i Holokaustit dhe mizorive të Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 2005, Kombet e Bashkuara shpallën 27 janarin Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit…

Read More

Vendimi i Presidentit Donald Trump për t’i tërhequr Shtetet e Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk duket të ishte i papritur as për vetë organizatën dhe as Bashkimin Evropian. Tashmë ekspertët po përpiqen të parashikojnë se çfarë do të thotë kjo për programet globale të shëndetësisë që u vijnë në ndihmë shumë vendeve në zhvillim. Një ditë pas betimit dhe rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Donald Trump filloi sërish procesin e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kjo është hera e dytë që ai e bën kët në më pak se pesë vjet. Shumë…

Read More

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza në një tubim para veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se asnjë luftëtarë i lirisë kurrë s’do të jetë vet, siç u shpreh ai, këtu dhe as në Hagë. Ai po ashtu ka theksuar se beson se festimeve do t’i bashkohen edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. “Kosova do të jetë përjetësisht mirënjohëse ndaj jush, ju qëndroni përjetësisht si shtyllë e shtetit që kemi sot, asnjë luftëtarë i lirisë kurrë nuk do të jetë vet, as këtu dhe as në Hagë”. “Besojmë fuqishëm se shumë shpejtë festave…

Read More