Autor: TV News
Sipas raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit, gjatë vitit 2024, qytetarët e Kosovës janë ankuar më së shumti për shkeljen e të drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, me gjithsej 171 raste. Në lidhje me këtë nga Institutit Demokratik të Kosovës (IKD) kanë deklaruar se ky numër i madh i ankesave tregon një mungesë serioze të funksionimit të sistemit gjyqësor në Kosovë. Hulumtuesi i lartë në IKD, Gzim Shala, ka thënë për Ekonomia Online se sistemi gjyqësor në Kosovë, përkundër përpjekjeve, nuk është në gjendje që të garantojë gjykim brenda një afati të arsyeshëm kohor, raporton Ekonomia Online. …
Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, është rikthyer në vëmendje të madhe të publikut pas një periudhe të gjatë që kaloi në Amerikë. Një video e publikuar në kanalin më të ndjekur në New York “Abc7”, e ripostuar nga mediat shqiptare, ku shfaqet një zonjë e cila dyshohet se është këngëtarja ikonë e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka tronditur rrjetin. Zonja në fjalë është shfaqur duke kërkuar ndihmë. Kjo ka shkaktuar reagime të shumta nga publiku dhe personazhe të njohur, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar. Së fundmi, disa të afërm të këngëtares kanë folur për rrugëtimin e…
Një veturë me targa të Serbisë është djegur në Ranillugë të Gjilanit. Dyshohet se vetura është djegur qëllimshëm, ndërsa policia ka thënë se ka nisur hetimet. “Raportohet se persona të pa njohur i kanë vënë flakën një veture me targa të Serbisë. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh.
Sekretari i ri i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Pete Hegseth, është betuar zyrtarisht të shtunën. Ai betimin e bëri para zëvendëspresidentit JD Vance. Konfirmimi i tij si sekretar i 29-të i ShBA-së erdhi pak orë pasi Vance, votoi pro Hegseth për ta thyer barazimin në senat që ishte 50 me 50/ Sekretari i ri mbajti edhe një fjalim të shkurtër para senatit. Në fjalën e tij, ai paraqiti parimet e tij që do ta udhëheqin në punë. “Rikthimin e frymës luftarake në gjithçka që bëjmë, rindërtimin e ushtrisë dhe rivendosjen e fuqisë parandaluese. Ne nuk dëshirojmë luftëra,…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka emëruar 414 persona që do të angazhohen drejtpërdrejt në procesin e votimit që do të zhvillohet në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës më 8 shkurt 2025, një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, raporton Ekonomia Online. Ky votim, që organizohet për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës, do të organizohet në 19 shtete të ndryshme të botës, kryesisht në Evropë, por vendvotimet me stemën e Republikës së Kosovës dhe logon e KQZ-së, do të hapen edhe në Amerikë, Kanada dhe Australi. Ky lajm është bërë i ditur për Ekonomia…
Bashkimi e ka mposhtur Yllin me rezultat 60-70, në xhiron e 19-të të Superligës së Kosovës në futboll për ta rimarr kreun e tabelës. Prizrenasit ishin më të mirë se suharekasit që në start, ku çerekun e parë e fitoi me rezultat 11:21, ndërsa të dytin e humbi me një pikë diferencë, 13:12. Ylli e fitoi edhe çerekun e tretë, kësaj radhe me dy pikë epërsi, 20:18, ndërsa Bashkimi e fitoi 10-minutëshin e fundit me tre pikë epërsi, 16:19. Më i miri në parket te Ylli ishte Armstead me 22 pikë, katër topa të vjedhur e tri asistime, kurse te…
Mbrëmë, më 15 dhjetor, biznesmeni shqiptar, Elton Ilirjani, ka ndihmuar këngëtaren e njohur Parashqevi Simaku, e cila kohët e fundit ishte raportuar se kishte mbetur e pastrehë në rrugët e New York-ut. Siç raportohet, një grua shqiptare e kishte gjetur atë dhe e kishte filmuar, duke e bërë videon publike përmes rrjeteve sociale. Pas kësaj, Elton Ilirjani ka marrë iniciativën për ta kontaktuar dhe për ta takuar personalisht. Ai e ka ndarë këtë moment me ndjekësit e tij në Instagram, duke postuar një fotografi me këngëtaren dhe duke shkruar se e ka takuar dhe po pinë kafenë e parë së…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ia ka hequr mbrojtjen e sigurisë ish-zyrtarit të lartë shëndetësor amerikan, Anthony Fauci, i cili është përballur me kërcënime me vdekje që nga pandemia COVID-19 kur ishte këshilltar kryesor për shëndetësinë në Shtëpinë e Bardhë. “Nuk mund të kesh sigurinë për tërë jetën, sepse punon për qeverinë”, u tha Trump gazetarëve. Këtë javë, Trumpi revokoi gjithashtu mbrojtjen për ish-Sekretarin e tij të Shtetit, Mike Pompeo, ish-këshilltarin e tij të Sigurisë Kombëtare, John Bolton, dhe ish-emisarin Brian Hook, të cilët të gjithë u përballën me kërcënime nga Irani, raportoi BBC. Fauci tani ka punësuar ekipin e tij…
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, ndërroi jetë sot në një spital të Athinës, në moshën 95 vjeçare. Në ditët mes ndërrimit të viteve ai u shtrua në një nga spitalet e Tiranës dhe më pas u dërgua në Spitalin e Ungjillëzimit në Athinë. Nga mesi i vitit 1992 Anastas Janullatos u zgjodh kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqipërisë së sapodalë nga diktatura komuniste, e cila ndaloi besimet fetare, si dhe vrau e burgosi shumë klerikë e besimtarë. I lindur në Pire të Greqisë, Kryepeshkopi Anastas mbajti 8 vjetët e fundit të jetës edhe shtetësinë shqiptare. Ai…
Bashkimi e ka mposhtur Yllin me rezultat 60-70, në xhiron e 19-të të Superligës së Kosovës në futboll për ta rimarr kreun e tabelës. Prizrenasit ishin më të mirë se suharekasit që në start, ku çerekun e parë e fitoi me rezultat 11:21, ndërsa të dytin e humbi me një pikë diferencë, 13:12. Ylli e fitoi edhe çerekun e tretë, kësaj radhe me dy pikë epërsi, 20:18, ndërsa Bashkimi e fitoi 10-minutëshin e fundit me tre pikë epërsi, 16:19. Më i miri në parket te Ylli ishte Armstead me 22 pikë, katër topa të vjedhur e tri asistime, kurse te…
