Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gashi në Zagreb: Marrëveshja strategjike me Kroacinë pritet të miratohet më 1 dhjetor

24 Nëntor, 2026

Presidentja për festën e organizuar në nder të 28 Nëntorit: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë

24 Nëntor, 2026

Banka Evropiane për Investime mbështet ndërtimin e 4.700 kilometrave rrugë në Ballkanin Perëndimor

24 Nëntor, 2026

Ukrainasit shpartallojnë pozicionet ruse dhe rimarrin territorin!

24 Nëntor, 2026

Me maska dhe shkopinj në qendër të Kumanovës, ndërhyn policia

24 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 20 vjet nga nisja e projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, histori suksesi dhe krenarie për Çairin

24 Nëntor, 2026

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg, por më pas u arratis, në kërkim nga viti 2017

24 Nëntor, 2026

Adnan Azizi i ashpër me Ali Ahmetin: Me 8 ministra të Drejtësisë nuk e bëre Jurisprudencën shqip, a ka tradhti më të madhe se kjo?!

24 Nëntor, 2026

Rreth 400 amendamente të opozitës, asnjë i pranuar në Buxhetin 2027

24 Nëntor, 2026

Shasivari i përgjigjet Ahmetit për jurisprudencën: BDI nuk e zgjidhi këtë çështje për 20 vjet me tetë ministra të drejtësisë

24 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 25 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Mbi 200 mijë armë pa leje, kërkohet strategji afatgjate për sekuestrimin e tyre

TV NewsBy TV News26 Janar, 2025 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Viti 2024 ka shënuar rënie të ndjeshme të krimeve të dhunshme në Kosovë, sipas statistikave të publikuara nga Policia e Kosovës.

Krimet, si vrasjet, vjedhjet dhe grabitjet kanë regjistruar ulje të konsiderueshme, duke pasqyruar një përmirësim të dukshëm në situatën e sigurisë. Megjithatë, ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se ende mbeten sfida dhe nevoja për një strategji më të qartë për të adresuar shqetësimet e sigurisë në të ardhmen.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se ulja e numrit të vrasjeve lidhet me disa faktorë, përfshirë përmbylljen e disa proceseve në sistemin gjyqësor dhe arritjen e marrëveshjeve mes palëve në konflikt.

Sipas tij, mungesa e efikasitetit të sistemit prokurorial dhe gjyqësor shpesh ka shtyrë qytetarët të marrin drejtësinë në duart e tyre.

“Një element tjetër mbetet edhe çështja e marrëveshjeve që mund të arrijnë palët të cilat janë në konflikt e sipër dhe kjo ka ndikuar që të reflektoj në kontekstin e asaj që mos të ketë rritje të aktivitete të veprave penale vrasje, por të ketë një ulje të tillë. Por, ne duhet që të reflektojmë dhe do të duhet të shikojmë që mundësi ekuivalente me vepra penale që mund të jenë vrasje të jetë minimale dhe për këtë gjë ne do të duhet që të bashkëpunojmë që sistemi policor, prokurorial dhe gjyqësor të kenë një harmoni dhe të ketë një funksionalitet të duhur për të minimizuar një aktivitete të tillë”, ka thënë ai për EO.

Shala vlerësoi punën e Policisë së Kosovës për reduktimin e armëve ilegale, duke theksuar rëndësinë e krijimit të një plani strategjik afatgjatë. 

“Për konfiskimin e armeve, Kosova ngadalë është duke u pastruar nga armët të cilat kanë qenë si relikt i luftërave të viteve të 90-ta dhe kjo është një tregues i mirë që Policia e Kosovës ka ndikuar që të ketë aktivitet të shtuar në rastet e konfiskimeve të armëve dhe municioneve, por do të duhet që të mendojmë një plan strategjik afatgjatë, i cili pa dyshim do të duhet që të jetë një kampanjë e re që i nxit qytetarët e Kosovë që kanë armë të tyre ilegale në shtëpitë e tyre t’i dorëzojnë pa u ndjekur penalisht. Kjo ngritje është tregues që policia kryen punët operacionale, ndërsa ne duhet që të mendojmë një hap tutje që 250 mijë armë që konsiderohen që janë në duart e qytetarëve të Kosovës, t’i dorëzojnë përmes formave dhe kampanjave të caktuara që minimizohet rreziku i përgjithshëm nga armët të cilat janë në duart e qytetareve”, ka thënë ai.

Njohësi tjetër i sigurisë, Avni Islami, tha se Kosova, si vend i dalë nga lufta, përballet ende me numër të madh armësh ilegale, përfshirë armë luftarake dhe sportive.

Islami theksoi nevojën që institucionet e Kosovës të gjejnë formë dhe mënyrë që t’i joshin ata që posedojnë armë ilegale që t’i dorëzojnë ato. 

“Krahasuar me vendet e rajonit, Kosova nuk qëndron me armëmbajtje pa leje në raport me vendet e tjera siç është Serbia, Mali i Zi, Maqedonia etj. Mirëpo, pa marrë parasysh, edhe duke mos u bërë krahasime me vendet e tjera, ky numër aq i madh i armeve pavarësisht që janë dorëzuar disa, e disa janë pajisur me leje, prapë është numri i madh dhe institucionet e Kosovës duhet të gjejnë formë dhe mënyrë që të joshen të gjithë ata të cilët kanë armë luftarake, të dorëzohen, apo të subvencionohen individ që kanë këto armë”, ka thënë ai.

Ai theksoi se faktorët socio-ekonomikë luajnë një rol të rëndësishëm në rastet e dhunës. 

“Një ndër faktorët është kjo, por ka edhe faktorë të tjerë e ndër faktorët kryesor janë faktorët socio-ekonomik sepse në rastin më së shumti që kemi plagosje ose vrasje janë për mos marrëveshje pronësore për motive të ulëta, madje edhe për plaçkitje. E kur të jetë parasysh gjithë këta faktor atëherë një mirëqenie socio ekonomike më e mirë e qytetareve do të jetë më pak e interesuar që të ketë probleme”, ka deklaruar ai. 

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës numri i vrasjeve ka pësuar ulje prej 41.38%, duke kaluar nga 29 raste në vitin 2023 në 17 raste për vitin 2024.

Përveç vrasjeve, edhe disa vepra të tjera penale kanë pësuar ulje të konsiderueshme.

Vjedhjet kanë rënë me 11.03%, nga 3844 raste në 3420.

Vjedhjet e rënda kanë pësuar një ulje prej 23.37%, nga 2555 raste në 1958.

Grabitjet janë ulur me 13.58%, nga 81 raste në 70.

Po ashtu gjatë vitit 2024 është rritur me 23.3 për qind numri i armëve të konfiskuara, ku janë konfiskuar 1586 armë, ndërsa municione të konfiskuara ishin 28,859. /EO

Lexuar: 22

Lajme te ngjashme

Dita e Forcës, FSK hap dyert për qytetarët më 27 nëntor

Monologu emocionues i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup ti erdhe, unë nuk munda me të përqafu, nuk ma hapën derën!

Shqiptarja që mahniti Gjermaninë me inteligjencën e saj, kush është Mira Mezini që fitoi çmimin prestigjioz prej 3.2 milionë €

Vuçiq do të hyjë në grevë urie “nëse tentojnë ta arrestojnë”

Shqipëria e përfshirë në sulmin kundër anijes ruse në Libi? Reagon Ministria e Jashtme

Endrit Azemi dërgohet në qeli për një muaj, zbulohet dosja e Prokurorisë për mashtrimin

Lajmet e fundit

Gashi në Zagreb: Marrëveshja strategjike me Kroacinë pritet të miratohet më 1 dhjetor

24 Nëntor, 2026

Presidentja për festën e organizuar në nder të 28 Nëntorit: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë

24 Nëntor, 2026

Banka Evropiane për Investime mbështet ndërtimin e 4.700 kilometrave rrugë në Ballkanin Perëndimor

24 Nëntor, 2026

Ukrainasit shpartallojnë pozicionet ruse dhe rimarrin territorin!

24 Nëntor, 2026

Me maska dhe shkopinj në qendër të Kumanovës, ndërhyn policia

24 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 20 vjet nga nisja e projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, histori suksesi dhe krenarie për Çairin

24 Nëntor, 2026

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg, por më pas u arratis, në kërkim nga viti 2017

24 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.