Autor: TV News
Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të dielën mbrëma në fshatin Çubrel të Skenderajt, ku si pasojë humbën jetën tre persona dhe pesë të tjerë u lënduan. Eksperti i sigurisë, Nol Dedaj ka thënë se aksidenti i ndodhur të dielën mbrëma në Çubrel duhet të analizohet thellësisht në “elementet” dhe “faktorët” që kanë shkaktuar aksidentin.Dedaj në “Five” të Dukagjinit u shpreh se faktori kryesor në shkaktimin e aksidentit në Çubrel do të jetë faktori “rrugë”. “Të paktën muaji janar është përgjakshëm për aksidente. Ato që ndodhin në rrugët e Kosovës janë mos hulumtimi ose mos studimi I elementeve rrugor dhe…
Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Hamdi Komoni, i njohur me emrin artistik Loki, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Shwartz, ku kjo e fundit tha Ramush Haradinajn, e quajti “të ashtuquajtur hero i Çakorrit” dhe “gjeneral i vetëshpallur”. Komoni përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se Gërvalla mund të manipulojë qytetarët, por e vërteta nuk mund të fshihet. Tutje ai shtoi se emri i Ramush dhe Daut Haradinaj tashmë është skalitur në historinë e kombit si luftëtarë të pamposhtur. Ai tutje shkroi se Kosova nuk ndërtohet me fjalime, me nënçmime apo ndasi…
Udhëheqësi autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka siguruar mandatin e shtatë, pas mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale që udhëheqësit e Bashkimit Evropian i kanë cilësuar si “të rreme”. Me të gjitha votat e numëruara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bjellorusi tha se sipas rezultateve preliminare, Lukashenka ka fituar 86.8 për qind të votave në zgjedhjet e 26 janarit. Kundërshtari i tij, Sergei Syrankov fitoi 3.2 për qind të votave. Ministria e Punëve të Brendshme tha se nuk kishte shkelje të mëdha gjatë procesit zgjedhor. Punëtorët e ministrisë dhe personeli ushtarak “zbatuan masat për të ofruar siguri publike gjatë zgjedhjeve”, tha kjo ministri…
Nënkryetari i Prishtinës,Alban Zogaj, Inaguron Qendrën Nënkomunale të të Verbërve te rinovuar e cila tashmë ofron kushte më të mira për anëtarët e komunitetit. Zogaj theksoi se “si nënkryetar i Prishtinës, është një nder të kontribuoj në përmirësimin e kushteve për komunitetin tonë të të verbërve. Ne jemi të përkushtuar që çdo hap që marrim të çon drejt një shoqërie më të përfshirë dhe mbështetëse.”Inaugurimi i kësaj qendre është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët dhe forcimit të solidaritetit në Prishtinë.
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar ndaj deklaratave të Donikë Gërvallës, ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, duke e akuzuar atë për fyerje ndaj Ushtrisë Çlirimtare dhe pjesëtarëve të saj. Sipas OVL-UÇK-së, Gërvalla, për herë të shtatë, ka sulmuar dhe ofenduar luftën dhe komandantët e UÇK-së. “Donika Gërvalla – e zeza Donikë, për të saten herë është duke e fyer UÇK-në, udhëheqësit e saj dhe pjesëtarët e Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare, por kësaj here e ka tepruar, madje shumë e ka tepruar, ku për qëllime elektorale (ndoshta me lejen apo edhe direktivat…
Mediat nga Gjermania në fillim të kësaj jave sugjeruan se Real Madrid ishte në diskutime me mesfushorin e Bayern Munich, Joshua Kimmich, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit. 29-vjeçari gjerman ka qenë në bisedime me Bayernin për një marrëveshje të re, por ende nuk është finalizuar, duke marrë parasysh edhe ofertat e tjera. Real Madridi u emërua si një destinacion i mundshëm, me sugjerime se diskutimet ishin duke u zhvilluar. Megjithatë, burimet nga Spanja raportuan shpejt se klubi kishte mohuar çdo interes për lojtarin për afatin kalimtar të verës. Jose Felix Diaz i MARCA më vonë konfirmoi…
Më 27 janar shënohet 80-vjetori i çlirimit të kampit famëkeq nazist të Aushvicit. Udhëheqësit evropianë kanë shprehur shqetësim për rritjen e partive të ekstremit të djathtë, veçmas në Gjermani, shtet që do të mbajë zgjedhjet muajin e ardhshëm. Shumë nga të mbijetuarit, që tani janë në moshë të shtyrë, mbanin shall me vija blu dhe të bardha, për të kujtuar uniformat e kampit dhe mbanin qirinj në duar teksa shkuan në Murin e Vdekjes në kampin në Poloni ku afër 1.1 milion persona u vranë nga pushtuesit nazistë. Kampi u çlirua nga trupat sovjetike më 27 janar 1945, vetëm disa…
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në plan programin për qeverisje nga ana e partisë së tij janë paraparë të ndahen 80 milionë euro investim për Brezovicën. Gjatë vizitës atje, Abdixhiku ka theksuar se ky vend ka mbetur peng i guximit për të investuar, dhe në programin e tij 80 milionë euro do të ndahen për teleferikë të rinj, gondola e shtigje të reja. “Brezovica ka mbetur peng i guximit për të investuar. Do të investojmë! Edhe atë fort e shumë. Plot 80 milionë euro në programin tonë janë paraparë të ndahen për Brezovicën, për teleferikë…
Partia Socialdemokrate ka dorëzuar këtë të hënë në Prokurorinë Speciale letrën e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci drejtuar komandantit të KFOR-it. Zgjim Hyseni nga radhët e PSD-së, ka theksuar se kjo letër riafirmon zotimin që FSK-ja mos të shkojë në veri pa koordinim paraprak me KFOR-in. “Në vitin 2020 Kurti këtë veprim e kishte denoncuar si të pafalshëm, të papranueshëm e kundërkushtetues, cenim sovraniteti”, ka deklaruar ai. Hyseni ka thënë se kjo nuk është thjesht hipokrizi. “Kur e sheh veten instrument për realizim të domosdoshmërisë historike gama e mjeteve hapet në pafundësi. Kjo është arsyeja pse bolshevizmi është makiavelizmi më…
Ambasada e Kosovës në Norvegji ka shprehur shqetësimin e saj të thellë për një akt që ka ndodhur së fundmi. Një slogan nacionalist serb është vendosur në ambientet e ambasadës në Oslo. Në një deklaratë zyrtare, ambasada thekson se ky veprim përbën jo vetëm një shkelje të normave ndërkombëtare, por edhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj parimeve të diplomacisë dhe respektit reciprok midis shteteve. “Thellësisht të shqetësuar për imazhin alarmues dhe sloganin nacionalist serb të vendosur në hyrje të ambasadës sonë në Oslo. Ky akt është një kërcënim i drejtpërdrejtë për Republikën e Kosovës, personelin e ambasadës, cenon normat ndërkombëtare…
